Rama: Kërcënim serioz nga
zjarret, kapacitetet janë të ulëta

Rama: Kërcënim serioz nga<br />zjarret, kapacitetet janë të ulëta
Kryeministri Edi Rama deklaron se kërcënimi është serioz nga vatrat e zjarrit që kanë përfshirë vendin në javët e fundit.
 
Shefi i qeverisë shprehet se kapacitetet mbeten të ulëta për të përballuar zjarret, por aksionet vijojnë.
 
Rama paralajmëron se situata do të jetë e vështirë edhe për ditët në vijim, pasi vala e të nxehtit të jashtëzakonshëm do të jetë prezente në territorin tonë.
 
Për përballmin e situatës janë angazhuar deri më sot 8261 vajza e djem nga Emergjencat Civile, Forcat Zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, stafet e bashkive si edhe vullnetarë, të mbështetur me 973 mjete tokësore dhe 5 mjete ajrore (2 helikopterë dhe 3 avionë).

Situata mbetet e vështirë edhe për ditët në vijim që vala e të nxehtit të jashtëzakonshëm do të jetë prezente në territorin tonë.
 
S'ka dyshim se kapacitetet tona mbeten të ulëta përballë këtij kërcënimi kaq serioz dhe në katër vitet e ardhshme do të përpiqemi seriozisht për rritjen e këtyre kapaciteteve.

Nga 280 vatrat e zjarrit në të cilat ka qenë e nevojshme ndërhyrja e strukturave shtetërore, sot janë aktive vetëm 8 prej tyre
” shprehet Rama.
 
Sipas tij, i gjithë Mesdheu është përfshirë nga një situatë e paprecedentë zjarresh, ndërsa shteti shqiptar është në krye të detyrës për t’i bërë ballë.
 
Emergjencat Civile: 11 vatra zjarri në 24 orë
Rreth 11 vatra zjarri janë shënuar  gjatë 24 orëve të fundit në disa qarqe të vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 133 punonjës zjarrfikës, 18 automjete zjarrfikëse, 162 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra vullnetarë punonjës të Pyjores dhe të bashkive etj, të mbështetur nga helikopterë dhe 2 avionë të ardhur nga Greqia.

[gallery]23442[/gallery]
 STATUSI I EDI RAMES

SHTETI NË KRYE TË DETYRËS
Vijojnë aksionet për vënien nën kontroll dhe shuarjen e vatrave të zjarreve në këto ditë temperaturash ekstreme, të cilat kanë ndikuar rëndshëm në një situatë të paprecedentë zjarresh në mbarë mesdheun.
 
Për përballmin e situatës janë angazhuar deri më sot 8261 vajza e djem nga Emergjencat Civile, Forcat Zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, stafet e bashkive si edhe vullnetarë, të mbështetur me 973 mjete tokësore dhe 5 mjete ajrore (2 helikopterë dhe 3 avionë). Situata mbetet e vështirë edhe për ditët në vijim që vala e të nxehtit të jashtëzakonshëm do të jetë prezente në territorin tonë.
 
S'ka dyshim se kapacitetet tona mbeten të ulëta përballë këtij kërcënimi kaq serioz dhe në katër vitet e ardhshme do të përpiqemi seriozisht për rritjen e këtyre kapaciteteve. Sidoqoftë, faktet flasin vetë qoftë për punën kolosale që është bërë në kushte tejet sfiduese, qoftë për kujet e krismat digjitale të atyre që duhet të japin llogari e jo të kërkojnë llogari.
 
 Nga 280 vatrat e zjarrit në të cilat ka qenë e nevojshme ndërhyrja e strukturave shtetërore, sot janë aktive vetëm 8 prej tyre dhe ky numër pritet të ulet në orët në vijim falë gatishmërisë maksimale, koordinimit të plotë dhe bashkëpunimit të lartë mes institucioneve vendore e qendrore.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie