Rama: Kastrioti vogël tradhëtoi
si Hamzai i Skënderbeut

Rama: Kastrioti vogël tradhëtoi<br />si Hamzai i Skënderbeut
TIRANE - TIRANE - Kryetari i PS Edi Rama vijon bashkëbisedimin me qytetarët, ku nga njësia 4 në kryeqytet, teksa ka vijuar me ritualin e shkulljes së veshit ka akuzuar Berishën se po kopjon takimet e tij në natyrë. Ai ironizon dhe Islamin, duke krahasuar atë me Hamza Kastriotin.

“Kur Hamzai tradhëtoi Skënderbeun, do të dalë dhe një tjetër Hamza i vogël”. Kjo ishte përgjigjia e Ramës për pyetjen e një qytetari se çfarë mund të bëjë një deputet më votën e lirë. Rama iu përgjigj duke i bërë një krahasim historik.

Ai shtoi gjithashtu se deputeti në Kushtetutë është i lirë të bëjë çtë dojë. “Hamzai tradhëtoi Skëndebeun jo më të dalë një Kastriot i vogël dhe të na tradhëtojë dhe të bëjë pak rrëmujë këtu.

Por fitorja do të jetë kaq e thellë sa nuk do ketë Kastriot që ta ndërpresë”, ka deklaruar Rama duke lidhur politikën aktuale shqiptare me periudhën e hershme të Gjergj Kastriot Skënderbeut, që pavarësisht sukseseve kishte dhe tradhëtitë e veta.

Kreu i PS ka vijuar edhe dje bashkëbisedimet me qytetarët, ku këndin e tij të fjalës në komunitet e ka zhvendosur në njësinë nr.4 në kryeqytet. Edhe në këtë njësi, kryesocialisti vijoi ritualin e shkuljes së veshit duke ftuar sërish një vajzë të vogël të kryejë këtë veprim.

Kreu i PS, u shpreh i bindur se më 23 qershor do votohet origjinali e jo kopja, teksa e ka nisur bashkëbisedimin me një shaka duke thënë se Saliu po kopjon dhe mënyrën për të bërë fushatë politike.

“Dje ju thashë që do na kopjojë, sot e ka bërë ka dalë në natyrë, mirë bën se merr edhe ajër të pastër. Na vjen shumë mirë se jemi të vetëdijshëm që më 23 qershor shqiptarët do votojnë origjinalin dhe jo kopjen”, tha ai.

Rama i bëri thirrje qytetarëve që më 23 qershor t’i drejtohen kutive të votimit për të mos lejuar cënimin e manipulimin e zgjedhjeve. “Sot e kemi të domosdoshme të çojmë në çdo shtëpi mesazhin që këto zgjedhje duhet të jenë të paprekshme, të pacënueshme e të pamanipulueshme.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve duhet të jetë shprehja e vullnetit të popullit për rotacionin e rilindjen”, tha ai. Rama u shpreh se, duhet një fitore e qartë dhe e thëllë që të kemi shumicë të plotë, na duhet çdo votë.

Ai më tej ftoi çdo shqiptar t’i bashkohet projektit të rilindjes për të ndaluar importin e plehrave, taksën e sheshtë dhe rritjen e krimit. “Sot të bindim çdo shqiptar që më 23 qershor të mos rrijë në shtëpi por të marrë me vete edhe dikë tjetër që nuk ka shkuar të votojë më 23 qershor.

Mos ngurroni të votoni aleancën tonë. Duke shkuar të votoni jepni kontribut që të ketë rilindje, duke ndenjur në shtëpi i dorëzoheni rritjes së mëtejshme të papunësisë.

Duke ndenjur në shtëpi pranoni regjimin e taksës së sheshtë, pranoni sistemin që çdo e drejtë është e drejtë që blihet. Votoni që të ndalni menjëherë importin e plehrave, duke ndenjur në shtëpi i dorëzoheni krimit”, tha Rama.

Ai ka akuzuar Berishën se premton përmirësimin e cilësisë së diellit dhe sjelljen e detit në Kavajë. Kreu i PS nuk ka munguar të japë dhe premtimin për zgjidhjen e çështjes së papunësisë, pronave, ish-të përndjekurve, ish-ushtarakëve, rikthimin e rendit dhe qetësisë në vend.

Rama është shprehur se problemi i shëndetësisë dhe i arsimit në Shqipëri pas fitores së 23 qershorit nga e majta do të marrin rrugën e zgjidhjes, për të rikthyer shërbimet tek qytetarët.

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë