Rama: Jam feminist se jam socialist
S'pranoj leksione nga "çeta me burra"
PD:Gratë të martën protestë kundër Ramës

Rama: Jam feminist se jam socialist<br />S'pranoj leksione nga PD:Gratë të martën protestë kundër Ramës">
TIRANE - I rrethuar nga gjinia femërore në Forumin e Gruas Socialiste, kryeminsitri Edi Rama i dha përgjigje akuzave të opozitës se ka ofenduar deputeten demokrate Albina Deda duke e quajtur "mostër".

"Unë jam feminist se jam socialist, po duan s'duan jam edhe artist. Dhe të jesh socialist dhe të jesh artist dhe të mos jesh i emocionuar kur ke përpara gra dhe vajza është e pamundur. Unë nuk pranoj dot asnjë leksion nga ata që kur ishin në qeveri e kishin një qeveri një çetë me burra dhe mbanin një grua të vetme me hajmali. Dhe aq më tepër të marr leksion nga burra që i abuzojnë gratë për t'i bërë viktima, se duan ta përdorin viktimën për të luftuar me mua dhe me ne, se asaj të shkretës i thash motër jo mostër. Por sa më shumë të na luftojnë aq më shumë na forcojnë. Dhe Saliu thotë e kam dëgjuar nga Enver Hoxha po Enver Hoxha e kish dëgjuar nga populli. Unë për vete nga populli e kam marrë: "Qentë le të ecin karvani ecën përpara", - tha Rama.

Për kreun e qeverisë shqiptare, rruga e reformave do të vijojë edhe pse mbartet rrisku i gabimeve, për shkak të mungesës së proceseve reformuese në sektorë kyç të vendit gjatë qeverive të shkuara.

"Jemi në drejtimin e duhur dhe me kurajon për të shkuar para pa u trembur nga gabimet e pashmangshme në një proces kaq horizontal dhe kaq të thellë reformash. S'ka një sektor ku ne të mos kemi ndërmarrë një reformë që duhej të ishte marrë me kohë", u shpreh Rama. 

Sfida jonë e sotshme është që të cojmë përpara reformat - theksoi shefi i mazhorancës.

Gjatë fjalës që mbajti në Forumin e Gruas Socialiste, kryeministri tha se në kongresin e Partisë Socialiste 50 % do të jenë gra dhe 50 % burra. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)





 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?