TIRANE –Guximi i patriarkut serb për të deklaruar nga Tirana se Kosova, është tokë e shenjtë e Serbisë, nuk mund të kalonte pa rënë në sy dhe pa ngjallur debate të forta e kritika të ashpra në vend.
Dhe ka qenë vetë kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ai që ka dhënë vlerësimin e ashpër ndaj Irinej, të ndodhur në Tiranë për ceremoninë e shenjtërimit të Katedrales Ortodokse “Ngjalla e Krishtit”.
Rama ka zgjedhur pikërisht takimin sot në kryeministri me Janullatos, patriarkët botërorë, si Patriarkun Ekumenik Bartolomeu I dhe primarët e kishave të tjera ortodokse, për t’iu drejtuar me gisht patriarkut serb - i pranishem gjithashtu ne takim, - për deklaratën e tij, të vlerësuar nga kryeministri Rama, si shpërfillje e besimit tonë fetar.
Burime të besueshme bëjnë të ditur për televizionin A1 REPORT se Rama ka deklaruar se Irinej shrytëzoi një rast fetar për ta kthyer në një cështje politike.
“Kolegu juaj”, është shprehur Rama duke treguar me gisht patriarkun serb, “ka abuzuar me mikpritjen tonë, duke e tranformuar një festë fetare dhe provën e bashkëjetës tonë fetare në një çështje politike. “Ne jemi revoltuar dhe na ka fyer”, është shprehur Rama.
Përballë "sulmit" dhe kritikave të hapura të Ramës, patriarku serb, Irinej, nuk ka dhënë asnjë reagim. Në takimin në kryeministri me patriarkët botërorë kanë qenë dhe 3 ministra të kabinetit qeveritar, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
E këtë qëndrim të ashpër kryeministri e ka shfaqur dhe me bojkotin e drekës zyrtare të ortodoksëve të mbajtur në hotel Sheraton të djelën, menjëherë pas ceremonisë së shenjtërimit të Katedrales ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Ja deklarata e Patriarkut serb Irinej pas ceremonisë së shenjtërimit të Katedrales ortodokse "Ngjalla e Krishtit"Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2908
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18