Rama-kandidatëve për deputetë:
Qëllimi, PS 71 mandate vetëm

Rama-kandidatëve për deputetë:<br />Qëllimi, PS 71 mandate vetëm
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme të gjithë kandidatët për deputet të Partisë Socialiste.
 
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Rama u ka thënë deputetëve se qëllimi kryesor është sigurimi i 71 mandateve, e vetme, ashtu si kurse ka deklaruar edhe më herët në daljet e tij publike. Ai u ka kërkuar të gjithë kandidatëve të nisin menjëherë punën në terren.
 
Për sa i përket marrëveshjes së dy ditëve më parë, Rama është shprehur se nëse do të hynin në zgjedhje pa opozitën, atëherë nuk do të kishin mundësi për të qeverisur për një mandat të plotë.

Ai ka rikonfiirmuar se komunikimi me opozitën do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve, pasi sipas tij në këtë mënyrë do të bëhej i mundur miratimi i disa prej Reformave më të rëndësishme për vendit, miratimi i së cilave do t'i hapte rrugë Shqipërisë për integrimin në BE. 

“Zëvendësimet në qeveri do të zgjasin vetëm një muaj. Marrëveshja me PD gjëja më e mirë që ka bërë PS. Dialogu me opoziten do te vijoje edhe pas zgjedhjeve”, mësohet të jetë shprehur Rama.
 
Bëhet e ditur gjithashtu se përveç kandidatëve për deputet, i pranishëm ishte edhe i gjithë grupi parlamentar i PS, duke qenë se të hënën pritet të mblidhet parlamenti në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar disa ndryshime ligjore që do të bëjnë të mundur implementimin e marrëveshjes që u arrit para dy ditësh mes Ramës dhe Bashës. Pak para nisjes së mbledhjes kryeministri Rama është filmuar teksa pinte kafe i vetëm. 

Koalicioni me LSI, Rama: I lutëm po s'deshën
Në mbledhjen e sotme, Rama ka komentuar edhe mos arritjen e një koalicioni parazgjedhor me Partinë e LSI.

Mësohet se Rama është shprehur se “i kanë lutur për të bërë një koalicion”, por ka qenë LSI ajo që ka zgjedhur të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 qershorit. 

"I lutëm për koalicion që në tetor. Jo sot, jo nesër, Nuk deshën”, ka thënë Rama.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit