Rama: Komisionet e vetingut janë
gati, shpejt rezultate konkrete

Rama: Komisionet e vetingut janë<br />gati, shpejt rezultate konkrete<br>
Kryeministri Rama me anë të komunikimit javor në facebook ka thënë se, dua ti siguroj qytetarët, pavarësisht zhurmës dhe pengesave të ngritura qëllimisht, ne nuk e kemi harruar dhe lënë pas dore asnjëherë punën për të cilën jemi zgjedhur. Javën që u mbyll, komisioni evropian na vlerësoj në një raport të vetin për rritjen më të shpejt të ekonomisë në rajon.

Për konsolidimin e financave publike, dhe për uljen e borxhit publik. Banka e Shqipërisë nga ana e saj ka vlerësuar që indeksi i besimit të operatorëve ekonomik, ndërmarrjes dhe konsumatorit është rritur mbi nivelin mesatar në dhjetë vitet të fundit. Të dhënat e eksporteve kanë shënuar rritje inkurajuese, prej 10 %.

Edi Rama përmendi rritjen e importit të makinerive, dhe pajisjeve, çka tregon se po vazhdojnë të rriten investimet prodhuese, sjellin punësim real. Në luftën kundër informalitetit gjtatë tetorit është shënuar rritje e xhiros me 24 %, ndërsa kupona të lëshuar me 23%, të gjitha këto janë lajme të mira. Natyrisht më motivojnë të punoj më shumë.

Padyshim nuk na mjaftojnë, kemi për të bërë shumë në infrastukturë, në turizm po ashtu në luftën me krimin dhe korrupsionin, nuk ka kohë për të humbur me llafe politike.

Ndërsa ka theksuar se do të vijojmë që të punojmë së bashku për rrugën evropiane.Kryeministri Rama tha se  shumë shpejtë do të jepen rezultate e para të vetingut, pasi komisionet e vetingut  janë ulë dhe shpresojë që shumë shpejt të kemi rezultate konkrete. 

Deklarata e Kryeministrit Rama në Facebook

"Sot dua tu siguroj, pavarësisht zhurmës dhe pengesave të ngritura qëllimisht, ne nuk e kemi harruar dhe lënë pas dore asnjëherë punën për të cilën jemi zgjidhur. Javën që u mbyll, komisioni evropian na vlerësoj në një raport të vetin për rritjen më të shpejt të ekonomisë në rajon."

Për konsolidimin e financave publike, dhe për uljen e borxhit publik. Banka e Shqipërisë nga ana e saj ka vlerësuar që indeksi i besimit të operatorëve ekonomik, ndërmarrjes dhe konsumatorit është rritur mbi nivelin mesatar në dhjetë vitet të fundit. Të dhënat e eksporteve kanë shënuar rritje shumë inkurajuese, prej 10%.

Kemi shënuar rritje të importit të makinerive, dhe pajisjeve, çka tregon se po vazhdojnë të rriten investimet prodhuese, sjellin punësim real. Në luftën kundër informalitetit gjtatë tetorit është shënuar rritje e xhiros me 24 %, ndërsa kupona të lëshuar me 23%, të gjitha këto janë lajme të mira. Natyrisht më motivojnë të punoj më shumë. Padyshim nuk na mjaftojnë, kemi për të bërë shumë në infrastukturë, në turizm po ashtu në luftën me krimin dhe korrupsionin, nuk ka kohë për të humbur me llafe politike.

Në këto katër vite shqipëria duhet të jetë më afër Bashkimit Evropian se sa është sot, do të jetë përgjegjësia ime nuk më tremb, më nxit të bëj çdo ditë më shumë. Do punoj çdo minutë për të arritur këtë qëllim kombëtarë. 

I kam lutur kundërshtarët e mi për një pakt, për interesat kombëtare, kam marrë si përgjigje kundërshtime dhe mallkime pa hesap dhe akuza pa kufij.

Kjo tregon se ata që drejtojnë opozitën nuk kanë vizion, as ide të rëndësishme për ti ofruar Shqipërisë. Fatkeqshisht nuk kanë forcë morale të vendosin Shqipërinë mbi interesat e tyre të vajtueshme. Keq ardhje e thellë për ata, ne e kemi marrë përgjegjësinë e plotë për të bërë gjënë e duhur, do ta mbajmë këtë përgjegjësi.

Ne duam që sa më shumë njerëz të zakonshëm të marrin përgjegjësinë e tyre, duke u bërë pjesë e koalicionit tonë me ta, në rrugën drejtë Bashkimit Evropian, për Shqipërinë që duam me shtet punë dhe mirëqenie.

Nuk ka ne ose ju, qeveri lartë dhe njerëzit poshtë, por bashkëqeverisje me njerëzit të barabartë. Aplikacioni shqipëria që duam, duke e shkarkuar, do e keni qeverinë në xhep, fjala juaj do të dëgjohet në kohë reale, shkarkoheni aplikacionin, idetë tuaja do të vlerësohen me të gjithë respektin që meritoj. Ju do të ndiheni njesh me qeverinë tuaj.


Edhe komisionet e vetingut, janë ulur në zyrat e tyre, dhe kamë bindjen se shumë shpejt do të tregojnë rezultatet e para konkrete, është një hap përpara drejtë Bashkimit Europian, dhe për shqipërinë që duam me shtet punë dhe mirëqenie.

"Siç qëndruam të vendosur së bashku dhe zbapësëm çdo orvatje për ta vrarë reformën në drejtësi bashkë me vetingun në drejtësi për dy vjet me radhë , do të mbështesim me të gjithë energjinë patriotike politike dhe morale jetësimin e aspiratës kombëtare për drejtësi në këtë vend." 

"Asnjë hap nuk është i lehtë por ndjenja e përgjegjësisë është shumë e madhe ndaj njerëzve që na besuar, asgjë nuk do na ndaloj dot, së bashku në koalicionin e madh me ju do të bëjmë të mundur shumë gjera shumë, që deri më sot koalicionet partiake i kanë penguar" , shprehet kryeministri Edi Rama.

Redaksia Online
N.M, Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë