TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka shkruar në profilin e tij në Twitter ku ka komentuar pjesëmarrjen e Kosovës si vëzhguese në asamblenë e NATO-s, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në perspektivën evropiane të shqiptarëve në rajon.
 
“Kosova vezhguese në Asamblenë e NATO-s një tjetër perspektivë e re dhe e shkëlqyer për shqiptarët në rajon.” shkruan Rama në Twitter.
 
Asambleja Parlamentare e NATO-së i ka dhënë dritën jeshile Parlamentit të Kosovës një ditë më parë, për të qenë vëzhguese e punëve të aleancës, ndërsa Rusia u përjashtua nga ky organ.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)