Rama: Kati i parë i kryeministrisë
  do të jetë i hapur për publikun  

Rama: Kati i parë i kryeministrisë<br />  do të jetë i hapur për publikun  
Kryeministri Edi Rama bëri me dije se së shpejti kati i parë i kryeministrisë do të jetë i hapur për publikun. Deklaratën Rama e bëri gjatë seancës së sotme Parlamentare ndërsa po fliste për investimet në institucionin e Kryeministrisë dhe Ministrisë së Jashtme.

Kryeministria që të gjithë katin e parë që ne po e transformojmë, si ta linim ashtu, do e bëjmë qendër për publikun dhe do ja japim publikut katin e parë sa për dijeni. Ajo që kishit ju ishte një skandal, arkivat e gjithë historisë së shtetit shqiptar të lëna mes minjve, po unë e di juve ju pëlqen kjo gjë, ai gardi që kishit rrotull, për çdo departament nga një gjenerator e transformator.”- tha Rama.

Ndrësa në lidhje me akuzat e PD për punimet te Minsitria e Jashtme si të shpenzime të kota, Rama sqaroi se është investim i Emirateve të Bashkuara Arabe në formë dhurate, pasi panë gjendjen e mjerueshme ku ishte Ministria.
 
Ministri i Jashtëm i Emirateve kur erdhi në kryeministri më thotë Ministrinë e Jashtme si e keni lënë ashtu. I thashë na jep t’i para dhe e rregullojmë ne. Ajo është dhuratë e Ministrisë së Jashtme të Emirateve të Bashkuara për Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.”- tha Rama.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve