Rama: Këtë vit do t'i vendosim
kapakun historisë së kanabisit

Rama: Këtë vit do t'i vendosim<br />kapakun historisë së kanabisit
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mbledhjen e grupit operacional kundër kanabisit se këtë vit do t’i japim fund historisë së kultivimit për t’i hequr njëherë e përgjithmonë njollën e zezë Shqipërisë.
  
Sipas kryeministrit, të dhënat janë inkurajuese, pasi paraqesin një situate të përmbysur nga pikëpamja e hartës së kultivimit në krahasim me vitet e kaluara.
 
2017 ta bëjmë vitin e vendosjes së kapakut të kësaj historie. Jemi bashkë në një operacion vendimtar për t’i dhënë fund historisë së kanabisit. Të gjitha të dhënat janë inkurajuese, ashtu sikur u paraqit jemi para një situate të përmbysur nga pikëpamja e hartës së kultivimit.
 
Baza e planit në luftën kundër kanabisit është solide dhe zbatimi i kësaj baze në letër është një shembull i qartë nëse vazhdohet me këtë ritëm dhe me këtë vëzhgim.
  
Patjetër që është një luftë e cila nuk mbyllet njëlloj si historia e një sëmundje pas operacioni, por ne jemi të vendosur ta fshijmë njollën që i ka mbetur Shqipërisë nga kjo histori dhe pastaj të luftojmë fenomenin në nivele të vogla në zona të thella.
 
Ne bashkë me Italinë do ta kthejmë në histori suksesi këtë operacion. Të vazhdohet intensivisht pa bërë asnjë lloj lëshimi në luftën kundër kanabisit.
  
Besoj që takimet periodike janë të rëndësishme, kështu sikur është filluar ta çojmë deri në fund. Policia e shtetit ka marrë goditje nga aktorë dhe faktorë politikë apo mediatike
”, deklaroi Rama në fjalën e tij. 

Demiraj s'merr pjesë
Në këtë takim ka munguar ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj, i cili nga ana tjetër ka monitoruar territorin nga ajri me helikopterin e Policisë së Shtetit.

Ministri Demiraj ka konstatuar se në Shqipëri nuk ka më parcela me kanabis.  

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur