Rama: Ja ku isha kur u
vranë 4 demonstruesit

Rama: Ja ku isha kur u<br />vranë 4 demonstruesit
TIRANE- Kryetari i PS Edi Rama në një intervistë për emisionin "Tonight" të Ilva Tares ka deklaruar se shpreson shumë në hetimin e 11 janarit, tashmë që dhe SHBA ka dhënë ndihmesën përmes FBI. Ai kujton tragjedinë e vitit të kaluar dhe përpjekjet për qetësimin e situatës, duke akuzuar Berishën se vrau qytetarët.
LSI dhe PD ju akuzojnë për protesta të dhunshme më 2 janar?
Opozita në bulevard ishte e paarmatosur. Opozita u provokua rëndë dhe gjendja doli jashtë kontrollit edhe për përgjegjësinë ekskluzive të forcave të rendit të cilat ndërhynë mbi protestuesit ende pa filluar demonstrata kur protestuesit ishin duke ecur në bulevard. Që unë bashkë me të tjerë kemi organizuar demonstratën e 21 janarit kjo nuk ka pikë dyshimi por që dhuna ka qënë një produkt i keqadministrimit nga ana e policisë të demonstratës. Për më tepër, nuk ka asnjë shans që në demokraci të vësh një shenjë barazimi midis reagimit të dhunshëm të një proteste e vrasjes së protestuesve. Të vrarë nga plumbat e shtetit s'janë parë qysh pas luftës së dytë botërore.
Z.Rama ku ndodheshit në momentin e vrasjeve të protestuesve?
Ne kemi qënë të gjithë së bashku me krerët e koalicionit, me Pandeli Majkon e disa të tjerë. Kemi qënë duke ecur drejt kryeministrisë dhe aty kam parë me sytë e mi se si është provokuar turma. Kemi qënë duke kaluar urën e Lanës kur kemi parë blindat që dolën nga pas kryeministrisë dhe u lëshuan mbi turmën ushtroi dhunë drejt turmës me ujë dhe gaz lotsjellës. Aty ne bëmë një zmbrapsje dhe qëndruam për një kohë të gjatë tek ana tjetër e urës mu në dalje të parkut "Rinia". Të vrarët fatkeqësisht, gjë që e ngarkon me një përgjesi absolute qeverinë, kanë marrë plumbat kur protesta ishte në fund.
Me kë komunikuat?
Unë kam komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me deputetë të PS, duke u munduar të bëj sa të mundem të cilët ishin në pjesën e mëpërparme dhe fatmirësisht janë të gjitha deshmitë se si deputeët të PS kanë bërë çmos për të tërhequr turmën dhe për ta larguar nga vendi ku kërciti një masakër e vërtetë me forcat speciale. Pra është absolutisht barbare që sot e gjithë ditën ata që duhet të përgjigjën për urdhrat që dhanë dhe ata që hapën zjarr të jenë nën uniformën e shtetit dhe madje në krye të qeverisë. Të mos harrojmë se ka pasur dhjetra të plagosur që dora e zotit i mbrojti nga një fat më i keq dhe qindra njerëz të rrahur nëpër komisariate. Siç ka pasur dhe procese gjyqësore për disa ndër ta ndërkohë që s'ka ende asgjë për ata që duhet të përgjigjen para drejtësisë për vrasjen e 4 demonstruesve të pafajshëm, për plagosjen e shumë të tjerëve.
Berishës në një intervistë për Bugajskin pranoi se ka pasur plumba rikoshetë të Gardës?
Mendoj që i pari i qeverisë ka ndryshuar pozicion duke qënë i vetëdijshëm se rruga për ti ikur së vertetës ka filluar të ngushtohet dhe broçkullat me stilolapsa pistoletë, e me puç për të përmbysur pushtetin e tij të korruptuar nuk i ha askush dhe nuk gjejnë asnjë përputhjë për provat që disponon sot i gjithë publiku falë punës së medias. Pasi ka mbaruar protesta s'ka pasur ndonjë gëzhojë në bulevard por ka qënë e mbushur më gëzhoja e gjitha hapësira matanë gardhit të Kryeministrisë që do të thotë se qeveria ka zgjedhur të konfrontohet me armë me të gjithë protestuesit të cilët s'kanë prekur teritorin. Brenda gardhit të kryeministrisë dhe që edhe po ta kishin prekur s'mund të merrnin përgjigje me zjarr. Kjo është barbari fashiste e patolerueshme për botën demokratike.
Blushi tha se vërtet Saliu i vrau, por ne do ti kishim shpëtuar…?
Fakti që ata u vranë nuk ka të bëjë me ne. Ne bëmë gjithçka mundëm për të ruajtur njerëzit, për të tërhequr njërëzit, sepse dihet botërisht se një tumë e provokuar dhe e dalë jashtë kontrollit është vështirësisht e përmbajtshme. Deputetët tanë i përmbajtën, duke rrezikuar dhe vetë të ishin viktima të plumbave.
Ekspertët e FBI sollën rezultatet. A ju duk e vonuar?
Si mund të më duket e vonuar kur bëhet fjalë për ekspertizën më të lartë botërore dhe jam shumë i kenaqur që këtij procesi ju dha mbështetja e asaj eskpertize falë angazhimit të SHBA për të mbështetur një hetim të thellë të paanshëm dhe deri në fund të asaj që ndodhi në 21 Janar. Nga ana tjetër besoj se rezultatet e ekspertizes së FBI do të jetë e veshtirë që do t'ju dalin paloburrat e Shqipërisë dhe t'ju thonë që do marrim ekspertizë vendasa se ju nuk njihni realitetin.
Berisha ju kujtoi mesazhin e 23 Janarit? Ai tha ndëshkim ekzemplar për Edi Ramën?
Ky ishte rikonfirmimi i faktit që Shqipëria është në duar të papërgjeshme dhe në sundimin e një mendjeje të çoroditur sepse askund në botën demokratike ku shqiptarët duan të jenë pjesë, kryeministri nuk mund të flasë me këtë gjuhë që i takon shekujve të shkuar për botën demokratike.
Jeni kërcënuar. Fakti që kërcënuesit janë të lirë ju frikson?
S'kam asnjë frikë.Vrasjet nuk ishin për mbrojtjen e institucionit, por ishin vrasje që u bënë kur protesta kishte mbaruar por për të çuar mesazhin që me mua apo me ne uzurpatorët e ketij pushteti mos guxoni të përballeni sepse ky është fundi që ju pret.
Keni ndonjë informacion mbi provat që kanë ardhur nga ekspertët e FBI?
Jo nuk kam asnjë informacion, po përderisa kjo është konfirmuar zyrtarësisht jam jashtëzakonisht i lehtësuar. Siç e thashë është ekspertiza më e lartë botërore. Nuk mund të kishte fat më të mirë për çeshtjen e 21 Janarit.
Qëndrimi ndaj hetimit të 21 janarit. Prokuroria, si ka vepruar?
Unë e thashë dhe duhet ta shtjelloj pak që ka pasur shumë padi të ngritura për protestues ashtu siç ka pasur dënime. Sot nuk kemi njerëz të denuar për vrasje apo për urdhërimin e vrasjeve por nga ana tjetër jam i vetdijshëm që ky mund të ketë qënë hetimi më i vështirë i prokurorise se ka patur që në ditën e parë përpjekje për të fshirë në mënyrë mafioze provat.
Nga kush?
Nga ata që kanë në dorë ti fshinë, jo nga opozita. Fshirja e serverit të kryeministrisë, në rast se në atë server do gjendeshin prova për çadrat pistolete, prova që implikonin opozitën të jeni e sigurtë që s'do ishin fshirë. U fshinë sepse aty ka pasur diçka tjetër! E dinë ata që i kanë fshirë seç ka pasur aty. Unë kam marrë thjesht dhe vetëm shpjegime nga ekspertë duke ju referuar shtypit por e verteta është që ky është hetimi me i veshtirë. Dhe pa dyshim pa mbështetjen e FBI ky hetim s'do arrinte në konkluzione bindëse.
Në shtyp ka dalë lajmi se javën e ardhshme mund të ketë arrestime për shkak dhe të ardhjes se ekspertëve të FBI. Keni besim se qeveria do qëndrojë larg këtyre hetimeve dhe arrestimeve?
Nuk dua të spekuloj, por dua të besoj që para vendimeve shkencore të FBI do të jetë shumë e veshtirë që ekspertiza folklorike e Saliut të mund të ketë vlerën e një rezistence zmbrapsëse.
Berisha ju ka akuzuar se prokuroja Ina Rama dekonspironte hetimin tek ju ? Keni komunikuar me zonjën Rama?
Unë me Prokuroren e Përgjithshme për të cilën kam respekt për faktin që është një grua në pozicion të vështirë kam kounikuar vetëm njëherë që nga koha që ajo është Prokurore e Përgjithshme. Ka qënë një komunikim publik. Kam shkuar në zyrën e saj dhe kam shprehur të gjitha shqetësimet si lideri i opozitës lidhur me punën e Prokurorisë. Të gjitha rastet e tjera kanë qenë thjesht kortezi. Pas 21 janarit s'kam komunikuar asnjëherë me të.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!