Rama: Krime ka dhe në Gjermani
Basha: Tek ne i lidhur me qeverinë

Rama: Krime ka dhe në Gjermani<br />Basha: Tek ne i lidhur me qeverinë
Kryeministri Rama akuzoi opozitën se po baltos punën e policisë. Lidhur me krimet e fundit në vend, kreu i qeverisë deklaroi se ato ndodhin dhe në Gjermani që është vendi më i sigurt në Europë.
 
“Sigurisht që ndodhin krime, kur nuk ndodhin krime. Natën e vitit të ri, në vendin më të sigurt të Europës u deklaruan mbi 60 vajza dhe gra të përdhunuara për të mos folur për plot e plot raste të tjera. Është gjëja më e lehtë, është dhe gjëja më e turpshme dhe gjëja më mendjelehtë që pas çdo krimi që ndodh të baltosësh Policinë e Shtetit sepse njerëzit nuk janë aq mendje lehtë sa për fat të keq politika i ka kujtuar gjithë këto vite dhe njerëzit e dinë shumë mirë tani ta bëjnë dallimin dhe prandaj sot Policia e Shtetit ka ende shumë për të bërë por po bëhet shtet, se ka ende shumë për të përmirësuar por padyshim nuk ka të krahasur me dy vjet e gjysmë më parë,” tha Rama.
 
Por pas kësaj deklerate, ka reaguar kreu i opozitës Lulzim Basha, duke thënë se krahasimi i krimit në Shqipëri me ngjarjt në Gjermani nga Rama, janë perversitet i skajshëm.

“Thirrja në ndihmë e ngjarjeve në Gjermani për të justifikuar krimet e tmerrshme në Shqipëri, është perversitet i skajshëm. Krimi në vendin tonë është unik, i pakrahasueshëm, sepse kryeministri e ministri i Brendshëm janë kërthizëlidhur me bandat, me Shullazët me Habilajt me Hakmarrjen për Drejtësi,” shkruan Basha në një deklaratë të shpërndarë për mediat.

Sipas tij, PD nuk fajëson policinë, por kërkon  shkëputjen e  lidhjeve të krimit me qeverinë.

“Partia Demokratike për asnë rast nuk fajëson policinë, burrat dhe gratë me integritet që gjenden në detyrë, dhe as nuk pretendojmë në një shoqëri idilike pa konflikte e tension. Ajo çfarë duam është të ndalet burimi kryesor i ekzekutimeve, gjobvënies, grabitjeve dhe i pasigurise, që është lidhja e krimit me qeverinë. Nuk ka fatkeqësi më të madhe për një vend se kur kryeministri dhe ministri i Brendshëm bashkëqeverisin me banda kriminale,” shprehet Basha.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois