Rama kërkon falje, kursi
i ri: “Gabimet i ka PS, jo Saliu”

Rama kërkon falje, kursi<br />i ri: “Gabimet i ka PS, jo Saliu”
TIRANE- Lideri socialist, Edi Rama dy ditë para mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, e cila do të zgjedhë kryesinë e PS dhe sekretariatin e partisë ka udhëtuar drejt qarkut të Kuksit dhe Lezhës ku është takuar me strukturat e partisë. Duke qënë se në qarkun e Lezhës, kanë qënë historike përplasjet brenda strukturave vendore, por dhe hatërmbetjet dhe keqkuptimet, kryetari i PS ka bërë thirrje për bashkim të të gjithë aktorëve dhe faktorëve në këtë qark si dhedhe ka përcjellë diskutimet për programin e partisë, në mënyrë që të detajohet për të garantuar fitoren në zgjedhjet e vitit 2013.

Kështu në mënyrë konkrete, kryetari Rama, në dy qarqet veriore ka bërë thirrje që të lihen mënjanë thashethemet, keqkuptimet dhe hatërmbetjet dhe të organizohen për  fitoren në 2013, duke qënë vetëm solidarë dhe në mbështetje të njeri tjetrit për të përcjellë te qytetarët alternativën e zhvillimit.  Pasi për të armiku kryesor i PS është vetë Partia Socialiste dhe jo Sali Berisha, që është kundërshtari normal politik. Gjatë takimit me strukturat e PS në qarkun e Lezhës, duke iu referuar fitores së madhe në Bashkinë e Laçit, kreu socialist Rama tha se “Fitorja në Laç ka krijuar shembullin se nëse PS maksimalizon fuqitë fiton në çdo kilometër katror të Shqipërisë. Ku krijohen kushtet e bashkërendimit të energjive, PS fiton. Kundërshtari realisht më i rrezikshëm i PS është vetë Partia Socialiste. As Saliu dhe askush tjetër”. Ne referimin e tij Rama u ka kërkuar anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj force politike që të bashkohen dhe të organizohen më fuqishëm, kjo si një nga mënyrat e vetme për të ndalur keqqeverisjen aktuale, për të sjellë një frymë të re për zhvillimin e vendit.

"Aksioni i përçimit të programit të ri kudo dhe të krijimit të asaj fryme të re që sëbashku po përgatisim dhe do të arrijmë. Të vendosim një piketë të re të rrugëtimit tonë të përbashkët", ka qënë deklarata e djeshme e Ramës në Lezhë. Sipas tij, jehona që ka krijuar kongresi ka bërë që të ndjehet në tërë Shqipërinë me interesimin e njerëzve për programin dhe tezat kryesore të tij që bëjnë një dallim të qartë me qeverinë dhe që afrojnë për njerëzit një alternativë të qartë dhe të re.

"Por nga ana tjetër, sado i mirë dhe tërheqës të jetë programi, suksesi i tij do të jetë i kushtëzuar nga sa e mirë dhe tërheqëse është partia, në kuptimin e raportit me njerëzit dhe marrëdhëniet në territor, në lidhje me besimin që partia jep te njerëzit. Duhen korigjuar gabimet dhe zgjidhur një sërë problemesh. Lezha si qark dhe rreth ka mundësi të japë më shumë", nënvizoi Rama. Për të cilin, në PS duhet të marrë fund njëherë e mirë hatërmbetja dhe keqkuptimet për probleme të vogla dhe të shihet hapi final, ai i fitores së zgjedhjeve, pasi fitojnë të gjithë, socialistët dhe qytetarët shqiptarë.

Ai ka këmbëngulur që hatërmbetjet të jenë të përjashtuara sidomos në zonat ku PS dhe ka humbur, duke kërkuar nga parti sa më solidare, një kërkesë që është bërë me shumë ngulm në këtë takim me strukturat në qarkun e Lezhës, për të shuar njëherë e mirë dhe ato mosmarrëveshje që kanë qënë dhe janë në PS e këtij qarku.

Njëherësh Rama ka bërë thirrje që secili të bëjë reflektimin e vet dhe të kuptojë se është shumë e rëndësishme që PS të bëhet forca udhëheqëse për njerëzit. "Secili të bëjë reflektimin e vet dhe të kuptojë se është shumë e rëndësishme që PS të bëhet forca udhëheqëse për njerëzit. Votat janë kudo, në çdo rrugë, në çdo hyrje, në çdo oborr, vetëm se duhet ti marrim. Fitorja jonë nuk varet nga askush tjetër, vetëm nga ne. Baza e organizimit është shpirti", tha Rama. Për të cilin, socialistët këtej e tutje duhet të merren më shumë me organizimin e vetë partisë, se sa të merren me kundërshtarin.

Mësohet se nga kryesocialisti, gjatë takimit të zhvilluar në Kukës është kërkuar më shumë angazhim për rikthimin e besimit të elektoratit të kesaj zone tek Partia Socialiste. Duke iu referuar asamblesë së fundit të PS, Rama tha se kjo forcë politike vijon të jetë e hapur për të larguarit për motive të ndryshme, por që kanë pasur kontribut më herët. Në këtë këndvështrim, kreu socialist ka kërkuar një unifikim të të gjithë qëndrimeve në PS, për të qënë solidarë dhe për të lënë mënjanë thashathemnajën dhe përplasjet me njëri tjetrin, që të shënojnë një rezultat të lartë në zgjedhjet e 2013-tës. "Thashethemi në Shqipëri është interneti më i shpejtë në botë", ka qënë deklarata e Ramës, me të cilën ka sintetizuar tërë debatet e brendshme që shfaqen brenda partisë që drejton.

(Lajmi është publikuar sot në gazetën "Shqiptarja.com")

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?