Rama: Kishte të drejtë Ngjela, Berisha
s'di si matet tavolina, Jozefina në avion

Rama: Kishte të drejtë Ngjela, Berisha<br />s'di si matet tavolina, Jozefina në avion
Ashtu si cdo seancë edhe sot në Kuvend nuk munguan batutat mes palëve.
 
Gjatë fjalës që Rama po mbante në foltore për biznesmenin e dhunuar edhe për ligjin e plehrave, Topalli nga salla i ka kujtuar avionin që u rrëzua në Ishëm para një jave.
 
Kryeministri nuk ka vonuar përgjigjen për Topallin kur i thënë se "Ty Jozefinë të ka mbetur mendja te avioni, pasi ke qenë gjatë gjithë kohës në avion, turist politik 10 vite kur ishe aty lart".
 
Nuk munguan thumbimet edhe batutat edhe për ish-kryeministrin, pasi gjatë replikave nga vendi të Berishës, Rama i ka kujtuar ironinë  e Sparta Ngjelës.
 
"Kishte të drejtë avokat Ngjela kur thoshte ti thoje Salit për të matur tavolinën nuk e dinte nga ishte gjatësia nga gjerësia".
 
Debati ka qenë i nxehtë edhe për kanabisin. Rama e cilësoi Berishën si Pablo Eskobarin.
 
"Më dukesh si Pablo Eskobari, që i bënte thirrje botës për të mbrojtur familjes e tij, para se të përfundonte në duart e policisë" tha Rama.

Situata në sallë është tensionuar nga deklaratat e  ish-deputetit socialist, Asllan Dogjani, por Rama me ironi iu përgjigj akuzave të tij duke thënë se nuk e kuptoj se nuk artikulohet, më vjen në formë zhurme.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia