Rama kujtoi takimin,Berisha:Kërkove
të varen komunistët, po babai jot?

Rama kujtoi takimin,Berisha:Kërkove<br />të varen komunistët, po babai jot?<br>
Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer bisedën që ka bërë me Edi Ramën në janar të vitit 1991.

Takimi i parë mes tyre u soll në vëmendje nga kryeministri Rama gjatë fjalimit në foltoren e Kuvendit duke zbuluar se çfarë i kishte thënë Berisha në atë takim. “Jam takuar me Saliun në janar të vitit 1991. Shoku Sali atëherë, se ishte me teserën e partisë në xhep. Atëherë më tha mua, isha me Kasem Trebeshinën dhe Ardian Klosin, se ju doni të nxirrni llumin nga burgu”, tha Rama. 

Por Berisha deklaroi se kjo nuk ishte biseda e plotë mes të dyve, ndërsa rrëfeu një version tjetër. “Fole për një takim të janarit 1991. Është e vërtetë që ke ardhë, që ke ardhë me dy vetë. Më tha se ‘unë nuk flas si ti, unë do të them në çdo shtyllë duhet varur një komunist, një anëtar i Byrosë Komuniste’. Thuaje i thashë, po mos harro babanë tënd. E them edhe për atë, më tha”, tha Berisha.
 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje