Rama: Kandidatët e PD duhen
ruajtur me qen, prishin rendin

Rama: Kandidatët e PD duhen<br />ruajtur me qen, prishin rendin
TIRANË - Kryeministri Edi Rama e ka nisur me batuta takimin prezantues në Pogradec për kandidaten e majtë Diana Mile. Madje “stekën” e ka ngritur lart teksa ka përdorur si metaforë Lasgushin e madh për të goditur kandidatin e djathtë. “Lasgushi mes meje e Dianës do zgjidhte Dianën, ndërsa mes Dianës e atij të PD as që diskutohet se do zgjidhte kandidaten tonë ndërsa atij tjetrit do ti vërsulte qenin.

Në fakt këta të PD duhet të ruhen me qen, sepse në çdo shesh dhe në çdo qytet prishin rendin dhe qetësinë me shpifje dhe akuza të paqena”, ka deklaruar Rama nga qyteti i Pogradecit ku bashkë me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta prezantoi kandidaten e ASHE për bashkinë, Diana Mile. Ai tha se vendi ka nevojë therëse për të pasur sa më shumë gra e vajza në vendimmarrje, në këshillat bashkiake, për të zgjidhur problemet e qytetarëve. “E di shumë mirë që edhe burrat janë dakord me mua, që më 21 Qershor ne duhet të dëgjojmë gratë e vajzat që kemi nëpër shtëpia.

Pyetja që shtrohet është me votën tonë më 21 Qershor kush na i garanton shkollën apo çerdhen më të mirë? Na i garanton Diana apo shoku i qenit të Lasgushit. Kush na garanton një hapësirë dhe mjedis të përbashkët Diana apo ai tjetri“, theksoi Rama. Ndërkohë kreu i qeverisë nuk ka munguar të ironizojë opozitën, që po përpiqet t’u japë zgjedhjeve vendore sfond politik. “Ata duan të rrëzojnë qeverinë, por qeverinë le ta provojnë ta rrëzojnë pas dy vitesh.

Kjo s’është fushatë për qeverinë, kjo është për familjet, qytetet tona dhe prandaj jam krenarë që falë projektit tonë të ASHE kemi arritur aty ku nuk mendohej pak kohë më parë, të kemi 50% gra dhe vajza në këshillat bashkiakë”, tha Rama. Ai nënvizoi se vendi ka shumë nevojë për të pasur sa më shumë gra e vajza në vendimmarrje dhe për të garantuar që zëri përfaqësuesve të komunitetit ë jetë zëri që flet për nevojat e tyre dhe jo zëri i rrumpallës që ka dominuar për 20 e ca vjet në këshillat bashkiakë në Shqipëri.

“Projekti i Rilindjes Urbane është projekti për rimëkëmbje e qyteteve. Mjafton të shihni projektin pë rrugën e liqenit. Vizioni i tyre ishte me ndërtime pa leje që nuk lejonin pamjen, ndërsa tani projekti krahas pamjes fantastike të liqenit të Lasgushit që ishte fshehur nga barbaria e pashembullt, do të ketë dhe një shëtitore që është më e gjata në Shqipëri”, tha Rama.

Kryeministri, teksa  ka vënë në dukje të gjitha punët që janë bërë për Pogradecin në dy vitet e qeverisjes së tij tha se pas 21 qershorit do të nisë puna për ndërtimin e unazës së qytetit, e cila do të përfundojë brenda 2 viteve. “Përsa i përket unazës së Pogradecit, bashkë me Dianën pas 21 qershorit do ta nisim, dhe brenda 2 viteve të para të mandatit ne do ta përfundojmë atë”, tha Rama. Ai premtoi gjithashtu se projekti për Pogradecin do të vijojë edhe më tej, me ndërtimin e një pedonaleje për këmbësorët, e cila do të jetë më e madhja në Shqipëri, puna për të cilën do të nisë shumë shpejt.


Shkrimi u publikua sot (17.05.2015) në Shqiptarja.com versioni print

Redak
sia Online
(k.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve