TIRANË – “Unë zotohem sot këtu publikisht edhe për diçka: Kush do të jetë deputet apo ministër, ta harrojë të çojë djalë, vajzë, dhëndër, krushk, kunatë, hallë, teze dhe xhaxha, vajzë xhaxhai e deri të kushëriri i tretë në një ambasadë që përfaqëson Republikën e Shqipërisë".
Ky ishte një premtim solemn, që kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, bëri sot gjatë një bashkëbisedimi me studentë të ekselencës në Universitetin e Tiranës.
Në përfundim të pyetjeve të studentëve, Zv.Rektori i UT iu drejtua Ramës: "A ta marr unë fjalën tani e të pyes se çfarë ndodhi në Vjenë?”
Situata krijoi të qeshura në sallë dhe Rama iu përgjigj: "Po, ti je Fevziu me flokët e Ardit Gjebresë" - e më pas, tha:
“Është bërë një sqarim nga zyra e shtypit. Sinqerisht, është për të ardhur keq, gati-gati është për ta mëshiruar këtë gjendje në të cilën ndodhet ky pushtet, një qeveri, një Kryeministër, që angazhohen në një batërdi në mes të parlamentit për të ngritur një valë mbi hiçin; mbi hiçin në raport me mua dhe opozitën, por në fakt mbi diçka që duhet rregulluar dhe ne do ta rregullojmë pas 23 qershorit.
Unë zotohem sot ketu publikisht edhe për diçka: Kush do të jetë deputet apo ministër, ta harrojë të çojë djalë, vajzë, dhëndër, krushk, kunatë, hallë, teze dhe xhaxha, vajzë xhaxhai e deri të kushëriri i tretë në një ambasadë që përfaqëson Republikën e Shqipërisë"- e duke e mbyllur po më humor takimin, Rama i tha Zv.Rektorit: “Fevziu do më thoshte se prapë s’më the çfarë ndodhi në Vjenë”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.7%
-
Të gabuar
69.1%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 942
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë
27 Nëntor, 13:54
-
Javier Mascherano fiton garën me Sylvinhon, prezantohet zyrtarisht te Inter Miami
27 Nëntor, 13:53
-
Grupi i Suel Çelës në Elbasan/ GJKKO lë në fuqi 20 nga masat, ndryshon vetëm atë për avokaten Beqiri! Ja LISTA e plotë e masave
27 Nëntor, 13:48
-
Tropojë/ IMT i kapi duke ndërtuar pa leje në zonën turistike të Valbonës, Policia procedon 4 banorët
27 Nëntor, 13:40
-
LIVE - GJKKO e liroi nga 'arresti shtëpiak', Berisha në PD pas 331 ditësh sulmon Ramën: Je puçist! Krijo qeveri teknike se mosbindja civile është gati në radhë
27 Nëntor, 13:39
-
'Me teknologjinë bëjmë hapin e fundit në BE', Rama: Më parë në gjyqet e pronave palosej dhe shpalosej harta në seancë dhe vendimi nuk merrej pasi prona ishte në vrimë
27 Nëntor, 13:36
-
'Me Inteligjencë Artificiale transferojmë në kohë të shkurtër legjislacionin e BE-së', Rama: Kroacisë iu deshën 7 vjet, angazhuan përkthyes të shumtë
27 Nëntor, 13:32
-
Rama në tryezën e organizuar nga 'Antikorrupsioni': Ky Komision do nxjerr maksimumin e mendimit intelektual! Do zbatojmë detyrat për të kapur standardet e BE-së
27 Nëntor, 13:28
-
Kukës/ U vetëplagos me armë në lokal, Policia arreston 19-vjeçarin e dëmtuar, pronarin dhe 3 të tjerë! Një i pestë në kërkim
27 Nëntor, 13:26
-
Rama në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: U bë target gjithfarëlloj akuzash, por do jetë mjet i pazëvendësueshëm pë anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:23
-
“Nëntori i yjeve të artë”, homazh muzikor për LANÇ në TKOB. Në skenë muzika e filmave të njohur shqiptarë me temë luftën
27 Nëntor, 13:22
-
Kina, Meksika dhe Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit për tarifat tregtare
27 Nëntor, 13:17