Rama kafe me Blushin
një javë para Kongresit

Rama kafe me Blushin<br />një javë para Kongresit
TIRANE -Kryetari i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me një nga eksponentët më të lartë të PS-së, deputetin socialist, Ben Blushi, të njohur për qëndrimet kritike ndaj politikës së ndjekur nga lidershipi socialist.

Takimi, informal, është zhvilluar për gati 2 orë, në një kafe pranë ambienteve të Partisë Socialiste, dhe zhvillohet vetëm një javë para Kongresit që do mbahet më 5 nëntor. Kongresi do të zgjedhe dhe forumet drejtuese, të socialistëve përveç kryetarit i cili ka një mandat deri në vitin 2013.

Pas takimit nuk ka pasur deklaratë as nga kreu socialist dhe as nga deputeti Ben Blushi. Nuk ka ende detaje për takimin, por mendohet se ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe kongresin e PS-së.

Deputeti Ben Blushi shpesh ka qenë kritik me vijën e ndjekur nga kryesocialisti në 2 vitet e fundit dhe kryesisht me bojkotin e PS-së ndaj parlamentit.
Sipas Blushit, PS duhet t’i kthehet më tepër shtresave në nevojë nëpërmjet programeve dhe politikave sociale.

"KURBAN" E "SHQIPERIA"
Takimi përkon dhe me daljen në treg të dy librave të shkruar nga vetë ata. Blushi, pritet të botojë romanin e tij të tretë, “Shqipëria”, ndërsa Rama, librin me rrëfime “Kurbani”.
Në faqen e tij personale në rrjetin social Twitter, Rama e ka komentuar kështu takimin e tij me Blushin: “Me ata që lexojnë dhe shkruajnë apo me ata që vjedhin e vrasin? Kjo është zgjedhja”. Ndërkohë që librat kanë qenë shpesh objekt i deklaratave të vetë kryeministrit Berisha.

Në një dalje publike të pak ditëve më parë kryeministri Berisha duke komentuar librin e Ramës, tha se kjo është një përpjekje e kryesocialistit për të rivalizuar me shkrimtarin, njëherësh deputetin e PS-së, Ben Blushi, i cili pritet të nxjerrë gjithashtu në treg romanin e tij të tretë "Shqipëria". "Ky do të rivalizojë me Blushin. Por është një marrëzi të tentosh të rivalizosh me Blushin, i cili ka arkivin e gjyshit të tij, sa kjo dhomë, që edhe po ti kishte Blushi tre jetë, nuk i del dot në fund. Dikush më tha se ka marrë vesh që do të finalizojë këtë librin për Enverin, sepse për Enverin - thotë ai- shkruajnë, - 'ndërsa për mua nuk shkruan kush, ndaj dhe do të shkruaj unë për veten time'

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë