TIRANË – Në reagimin e tij në rrjetin social Twitter, kryesocialisti Rama deklaroi se shqetësimi i vetëm i kryeministrit Berisha është vjedhja e zgjedhjeve.
“KM i dhimbsen komisionerët? Jo i dhimbset mekanizmi i vjedhjes së zgjedhjeve, që ka në themel korruptimin e komisionerëve. E di gjithë bota”, shkruajti Rama.

Sipas tij, sulmi që kryeministri i bëri edhe sot socialistëve lidhet me pamundësinë e tij për të fshehur papunësinë në vend apo mungesën e shtetit të së drejtës.
“Zgjedhjet e ardhshme do jenë nisja për një Rilindje Shqiptare! Ne do vendosim barazinë para ligjit dhe do ta bëjmë shtetin të drejtë me të gjithë. Shqiperia e meriton këtë pas 100 vjetësh pavarësi”, e mbylli reagimin e tij kryesocialisti Rama.

(aq/shqiptarja.com)