Rama: Ke dy emra, Biznesmeni:
Gazmend Toska e Gaz Qeroska 

Rama: Ke dy emra, Biznesmeni:<br />Gazmend Toska e Gaz Qeroska 
Publikimi i formularëve të vetëdeklarimit të zyrtarëve të lartë shtetëror, të cilët rezultonin me nga 3 dhe 4 emra, shkaktoi humor jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe më gjerë.
 
I tillë ishte edhe komunikimi i kryeministrit Rama me një biznesmen gjatë konferencës "Reforma në Ekonomi dhe Klima e Biznesit”. Rama iu drejtua biznesmenit nga Berati, Gazmend Toska, nëse kishte apo jo dy emra.
 
Përgjigja e sipërmarrësit të gazit ishte e menjëhershme duke pohuar se quhej Gazmend Toska, por kishte edhe një emër tjetër, Gaz Qeroska.
 
"Jam Gazmend Toska, por me thonë dhe Gaz Qeroska”, tha biznesmeni, ndërsa kjo u shoqërua me të qeshura në sallë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla