“Sepse jemi të pasur, të rinj dhe të bukur”, kështu është shprehur me shaka kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë në Milano të Italisë, për të bindur ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha italiane për të investuar në Shqipëri. Më poshtë intervista e kryeministrit Edi Rama dhënë gazetës italiane "La Rapubblica"-as.

Zoti Rama, cila është përgjigja e investitorëve italianë?

Kanë shfaqur një interes të madh, pasi nga një anë është dëshira e madhe e ndërmarrjeve italiane për tu ndërkombëtarizuar dhe nga ana tjetër Shqipëria është një realitet ekonomik për tu eksploruar dhe që ofron mundësi të mëdha për këto ndërmarrje. Për ndërmarrjet italiane, mund të jetë një tokë e afërt dhe e re për ta `pushtuar`. Dhe këtë, bota e sipërmarrësve italianë e ka kuptuar dhe kontaktet janë intensifikuar. 

Ju flisni për një tokë të re për tu pushtuar. Por në Shqipëri ekzistojnë shumë ndërmarrje italiane. 

"Po dhe shumë prej tyre janë prezente në Shqipëri që në fillimet e ardhjes së demokracisë në vend. Por nuk janë të shumta, mbi të gjitha nëse mendojmë se çfarë ndodh në realitete të tjera të vendeve të Europës ish-komuniste. Kjo duhet të ndryshojë. Po punojmë edhe me vende të tjera, por objektivi ynë është mbi të gjitha Italia, pasi me ju ekziston një afërsi kulturore, gjuhësore dhe përtej afërsisë gjeografike. 

Kujt ndërmarrje i kërkoni bashkëpunim?

"Mbi të gjitha atyre që punojnë në fushën e energjitikës idro-elektrikës, pasi në Shqipëri ka një sasi të madhe uji. Pas Norvegjisë, jemi vendi europian më i pasur me burime idrike. Por u drejtohem edhe ndërmarrjeve prodhuese, industrisë turistike, që do të mund të fitojnë shumë në brigjet tona të mrekullueshme dhe gjithashtu ata që punojnë në bujqësi dhe në infrastrukturë. 

Cilat janë lëvizjet tuaja që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian?

"Ne po ecim përpara me programin tonë të reformave: luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, luftën për korrupsionin, reformat e një strukture administrative të vjetëruar, e cila bllokon investimet e huaja si edhe reforma strukturore që i kërkohen vendit tonë për integrimin në BE".

Janë këto emergjencat kryesore me të cilat përballet vendi juaj?

Nuk bëhet fjalë për emergjenca, por mbi të gjitha për një program modernizimi që duhet të ndërmarrim. Shqipëria duhet të përshtatet me kohërat e reja dhe më në fund të jetë një Shtet Europian, si të gjithë Shtetet e tjerë. 

Cila është ajo çka pasardhësit tuaj ua kanë lënë në trashëgimni, me të cilën duhet të luftoni?

Mund të them, mungesa absolute e modernizimit, që kthehet në korrupsion dhe në të gjithë ato fenomene negativë që dalin në pah, kur shteti mungon. 

Cilat janë burimet kryesore të Shqipërisë?

Është një vend i pasur, i ri dhe i bukur, me naftë, minerale dhe shumë burime ujore. Bujqësia jonë nuk është shumë e zhvilluar, por ka pasuri të madha për tu shfrytëzuar.  Dhe mbi të gjitha Shqipëria është një vend me diell, me brigje të mrekullueshëm, ende pak të zhvilluar.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)