Rama: Krimi bleu qeverinë
Berisha gënjen për papunësinë
Kryetari i PS, Edi Rama në mbledhjen e grupit kuvendor ka publikuar dokumentin zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sipas të cilit numri i krahut të punës në vendin tonë është disa herë më i lartë se të punësuarit realë. Gjithashtu, Rama e ka cilësuar si të patolerueshme gjendjen e kriminalitetit në vend dhe për këtë ka bërë përgjegjëse qeverinë dhe lidhjet e saj me kriminelët dhe botën e krimit.
TIRANË – Kryetari i PS, Edi Rama në mbledhjen e grupit kuvendor ka publikuar dokumentin zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sipas të cilit numri i krahut të punës në vendin tonë është disa herë më i lartë se të punësuarit realë.
Në tabelën që mban datën 3 shkurt 2012, Rama tha se konfirmohet se kryeministri Berisha gënjen rëndë shqiptarët kur flet për rritjë të punësimmit.
“Sot Shqipëria, sipas BSH ka nivelin më të ulët të punësimit që nga viti 2001.
I them kryeministrit në emër të së vërtetës: Turp për qeverinë që ka dështuar në punësim, Turp për kryeministrin që gënjen shqiptarët, turp për Saliun që në vend të pranojë dështimin I turret opozitës. Janë 1 milion të papunë se qeveria është e paaftë, e paditur dhe e korruptuar.
Sipas të dhënave të publikuara nga Rama në Shqipëri forcat e punës janë 2 milion e 166 mijë ndërsa të punësuarit janë 917 mijë.
KRIMIRama e ka cilësuar si të patolerueshme gjendjen e kriminalitetin në vend dhe për këtë ka bërë përgjegjëse qeverinë dhe lidhjet e saj me kriminelët dhe botën e krimit.
“Sot jetojmë në jnë vend që tronditet nga vrasjet e eksplozivët. Vret vetë shteti me armë zjarri dhe Berisha i quan vrasësit heronj dhe godet pjesën tjetër me në krye kryeprokuroren. Në krye të policisë qëndrojnë xhakajdurë me imunitet kryeministror. Ata kontrollojën me radio dore rrugët e drogës. Papunësia e të rinjve, më e rënda nuk shqyhet me shqyerjen e dyerve të universiteteve publike dhe as me kërputhëzimin e privatëve”, tha Rama.
Ai bëri të ditur se ditën e premte PS në tryezën për rendin do të paraqesë shifra alarmante të papublikuara më parë për krimin në Shqipëri.
“Në vend mungon shteti, ai është kthyer në sundimin me përdhunë Shqipërinë. Programi ynë pret rrënjët që ushqejnë krimin. Luftë ndaj tij qysh ditën e parë të qeverisjes tonë. Do çojmë në Kuvend masat urgjent për situatën e patolerueshme. Krimi po merr terren dhe kriminelët po fitojnë superioritet ndaj shtetit. Vrasësit kanë vrarë frikën nga ligji dhe gjykatat që i kanë gjynjëzuar me para”, tha Rama.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4314
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56