Rama: Kemi Plan të ri Kombëtar
në luftën kundër kanabisit

Rama: Kemi Plan të ri Kombëtar<br />në luftën kundër kanabisit
TIRANE-Qeveria ka një plan të ri kombëtar në luftën kundër kanabisit, e cila ka filluar të zbatohet tashmë.

Në një takim me drejtuesit e Policisë, Prokurorisë së Përgjithshme e SHISH, kryeministri Edi Rama foli për strategjinë e re që ka në thelb edhe futjen në një fazë të re marrëdhënien ndërinstitucionale për ti dhënë një goditjen përfundimtare drogës.

Duke theksuar se Plan i Ri Kombëtar në luftën antikanabis do të shndërrojë vitin 2017,si vit të triumfit të shtetit mbi fenomenin 25 vjeçar të kultivimit të lëndës narkotike, Rama solli detaje sesi do të realizohet.

Tashmë përveç Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, SHISH e Prokurorisë, në luftën kundër kanabisit do të angazhohen edhe një sërë institucionesh të tjera.

Kemi një Plan të ri Kombëtar për të finalizuar luftën kundër kanabisit. Një plan veprimi që synon futjen në një fazë të re dhe nxitjen institucionale në bashkëpunim. Plan transparent ku cdo institucion, jo vetëm ka kontribuar por do të marrë pjesën e vet të përgjegjësisë ashtu sikundër dhe partnerët tanë ndërkombëtarë do të marrin pjesën e tyre të përgjegjësisë. Në fund të vitit do realizojmë një triumf të shtetit mbi këtë fenomen, i cili mund të mos zhduket komplet, por do minimizohet totalisht. Kemi treguar kapacitet maksimal në veprimin me partnerët dhe institucionet ligjzbatuese dhe kemi informacion maksimal se ku dhe si zhvillohet ky fenomen".

Kryeministri tha se ka Policia ka të fotografuar tashmë çdo zonë ku mbillet e mund të mbillet kanabis dhe për këtë ka caktuar personat përgjegjës. Sipas Ramës, ‘personat përgjegjës’ do të kenë një rol të madh që do u kushtojë dhe ‘kokën’ nëse bëhen palë me trafikantët e kultivuesit.

Sot kemi një plan të qartë të parcelave dhe hartave të fotografuara gjatë viteve. Çdo parcelë do të ketë persona përgjegjës, nga komuniteti, ku dhe SHISH do të luajë rolin e vet. Dhe personat përgjegjës do përgjigjen në kohë reale, për çfarë ndodh për parcelat që kanë në mbikëqyrje. Policia e Shtetit dhe trupat e saj do të reagojnë për ta shkatërruar në gjënezë çdo përpjekje për lartësimin deri mbi hijen time të bimëve dhe të sistemeve të ujitjes, për shirjet e të gjitha këto dhe personat përgjegjës do të përgjigjen me kokën e tyre nëse parcelat do të vijojnë ende. Fakti që ata nuk dhanë informacion erdhi nga padijenia apo nga bashkëpunimi me kriminelët”.



Falenderime Kryeprokurorit e SHISH
Rama nuk la pa përmendur e falënderuar Prokurorin e Përgjithshëm, Shërbimet Inteligjente me në krye Visho Ajazi Likën lidhur me përpjekjet në luftën antikanabis.
Edhe në këtë Plan të ri Kombëtar, Policia e shtetit do të ketë në krah Prokurorinë, shërbimet inteligjente dhe drejtues të pushtetit vendor. Falenderoj Prokurorin e Përgjithshëm dhe drejtorin e Shërbimit Informativ që janë këtu dhe pas një pune të përbashkët për të hartuar një plan të ri kombëtar për luftën kundër kanabisit".

Madje Rama u ndal dhe tek godina ku ishin mbledhur duke nënvizuar se për cfarë shërbente godina 3 vite më parë.
"Ishte vetëm para 3 vjetësh kur në këtë godinë formuloheshin komunikata sekrete për publikun dhe median, sot jemi krejt ndryshe”­.

Një falënderim për kryeprokurorin e përgjthshëm Adriatik Llalla e dha më herët në fjalën e tij dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Tahiri: Viti 2017 do i japë fund kanabisit në vend
“E lufton kanabisin, luftohesh me akuza. Mos duhet të flija gjumë si parardhësi im? Jo, luftën me kanabisin do e çoj deri në fund. Viti 2017 do të jetë vit i triumfit”.

Kjo ishte një pjesë e fjalës së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri sot gjatë një konferencë me temë, “Strategjia e luftës antikanabis”. Në konferencë marrin pjesë, kryeministri Edi Rama dhe drejtues të Policisë së Shtetit.

Ministri i Brendshëm, u shpreh se pavarësisht akuzave ndaj policisë së shtetit, kjo nuk do i ndalojë ata të çojnë deri në fund luftën kundër kanabisit.
 
''Sot ata që na lanë në këtë gjendje, në vend që të flasin ku përbaltin punën e policisë, do ishte më mirë të paktën të ulnin kokën dhe të mos flisni. Por kjo ne nuk na ndalë. Luftën me kanabisin ne pa diskutim do e fitojmë. Këtë vit do e fitojmë në çdo centimetër të Shqipërisë. Unë nuk jam i kenaqur mesa kemi bërë sot, por fuqia do të mbetet këtu, ne do të punojmë më shumë'',-u shpreh Tahiri.

Fjala e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri 

Prej një jave Policia ka nisur një aksion masiv për kontrollin e territorit. Qëllimi është që të ndalohet mbjellja e kanabisin që në gjenezë, pra të mos lejohet mbjellja e farave dhe më pas hedhja e tyre në parcela.

VIDEO/Takimi për Planin e ri Kombëtar në luftën kundër kanabisit
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë