TIRANE- Kryeministri Edi Rama vlerëson ecurinë e procesit të Maturës Shtetërore 2014, ndërsa përshëndet edhe punën e Ministres së Arsimit Lindita Nikolla, të zëvendësministres Nora Malaj dhe ndihmësve të tyre. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë thekson se në sajë të vullnetit dhe bashkëpunimit në kuadër të Maturës Shtetërore, “Ministria e Arsimit po ecën në rrugën e sigurt drejt një historie të gjithanshme suksesi”.
 
“Krenar për Lindita Nikollën, Nora Malajn e ndihmësit e tyre, që së bashku me administratorët në terren i ndërruan faqen Maturës Shtetërore”, shkruan kryeministri Rama.
 
Ndërsa vetëm pak minuta më vonë shton “Ministria e Arsimit në rrugën e sigurt të një historie të gjithanshme suksesi falë lidershipit vullnetfortë e dialogues të Lindita Nikollës”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)