Rama: Koalicionin e bëjmë me
qytetarët, do jenë pjesë aktive

Rama: Koalicionin e bëjmë me<br />qytetarët, do jenë pjesë aktive
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë një dëgjesë me banorët e Vaqarrit, në periferi të Tiranës, ku ka prezantuar platformën qeverisëse "Për Shqipërinë që duam".  

Rama foli për një koalicion të madh të PS me qytetarët, të cilët, tha ai, do jenë pjesë aktive, ndërsa kërkoi që të asistojnë në përmirësimin e qeverisjes së vendit katër vitet e ardhshme.   

"Të mos lëmë asnjë ditë të këtij mandati të ri pa bërë një hap përpara. 

Po ndërtojmë bazën e një koalicioni të madh që do të jetë fuqia e domosdoshme për sfidat shumë të mëdha që kemi përpara. Koalicion i madh mes PS dhe njerëzve të zakonshëm, të cilët duam t’i bëjmë pjesë aktive të qeverisjes.

Kjo për shkak të të shkuarës, por edhe pse është e re, tingëllon si një mënyrë për të komunikuar dhe për të thënë që ne jemi me njerëzit dhe kaq.

Por nuk është kaq, sepse unë besoj shumë se edhe falë teknologjisë së re, përdorimit masiv të internetit, të krijomë bashkëqeverisje reale ku çdo individ që do të jetë pjesë e një trupe të madhe, ministra, deputetë dhe drejtues të PS që do të qeverisë e vetme vendin pa koalicion me parti të tjera dhe vetë njerëzve të jetë trupë që komunikon në kohë reale për problemet, nismat e ndryshme të qeverisë”
- tha Rama. 

Kreu i qeverisë e vuri theksin gjithashtu te reforma në administratën publike, e cila sipas tij, 4 vitet e ardhshme nuk do jetë në dorë të partive politike, por në shërbim të qytetarëve. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli