Rama:Kemi barazi gjinore,më thonin
s'ka gra, i pyesja me kë jeni martua

Rama:Kemi barazi gjinore,më thonin<br />s'ka gra, i pyesja me kë jeni martua
TIRANË- Kryeministri, njëherazi kreu i Partisë Socialiste, gjatë një aktiviteti ku ka zhvilluar një takim me kandidate të së majtës për Bashkitë e vendit dhe Këshillat e tyre deklaroi se ka qenë gjithmonë pro idesë për integrimin e femrave në politikë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u shpreh edhe për punën e mundimshme që i është  dashur për të arritur barazinë gjinore për kandidatët për këshillat bashkiakë. Ai tregon se problemet më të mëdha i haste në zonat e veriut, por edhe në periferi të jugut, ku i thoshin se nuk ka gra dhe ai që u përgjigjej se me pyetjen më kë jeni martuar.

Sipas Ramës, të votosh për kandidatet e propozuara nga e majta do të thotë që ta çosh Shqipërinë në Drejtimin e Duhur”. Nga ana tjetër, kryeministri risolli në vëmendje futjen e grave në politikë, që nga 30 %në Asamblenë e Partisë Socialiste, deri sot që 50 % e tyre do jenë pjesë e Këshillave Bashkiake duke i krahasuar shifrat me vendet e BE, ai vlerësoi se jemi më mirë në këtë aspekt.

Ja arritëm kësaj dite, se më kujtohet në ato fillime kur nisëm një reformë në drejtim të ekuilibrit gjinor në PS qysh në 2005 dhe pastaj bëmë zgjedhjet e 2007. Kam bërë beteja të paharrueshme, sidomos në zonat e veriut, apo dhe në periferi të jugut. U thoja ore fusni ndonjë grua, nuk ka gra më thoshin. I thash ore me kë jeni martuar? Po kokën kush ua ka nxjerrë? Këshillat Bashkiak ishin mbushur me burrat. I keni parasysh vetë ju që keni pak eksperiencë në këtë fushë. Nisën me pas me disa ndryshime në statusin e partisë, futëm kuotën 30 për qind në Asamble. Unë në krye të herës, e vetmja gjë që kërkojnë për kryetar bashkie, kërkojë që 50 % e tyre të ishin femra. Si fillim kanë qenë 4 gra, e më pas mbërritëm të hedhim hapa të tjerë. Vërtetë kemi arritur shifra krenaruese. Ka një shprehe që thotë se kur shoh të tjerët ngushëllohem, kur shoh vetën dëshpërohem. Por kjo nuk vlen për vendet e BE­së. Në vendet e BE gratë përfaqësojnë në mesatare 14%në drejtimin e bashkive. Ne sot kemi kandidatura si ‘Aleancë për Shqipërinë Evropiane’ 16%.”,-tha Rama.

Veliaj:S'jemi ende në destinacion,nuk ka dyshim se jemi në rrugën e duhur
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj gjatë një eventi me të gjitha kandidatet për baskitë dhe Këshillat Bashkiakë të aleancës për Shqipërinë Evropiane, theksoi se në 1.5 vite të drejtimit të qeverisë nuk është arritur në destinacion, por s’ka dyshim se jemi në drejtimin e duhur.
 
Më tej ai renditi edhe një sërë arritjesh për gratë falë vendimeve të dhëna nga qeveria.

Ky shesh kaq entuziast dhe energjik nuk ka qenë asnjëherë më parë. Disa e kanë fushatën për herë të parë. Nuk do mungojë njëra palë që shpif. Jam këtu tu them kurajo, merrni zemër, koka lart, kurrizi drejt sepse politika e punës fiton. Ja ku jemi sot. Kjo varfëri e ambicieve na ka mbajtur pas këto 24 vite. Është një moment që të kalojmë në pasuri të ambicieve. Në 1 vit e gjysmë, ne nuk jemi ende në destinacion por nuk ka asnjë dyshim që jemi në drejtimin e duhur. 20 mijë gra kanë një pension më të lartë falë një reforme që u drejtua nga gratë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale. Sot në Shqipëri 5000 gjyshe kanë një pension social që nuk e kishin më parë. Nuk jemi në destinacion por ne jemi në drejtimin e duhur. Sot 88 mijë gra e marrin ndihmën ekonomike. Kemi patur një fond të nxitjes së punësimit që dikur punësonte 99% burra sot punëson gra”, tha Veliaj. Ai nuk ka lënë pa përmendur rivalin e tij, Halim Kosova, duke hedhur batuta për profesionin e tij. Veliaj tha se një prej arritjeve të Ministrisë që ai drejtoi ishte ehde transferimi i lejes së lindjes tek burri. “Kemi pasur një debat, që kandidati i PS nuk është gjinekolog dhe nuk ndihmon dot gratë, por ne e kemi një gjinekolog në listë, për të cilin them se është edhe më i mirë. Për herë të parë leja e lindjes mund ti transferohet një burri, kur gruaja është e suksesshme, ecën në karrierë dhe nëse një grua është e suksesshme le ti rrisë fëmijët burri.”-tha Veliaj. 
 
Nikolla: Nuk është e vështirë që një grua të merret me politikë.
Ndrësa Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla gjatë një aktivitetit ku marrin pjesë gra, kandidatet për Këshillat Bashkiake, pohoi se janë mbi 700 femra kandidate të PS-­së në gjithë vendin, dhe 12 që aspirojnë për kryetare bashkie, deklaroi se nuk është e vështirë që një grua të merret me politikë.

A e bën politika më të fortë një grua apo gratë e bëjnë një politikë më të mirë? Është aftësi e në zonjave. Më lejoni tju rrëfej një histori timen. E kam nisur aktivitetin 12 vite më parë në politikë. Sot po e them troç se nuk është e vështirë të bësh politike për një grua, nuk është as e lehtë, por është shumë bukur. Sot në gjithë vendin janë mbi 700 gra kandidate për partinë socialiste, dhe 12 gra për kandidatet për Bashkinë. Secila prej nesh është zëri jonë. Secila prej nesh duhet të shkojë derë më derë e të flas me njerëzit që të bindni që të votojnë për PS­në. Ju jeni vajza të dy prindërve, gra të dikujt dhe nëna të fëmijëve tuaj.”- pohoi Nikolla.

Nga ana tjetër, Nikolla theksoi se ‘ashtu siç kryeministri Rama ktheu Shqipërinë në drejtimin e duhur, ashtu mund ta ktheni dhe ju bashkinë në drejtimin e duhur’.

Le të marrim përsipër të sjellim sa më shumë vota për Partinë Socialiste. Sot, PS ka në qeveri 6 ministre, dhe 7 së bashku me ministren e Integrimit. Në 2007 PS pa kontributit tim në këtë parti më besoj garën për të kandidaturën për njësinë bashkiake nr.1 në Tiranë. Disa më qan hallin se nuk do e fitojë garën. Por besova tek vetja. Shtrëngoja duart çdo ditë dhe i numëroja, e llogarisja sa kisha shtrënguar. PS është fuqia e rritjes sonë, fuqia më e mirë.”, tha Nikolla.


Xhaçka: Fuqia e grave është një e padiskutueshme
Ndërsa deputetja e Partisë Socialiste deklaroi se fuqia e grave është e padiskutueshme duke shtuar se sot gratë kanë një mundësi të votojnë Partinë Socialiste.

Gra që shërbejnë si shembu suksesi për shumë të tjera që aspirojnë politikën më njerëzore dhe më të aksesueshme. Jo, asgjë nuk është koiçidencë dhe nuk është merita e një njeriu të vetëm. Po kryeministri padiskutim ka një kontribut të paçmuar në fuqizimin e grave në vizionin dhe punët e bëra mirë. Ajo që dua të theksoj sot është se gratë kanë shumë mundësi të votojnë PS. Ju uroj suksese të gjithave ju që merrni pjesë në Këshillin Bashkiak.”-tha Xhaçka.

Nga ana tjetër, ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli theksoi se “Nëse nuk do i jepeshin shansi grave, atëherë do u hiqej mundësia dhe talenti për të bërë diçka të mirë. Ne nuk mund ta humbim këtë shans.”

Një tjetër zë i fuqishëm i gruas për Partinë Socialiste, Arta Dade tha se tashmë 50 për qind e Këshillave Bashkiak aspirojnë të zihen nga gratë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët