Rama: Kryetarët e PD frikë të na 
​takojnë në zyrë se i sheh SHQUP-i

Rama: Kryetarët e PD frikë të na <br />​takojnë në zyrë se i sheh SHQUP-i
LUSHNJË - Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit të majtë për bashkinë e Lushnjës Fatos Tushe, kryeministri Edi Rama iu përgjigj në distancë liderit të opozitës Lulzim Basha për akuzat se qeveria bllokon fondet për bashkitë. Shefi i mazhorancës solli një bisedë konkrete që ka pasur në telefon me një kryetar bashkie të Partisë Demokratike, por duke u kujdesur të mos ja përmendë emrin.
 
Një kryetar bashkie i Partisë Demokratike më shkruan mesazh dhe më thotë që komuniteti i tij ka probleme. I them hajde takohemi në zyrë, jo në zyrë se më shohin, më tha. Si do të punojmë ne me kryetar bashkish që kanë frikë se i shohin, si do punojmë ne me kryetar bashkie që nuk takojnë dot ministrat se kanë frikë se i shohin. Burra të mirë apo të këqij nuk ka rëndësi, ata edhe kur janë burra të mirë kanë frikë të takojnë. Do flasim ne për çfarë problemesh kanë atë dhe pastaj ankohet SHQUP-i se i kërcënoj për ujë e bukë. Jo mo jo nuk po kërcënoj njeri unë. E kemi treguar që kemi një vizion të qartë se si ripërtërihet trupi i qyteteve të lënë në harresë dhe kemi nevojë që në çdo bashki të kemi një ministër në territor, jo një përfaqësues të SHQUP-it që të bëjë konferenca. Na duhen kryetarë bashkie që të punojnë me ne ditë-natë, që të përfitojnë investime, të bëjnë realitet çdo zotim. Me kë ta bëjmë ne? Jo se ne nuk duam t’i mbështesim ata, ata i mban në ajër SHQUP-i për të kënduar këngën e mjerimit që u krijua në vite të tëra nga ata të cilët sot na kanë dalë e na bëjnë luftwtarin e të drejtave, e zhvillimit të ekonomisë e kështu me radhë. Cilën ekonomi? Që e shkatërruarn e bënë copë copë! Do e rregullojnë ata.”- tha Rama.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit