Rama kritikoi ambasadorët 
deputeti  i PD:I poshtëroi si sulltan

Rama kritikoi ambasadorët <br />deputeti  i PD:I poshtëroi si sulltan
Pas kritikave të Kryeminstrit Rama për ambasadorët, ku sipas tij kanë bërë një punë të dobët me thithjen e investimeve të huaja, ka reaguar deputeti demokrat, Tritan Shehu.

Nëpërmjet një statusi në facebook, ish-ministri i jashtëm, thotë se Rama i poshtëroi ambasadorët, dhe më pas “si një sulltan i njoftoi për rritjen e rrogës”.

Postimi i plotë i Tritan Shehut në facebook:
ARROGANCA E PUSHTETIT SOT SI RRUFE MBI AMBASADORET.
Kryeministri sulmon me nje fjalor e gjuhe shume larg asaj diplomatike diplomatet tane me te mire.
Kur perdoret ai fjalor ndaj ambasodoreve te nje vendi, qe supozohet se jane ne elitat intelektuale, imagjinoni se cfare sjellje aplikohet ndaj administrates apo punonjesve te tjere.
KJO NUK NDODH AS NE RREGJIMET DIKATORIALE, KU EDHE MUND TE TE VRASIN, POR JO TE POSHTEROHEN KESHTU AMBASADORET.
Me tej flitet per rritje rrogash, tipike kjo per Sulltanatet, qe mbasi te denigrojne te hedhin nje qese me flori!
Dhe te gjithe qendrojne te "gjunjezuar"!!
U FOL PER ROLIN E DIPLOMACISE NE BASHKEPUNIMIT EKONOMIK ME JASHTE SI NJE "NOVITET".
E drejte si ide e praktike, por kjo nuk eshte risi.
Qe me 1996-te, kur une isha Minister i Jashtem, u krijua Sektori i Bashkepunimit Ekonomik me Jashte, brenda Ministrise se Jashteme, i drejtuar atehere nga Z.Selim Belortaja si Sekretar Shteti.
DIPLOMACIA JONE NUK MUND TE KUPTOHET PA DY FUNKSIONET THELBESORE TE SAJ: INTEGRIMIN E VENDIT DHE BASHKEPUNIMIN EKONOMIK.

shehu fb
   (Postimi i Tritan Shehut në facebook)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës