Rama:Jo plan bashkëqeverisje
me PD e as komplot kundër LSI

Rama:Jo plan bashkëqeverisje<br />me PD e as komplot kundër LSI
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar në “Komunikimin javor” se Partia Socialiste nuk ka plane për bashkëqeverisje të paravendosur me PD dhe asnjë komplot kundër LSI.
 
“Mos i dëgjoni lajmet për bashkëqeverisje të paravendosur me Partinë Demokratike, nuk ka asnjë plan për bashkëqeverisje dhe asnjë komplot ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim”, tha Rama.

Rama: Petriti, Luli, Beni e Shpëtimi s'bëhen dot kryeministra
Gjatë fjalës së tij Rama u tha shqiptarëve se duhet t’i japin edhe një mandat të dytë pasi vota nuk duhet çuar dëm për Vasilin, Bashën, Idrizin dhe Blushin të cilët sipas tij nuk bëhen dot kryeministra.

“Kë do zgjidhni kryeministër? Lulin, Petritin, Shpëtimin, Benin. Askush nga këta nuk bëhet dot kryeministër. Pse do e çoni votën për ta, që me votën tuaj të ushqejnë partinë e tyre”, deklaroi Rama.

Rama: Administrata tepsi që ndahet mes partive sipas peshës në koalicion
Kreu i qeverisë nënvizoi nevojën imediate për reformën në administratë e cila sipas tij është po aq e rëndësishme sa ajo në drejtësi.
 
Rama tha se administrata në vendin tonë është shndërruar në një tepsi që ndahet mes partive sipas peshës në koalicion.
  
“Edhe 20 ditë për të vendosur diçka, a do t’i hyjmë më në fund reformës së thellë të administratës apo do të vazhdojmë avazin çerekshekullor?
 
Të gjithë ju që qaheni me të drejtë për zyrat që s’ofrojnë shërbimet, vetëm ju mund ta shpëtoni vetën nga të paudhët që ju nxijnë jetën në ato zyra. Edhe 20 ditë për të vendosur a do të vijojmë më tutje ndërtimin e kësaj shtëpie në oborrin e BE.
 
Një reformë e rëndësishme po aq sa reforma në drejtësi.
 
Administrata e shtetit tonë është kthyer në një tepsi që ndahet mes partive sipas peshës në koalicion, nëse duam të bëjmë vendin që duam, duhet t’i japim fund kësaj”
, tha Rama.


 
Fjala e Ramës
Edhe 20 ditë për të vendosur diçka, a do t’i hyjmë më në fund reformës së thellë të administratës apo do të vazhdojmë avazin çerekshekullor?
 
Të gjithë ju që qaheni me të drejtë për zyrat që s’ofrojnë shërbimet, vetëm ju mund ta shpëtoni vetën nga të paudhët që ju nxijnë jetën në ato zyra. Edhe 20 ditë për të vendosur a do të vijojmë më tutje ndërtimin e kësaj shtëpie në oborrin e BE.
 
Një reformë e rëndësishme po aq sa reforma në drejtësi. Shumë njerëz ankohen se nuk e fitojnë dot një vend pune në shtet pasi vendin e tyre e zë dikush që s’ka shkollën dhe aftësitë e duhura.
 
Administrata e shtetit tonë është kthyer në një tepsi që ndahet mes partive sipas peshës në koalicion, nëse duam të bëjmë vendin që duam, duhet t’i japim fund kësaj.
 
Nëse duam të marrim shërbimet e merituara në zyrat e shtetit kudo në Shqipëri duhet që 25 qershorin ta bëjmë një kryengritje popullore me votë për zhdukjen e këtij sistemi që ushqen partitë duke u marrë shpirtin qytetarëve.
 
Mos i dëgjoni lajmet për bashkëqeverisje të paravendosur me Partinë Demokratike, nuk ka asnjë plan për bashkëqeverisje dhe asnjë komplot ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim.
 
Nuk kemi nevojë për bashkëqeverisje të radhës për të vazhduar me copëzimin e administratës sipas përqindjeve të partive.
 
25 qershori nuk është ndeshje futbolli, as vota nuk është një biletë për të mbështetur verbërisht skuadrën e zemrës është venmdimmarrje për vetveten dhe familjen.
 
Kë do zgjidhni kryeministër? Lulin, Petritin, Shpëtimin, Benin. Askush nga këta nuk bëhet dot kryeministër. Pse do e çoni votën për ta, që me votën tuaj të ushqejnë partinë e tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'