Rama: Koalicioni PS-LSI ka bërë
reforma që s'janë bërë në 20 vite

Rama: Koalicioni PS-LSI ka bërë<br />reforma që s'janë bërë në 20 vite
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se koalicioni PS- LSI ka ndërmarrë reforma që nuk janë bërë për 20 vite. Në një intervistë për TVSH kryeministri deklaroi se shumë shpejt do të ulemi për zgjedhjet e ardhshme.

Ka shumë kritika, rezerva, ankesa, në rutinën e përditshmë për funksionimin e koalicionit, etj-etj. Por nëse do të merrnim pak distancë dhe do të shikonim të gjithë panoramën e këtyre tre viteve të para të bashkëpunimit tonë, do të shikonim që ky koalicion dhe kjo shumicë qeverisëse ka bërë reforma që nuk janë bërë për 20 e kusur vite dhe ka siguruar ecjen hap pas hapi në këtë rrugë reformash me probleme minimale, në kuptimin e kompaktësisë. Dhe kjo është një gjë shumë e madhe. Pra, ka shumë gjëra për të përmirësuar në funksionimin e përditshëm të koalicionit, por ka një gjë të rëndësishmë për të vlerësuar për këtë koalicion, që është kapacitetit për te garantuar një program serioz reformash shumë të thella qe hap pas hapi do na japin rezultate të dëshiruara dhe do e bëjnë koalicionin të vlerësohet pozitivisht përtej problematikave që, sigurisht janë e kërkojnë adresim”, deklaroi Kryeministri Rama.

Rama deklaroi se shumë shpejt do të ulët për të diskutuar në lidhje me zgjedhjet e ardhshme.

Përsa i përket mandatit të ardhshëm, unë e kam thënë e do e përsëris që është koha dhe shumë shpejt ne do të ulemi për të diskutuar në mënyrë të hapur, gjithmonë në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhur me bilancin e deritanishëm, lidhur me sfidat e kësaj faze të fundit të mandatit dhe lidhur me zgjedhjet e ardhshme për të patur qartësi të plotë, jo vetëm mes nesh, por dhe me publikun mbi ecurinë e mëtejshme, për të mos konusmuar energjitë e njerëzve me gjëagjëza që mund t’iu vlejnë vetëm atyreve që jetojnë përditë me krijimtarinë e botës së informacionit, por nuk u vlejnë të tjerëve”, deklaroi Rama


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion