Rama: Jo armëve kimike
ndërpriten protestat studentore 

Rama: Jo armëve kimike<br />ndërpriten protestat studentore 
TIRANE - Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në operacionin e asgjësimit të armëve kimike siriane.

Në një dalje publike, (siç ishte paralajmëruar ora 17:00) nga kryeministria,  jashtë së cilës protestua pa u ndalur qindra të rinj e të reja Rama i ktheu përgjigje popullit, aleatëve por dhe partnerëve ndërkombëtarë se “Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë operacion”. 

"Sot nuk është dita për t’ju ndryshuar mendjen, e di këtë dhe nuk ju’a kërkoj. Sot është dita për t’ju thënë bravo sepse pavarësisht se nuk jemi dakord në një gjë kaq të rëndësishme, jemi në një tjetër, gjithmonë shumë të rëndësishme, që Shqipëria siç ka nevojë për qeveritarë të mirë, ka nevojë edhe për protestues të mirë. 
Por sot është dita që unë t’ju them vetëm këtë:
Shtetet e Bashkuara nuk vrasin njerëz, po janë vrarë e vriten, më shumë se të gjithë të tjerët, në fronte lufte për të mirën e njerëzimit. Pa Shtetet e Bashkuara bota s’do e kishte mundur dot as Hitlerin e as Perandorinë Komuniste dhe Europa e Shqipëria kushedi si do kishin qenë sot. Pa Shtetet e Bashkuara shqiptarët nuk do ishin kurrë të lirë e të pavarur në dy shtete siç janë sot. "- tha Rama.

Duke u ndalur tek marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kreu i qeverisë i cilësoi ato “speciale”, duke theksuar se janë partneri ynë më i madh ndërkombëtar.

Rama mbajti një fjalim sqarues duke filluar nga momenti kur  Shqipëria u vendos në krah të SHBA-së  nëse do të kishte ndërhyrje ushtarke në Siri; Kontaktet me SHBA-në për mundësinë e përfshirjes së Shqipërisë në operacionin e asgjësimit të lëndëve kimike, ku Shqipëria do ishte veç një pike mbështetjeje në tokë ndërsa e gjithë logjistika do sigurohej nga Amerika; Negociatat që bashkë me asgjësimin e lëndëve kimike të Asad të asgjësoheshin 31 zonat e rrezikshme të mbetjeve kimike të trashëguara nga e kaluara, të cilat Shqipëria e vetme nuk mund t'i asgjësojë; pastrimin e mbetjeve të mëdha inerte në gryka lumenjsh, nëpër rrugët kombëtare e nëpër plazhe; edhe për kushtin e panegociueshëm të tërheqjes nga Shqipëria, të të gjitha mbetjeve që do të prodhonte faza e dytë e shkatërrimit të armëve kimike siriane.

Rama shpjegoi pse  “përgjigjja për pjesëmarrjen në operacion ishte parimisht po, dhe më pas pse Shqipëria nuk mund të marrë pjesë në këtë operacion. Rama sulmoi ashpër dhe opozitën dhe ish kryeministrin Berisha të cilët donin të bënin një referendum kundër Amerikës. 
 FJALIMI I PLOTE I KRYEMINISTRIT RAMA

Pas fjalimit të kryeministrit Rama në sheshin para kryeministrisë ka nisur festa e protestuesve për fitoren e kauzës së tyre.
ORA 18:30 FILLON QARKULLIMI NORMAL I MJETEVE NË BULEVARDIN "DESHMORËT E KOMBIT"
bulevardi deshmoret e kombit 


ORA 17:00 BURIMET E 'SHQIPTARJA.COM': RAMA DO THOTË: JO ARMËVE KIMIKE
Ora 17:00 me sa duket është vendosur për efekt të ndryshimit të orës në Washington, kështu që Rama ka mundësi edhe një herë për t'i komunikuar partnerëve amerikanë vendimim negativ që tashmë është marrë.

Ndërkohë protesta, ku marrin pjesë qindra të rinj, studentë dhe gjimnazistë është përshkallëzuar në të gjithë Shqipërinë.

Prej mëngjesi të djeshëm protesta para kryeministrisë nuk ka ndalur dhe Protestuesit nuk reshtin duke thirur "Jo armëve kimike" dhe duke i bërë thirrje kryeministrit të tërhiqet.

Protesta përshkallëzohet në të gjithë Shqipërinë.  Protesta ne Shkoder, Elbasan, Berat, Lezhe, Kukes, Sarandë

Këto janë orë vendimtare për qeverinë drejtuar nga kryeministri Edi Rama i cili po përballet me protesta masive jo vetëm para godinës së kryeministrisë por në të gjithë Shqipërinë. 
protestuesit ne studion e A1 Report
(Foto: Protestues kundër armëve kimike të ftuar në studion e A1 Report)

ORA 15:00 PUKË, TË RINJTË NË PROTESTA
Në sheshin e qytetit të Pukes qindra të rinj e të reja pukjane janë organizuar duke protestuar për ti thënë jo armëve kimike. Të vetë organizuar disa të rinjë deklaruan se duhet "ti themi të gjithë jo armëve kimike. Duhet të jemi mirënjohës ndaj atdheut tonë që na fali jetën. Ne duam Shqipërinë europiane por pa armë kimike. Ne duam të jetojmë në këtë vend që është atdheu ynë."
Këto janë nxënëist e shkollës së mesme, "Sabah Sinani" Pukë. Ndërkohë kësaj proteste i janë bashkuar edhe shumë qytetarë pukjanë.

ORA 14:30 BESIMTARËT MYSLIMANË FALEN ME PROTESTUESIT
Qindra besimtarë myslimanë që i janë bashkuar protestës kundër armëve kimike, kanë zhvilluar faljen e së premtes përballës selisë së kryeeministrisë. Të udhëhequr nga imami i xhamisë së Rrugës së Kavajës, ata janë falur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

ORA 13: 20 PROTESTA VAZHDON
Protesta, së cilës i janë bashkuar dhe nxënës të shkollave të mesme të kryeqytetit vazhdon. Protestat vazhdojnë dhe në shumë qytete të tjera.

Drejtoresha e komanduar të Drejtorisë Arsimore të Tiranës, Mira Peshkatari ka thënë se mos paraqitja e nxënësve në shkolla është bërë në bazë të vullnetit të tyre.

“Në gjimnazet e Tiranës mësimi, këto dy ditë ka nisur si çdo ditë tjetër. Në disa shkolla një pjesë e nxënësve kanë zgjedhur të mos paraqiten në mësim. Ndërkohë në disa shkolla të mesme si Petro Nini Luarasi, Besnik Sykja, etj, nuk janë vënë re mungesa të shumta. Edhe në shkollat ku kanë munguar nxënësit mësuesit kanë qëndruar në shkollë dhe kanë zhvilluar mësimin dhe pse me pak nxënës të pranishëm”, ka thënë ajo për ATSH.


protesta ne tirane


ORA 12:45 SPARTAK NGJELA THOTË : KY ESHTË QYTETËRIM, RAMA U NXITUA

“Akoma s’ka thënë po, do dalin të gjithë. U thye miti i problemit civil në Shqipëri. Ky është qytetërim, por i takoi Ramës ta hiqte sepse u nxitua. 

Nuk ka të drejtë juridike të thotë Po. Shqipëria kaloi nga demokracia në Tirani”- tha Ngjela.

ORA 12: 34 AKTORI MIRUSH KABASHI I BASHKOHET PROTESTES

Aktori i njohur Mirush Kabashi i është bashkuar protestës para kryeministrisë. 

“Më duket se janë të panumërta, dhe specialistët e kanë vërtetuar pse nuk duhet të vijnë.

Do të ishte një minë me sahat për të dëmtuar dhe sadopak miqësinë dhe mirënjohjen që ka populli për Amerikën. Është entuziazëm.

Që atë që se kanë pasur këllçe për të mbrotjru politikënt po e bën shoqëria civile.  

Ringjallja e mentalitetit të demokracisë pas 23 vitesh në shoqërinë tonë duhet të na bëjë krenarë.

I ka të dyja elemenet: Atë të ndërgjegjësimit për të marrë vetë fatet kur se bën politika dhe për t’i thënë jo marrëveshjes që ka hyrë në Pazar.

Unë kam ardhur për të bashkuar zërin tim modest.”- tha Kabashi për gazetaren Joniada Koçi para kryeministrisë.



mirush kabashi

(Ne foto: Mirush Kabashi në protestë)


protesta
(Foto: Aktivistja siriane Ali Noa i është bashkuar protestës 'Jo armëve kimike')



FOTOLAJM/"PARA SE TË NA SILLNI ARMËT, NA PUTHNI NË PRAPANICË"

TIRANË - Protestat popullore që zhvillohen kundër armëve kimike, përveç parrullave "Jo armëve kimike", disa të rinj krijuan parrulla humoristike me shprehje të ngjashme me atë të Sali Protopapës në filmin shqiptar ' I teti në bronx'. Në parrullën e të rinjve shkruhej " Para se të na sillni armët kimike që ta kemi kujtim në botën tjetër, a s'na puthni njëherë në prapanicë".


protesta



ORA 12:20 NË FIER, PROTESTON VETËM NJË QYTETAR
Në Fier kundër sjelljes së armëve kimike ka protestuar një qytetar i vetëm.

Ai bënte thirrje me megafon për të ndaluar armët kimike dhe i ka vënë flakën dy koshave me plehra në qendër të qytetit.

Protestuesi ka krahasuar me flakën që po i vihet Shqipërisë.

protesta ne fier
(Foto: Qytetari duke protestuar i vetëm kundër armëve kimike në Fier)

ORA 12:05 HAGE, NIS MBLEDHJA E OPCW , VENDIMI DO TE JEPET TE NE 17:30
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW)  në Hagë ka shtyrë diskutimet në lidhje me shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. 41 anëtarë të Këshillit Ekzekutiv të kësaj organizate ndërkombëtare, konsulente e OKB-së për armët kimike, do të vendosë mbi planin e paraqitur nga Siria në shkatërrimin e plotë të mbi 1.000 tonëve agjentë kimikë vdekjeprurës. Pjesa më e madhe e arsenalit, i cili përfshin dhe gaz sarin-mustardë, do të shkatërrohet jashtë Sirisë.Vendimi do te jetë në 17: 30, pra 30 minuta më vonë se deklarata publike e kryeministrit Rama në Shqipëri.  Vendimi i OPCW shtyhet në 17:30

SHQIPTARJA.COM: QEVERIA NE 17:00 DO TE THOTE JO
Sipas burimeve të Shqitarja.com dhe A1 Report qeveria është e vendosur për t'i thënë jo lëndëve kimike siriane në territorin shqiptar. Ne orën 17:00 kryeministri do të dalë publikisht për të shpallur vendimin.
Ora 17:00 me sa duket është vendosur për efekt të ndryshimit të orës në Washington, kështu që Rama ka mundësi edhe një herë për t'i komunikuar partnerëve amerikanë vendimim negativ që tashmë është marrë

ORA 11: 30 PROTESTA, NJE GRUA E MOSHUAR HUMB NDENJAT
Një grua e moshuar humbi ndjenjat para kryeministrisë.  Gruaja është marrë nga ambulanca për tiu dhënë ndihma e shpejtë. Gruaja humbi ndjenjat nga qendrimi i gjatë në protestë

ORA 11:15 SHOQËRIA CIVILE REZOLUTË PËR KRYEMINISTRIN
Shoqëria civile ka përgatitur një rezoltë për kryeministrin Edi Rama që ti thotë jo sjelljes së armëve kimike siriane.
“I nderuar kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama. Ju bëjmë thirrje të dëgjoni zërin e qytetarëve që ti thoni “Jo”, sjelljes së armëve kimike nga Siria. Duhet të jetë sot një “Jo” e qartë dhe e fortë, pasi nesër do të jetë vonë. Ne do të shkojmë tek kryeministri në emër të qytetarëve, medias, biznesit që kryeministri ti thotë “Jo”, sjelljes së armëve kimike” thuhet në deklaratën e shpërndarë për median.

ORA 10: 47 NË 14:00  PROTESTË NË MILANO TE ITALISE, PARA AMBASADES SHQIPTARE
Protestat janë paralajmëruar të zhvillohen edhe përtej Shqipërisë. Në Milano, emigrantët paralajmërojnë të zhvillojnë një protestë kundër armëve kimike siriane përballë ambasadës shqiptare në Milano. Protesta është parashikuar në orën 14:00  

ORA 10:00 PARALIZOHET PUNA NE KUVEND
Protestat mbarë popullore paralizojnë punën në Kuvend. Anulohet mbledhja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

ORA 09: 45 PROTESTA VAZHDON: RAMA THUAJ JO 
Sheshi para kryeministrisë është i mbushur me studentë e nxënës që protestojnë. Një protestues bën thirrje me megafon: Shqipëri etnike, Shqipëri e pastër pa mbetje kimike. Rama thuaj JO"

protesta ne tirane
(Foto: Protesta e qytetarëve në Tiranë)

ORA 09:00 PROTESTUESIT, RAMES: THUAJI JO
“Thoni JO këtij projekti jepni vendimin. Mendoni sa më shumë njerëz mund të vijnë këtu.

Jepni vendim një minutë e më parë protesta do të marrë një mbështetje të jashtëzakonshme." “- thonë protestuesit duke bërë thirrje të bashkohen të rinj të tjerë në këtë kauzë.



protesta para kryeministrtise

(Ne foto: Protesta sot paradite para kryeministrisë)

"MALLKUAR AI QË NA SHKATËRRON ME ARMËT E SIRISË"

Një qytetare pjesëmarrëse në protestën 'Kundër armërve kimike" përpara Kryeministrisë mban në dorë një parrullë me tekst "Qoftë mallkuar ai bir shqiptari, që këtë Tokë të Perëndisë, trashëgim që na e la i pari, e shkatërron me armët e Sirisë".

protesta tirane


ORA 08:52: RAMA: NE 17 :00 DO MBAJ PUBLIKISHT QENDRIMIN TIM
Ndërkohë që mijëra studentë dhe gjimnazistë kanë mbushur sheshin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  dhe vazhdojnë të vijnë të tjerë, kryeministri Rama deklaron në rrjetin social Tëitter dhe facebook.
 
 
Kryeministri Rama deklaron “Sot ne 17.00 do te mbaj publikisht qendrimin tim mbi ceshtjen e armeve kmike.”



 

ORA 08: 22 GJIMNAZISTËT E SHKOLLËS ASIM VOKSHI NË PROTESTË
Gjimnazistët e shkollës së mesme gjuhët e huaja “Asim Vokshi” kanë bojkotuar mësimin dhe po i bashkohen protestës para kryeministrisë.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit