Rama: Krimi i organizuar dhe
gjykatat i gllabëruan pronat

Rama: Krimi i organizuar dhe<br />gjykatat i gllabëruan pronat
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ndërsa prezantoi ligjin e ri për pronat, u tregua më shumë se i ashpër më atë që është bërë për 25 vjet me radhë më këtë plagë të shqiptarëve.

“Nidhur me këtë çështje me rëndësi historike dhe kombëtare na duhet një partneritet serioz me të gjitha hrupet e interesit dhe një vijë e prerë ndarëse midis logjikës dhe absurdit”, tha Rama.

Pikësëpari sipas kryeministrit për këtë absurd përgjegjës është shteti.

“Historia që lidhet me pronën e historisë së re është ajo e një absurdi që lidhet me dy palë: Ajo që lidhet me individë që kanë arritur të trashëgojnë edhe amfiteatroit. Dhe ajo e një shteti që ka arritur të bëjë me pronën një çorap të paimagjinueshëm”, - tha ai

Po kush i gllabëroi pronat shqiptarëve? Rama e ka përgjigjen dhe ata janë gjykatësit. Ai ka akuzuar gjykatësit duke i cilësuar ata si banda kriminale dhe përgjegjësit kryesorë të “gllabërimit” të pronave,

"Është e nevojshme të bëhet një gjyq i madh për të gjithë këtë persona që kanë bërë një kasaphanë të madhe sidomos në sistemin e pronave. Në një sistem ku kush ka gjetur shesh ka bërë përsheshin e vet", - tha Rama. 

Rama tha se situata me pronat në Shqipëri ëshë një katraurë e vërtetë, duke shtuar se në shqipëri ka pretendentë për prona dhe kthime e kompensime, sa 2 fishi i sipërfaqes së vendit tonë. Një absurd që është zhvilluar me patos falë një bande në sistemin e drejtësisë, një bande kriminale që ka bërë një kaspahanë që i ka kthyer pronat dikujt që nuk i takon dhe i ka mohuar dikojt që i takon.
 
“Në shqipëri ka pretendentë për prona dhe kthime e kompensime sa 2 fishi i sipërfaqes së vendit tonë. Një absurd që është zhvilluar me patos falë një bande në sistemin e drejtësisë, një bandë kriminale që ka bërë një kaspahanë që i ka kthyer pronat dikujt që nuk i takon dhe i ka mohuar dikojt që i takon”, - tha Rama.

Por shefi i qeverisë mendon se banda e gjykatësve kriminale ia dhanë krimit çdo pronë, madje dhe teatrot antikë.

“Në shqipëri ka edhe kala të zaptuar me leje dhe letra njohe prone, i kanë dalë promarë edh kalave, kështjellave. Një projekt pilot tregoi se çfarë kanceri ekziston në këtë sistem. Mbivendosjet dhe konfliktet për pronat që u evidentuan në zonën e testar janë shprehja e një katrahure pa shoq. Dhe këto vazhdojnë të jenë në duart e bandave të gjykatësve me çekiç që duan të bëhen pronarë jo me ligj por me çekiç. Edhe prokuroria pasi gjykon për tituj pronësie të pa merituar nuk kërkon asgjësimin e tyre. Kjo është diçka që ne do e diskutojmë me prokurorinë dhe publikun për kthimin e pronave publikut shqiptarë. Për të vënë rregull një një zhele të krijuar  nga të gjitha anët  nga qeveria e kaluar me tituj pronësie dhënë pushtetarëve dhe atyre që kishin pushtetin deri dje e që bashkëpunuan në këtë proces", tha më tej ai

Cani: Çdo vit 5 milard lekë fond nga buxheti i shtetit
I pranishëm në aktivitetin e prezantimit të reformës Ministri i Ekonamisë, Shkëlqim Cani tha se kjo është një nga reformat më të rëndësishme të ndërmarra në 25 vitet, reformë të cilën qeveria e kaluar nuk e bëri asnjëherë por vetëm e zbvarriti gjithë procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Cani tha se çdo vit nga buxheti i shtetit do të akordohet 5 miliard lekë për financimin e fondit, shumë e cila është më e madhja e dhënë ndonjëherë.  Në lidhje me këtë fond, Cani tha se do të bëhet çdo vit një plan i veçantë për këtë fond, i cili do të paraqitet në kuvend.

“Do Krijojmë fonde financimi dhe kompensimi të pronave
Në buxhetin e shtetit do të ketë një buxhet çdo vit për pronarët e shpronësuar. Do të krijohet fondi financiar i kompensimit dhe përcaktimi i të gjithë hapave se për çfarë bëhet fjalë.Transparenca për përdorimin e fondit do të paraqitet në kuvend. Do të bëhet çdo vit një raportim i veçantë në buxhet.
Kontributi vjetorë i buxhetit të shtetit për financimin e fondit  do të jetë 5 miliard lekë. Më e madhja e dhënë ndonjëherë. 
Kjo është gjëja më e mirë e mundshme për të mbylluar këtë proces 25 vjeçar
”, - tha Cani . 



Naço: Zgjidhje e problemit kërkon një pakt ku secili duhet të lëshojë diçka nga vetja

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço tha se qeveria Rama ka bërë shumë reforma për zbatimin e një reforme të drejtë dhe kthimin e pronave tek qytetarët e ligjshëm. Ai tha se zgjidhja e problemit me pronat kërkon një pakt kombëtarë ku secili duhet të lëshojë diçka nga vetja.

Sistemi i pronave në vendin tonë është futur në një kolaps që sistemi i kaluar nuk i dha zgjidhje kësaj reforme. Ne realizuam një proces skanimi të plotë dhe krijuam dixhitalizimin dhe arkën dixhitale të dokumenteve të kthimit  dhe kompensimit të pronave. Ne evidentuam disa probleme në këto vite. Një nga të cilat ishte se edhe pse qytetarëve dhe pronarëve të ligjshëm u ishte thënë se do tu ktheheshin pronat e tyre të ligjshme asnjëherë nuk u bë i mundur realizimi i këtij premtimi.
Ne ishim të hapur ndaj të gjithë qytetarëve gjatë gjithë procesit. Ne diskutuam edhe me ndërkombëtarët, me Këshillin e Europës.
Sot ne kemi arritur në fazën kur po paraqesim para jush nismën tonë ligjore e të cilën ne e konsiderojmë si të duhurën dhe si mënyra e vetme për gjetjen e një zgjidhje të vetme dhe përfundimtare për të gjithë qytetarët. Zgjidhja kërkon një pakt kombëtarë ku secili prej jush duhet të lëshojë diçka nga vetja
”, - tha Naço. 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje