Rama: Jo vetëm 1 ditë
vëmendje për jetimët

Rama: Jo vetëm 1 ditë<br />vëmendje për jetimët
TIRANE- Një jetë pa prindër është shume e dhimbshme, por nëse një fëmije do t’i mungonin edhe të ardhurat financiare ajo do të bëhej më se shumti e vështirë. Sot në të gjithë vendin janë 32 mijë jetimë të cilët kërkojnë mbështetje nga shteti. Dhe këto mbështetje kanë të bëjnë me arsimin, punën dhe strehimin, kërkesa që jetimët ia kanë drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.

Në Ditën Kombëtare të Jetimëve, kreu i shoqatës Kadri Alia  ka bërë thirrje që qeveria të mos harrojë këta persona të cilët rriten të vetëm. “Në ato konvikte, që për mendimin tim janë geto, janë vajza nga 18 në 40 vjeç pa punë, pa kushte, në një kohë kur janë fëmijë të shtetit. Kemi 3.800 jetimë që nuk shkojnë në shkollë sepse s’kanë bukë, s’kanë libra e veshje”, deklaroi Alia.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij premtoi më shumë mbështetje për këta fëmijë. “Sot është një ditë për të festuar, por të tjerat janë për të mos harruar jetimët dhe nënat kryefamiljare. Jemi të vetëdijshëm për situatën jo të lehtë të jetimëve, për të cilët ne do bëjmë më të mirën për t’u dhënë atyre kushtet që meritojnë. Dhe po për nënat kryefamiljare ne angazhohemi sot këtu që të çojmë përpara idenë tonë për një politikë të veçantë mbështetjeje”, deklaroi Rama. Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vlerësoi vullnetin e qeverisë për arsimin profesional, ku sipas tij mund të përfitojnë edhe personat jetimë për të pasur më vonë një punë të sigurt.

“Me rëndësinë që kjo qeveri i kushton arsimit profesional jep zgjidhje jo vetëm për problemin e arsimimit për sot, por edhe të punësimit për nesër. Shumë prej jush do përfitojnë”, deklaroi Meta. I pranishëm në aktivitetin me fëmijët jetimë ishte edhe kryediplomati amerikan, Aleksandër Arvizu i cili foli para jetimëve që kishin mbushur sallën, jo si ambasador, por si baba i një fëmijë të adoptuar. “Disa prej jush e dinë që këto 7 vitet e fundit janë vitet më të lumtura të jetës sime, jo se jam ambasador, por se jam baba. Vajza ime nuk është gjaku im, ajo ka baba një burrë tjetër, por ajo që ne kemi është edhe më fortë, quhet zemra, quhet shpirt”, ka deklaruar Arvizu. Në Shqipëri përllogariten rreth 32 mijë fëmijë jetimë, të cilët derisa përfundojnë shkollën 9-vjeçare qëndrojnë në shtëpitë e fëmijës e më pas strehohen nëpër konvikte.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç