Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook ka përkujtuar 19-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit.
 
Rama thotë se është kënaqësi që karrigia e tij në Kuvend nuk është bosh, ndërsa i uron të bijës së Hajdarit që të jetë një zë i denjë i brezit të saj.
 
Kënaqësi që sot në sallën e Kuvendit, karrigia e Azem Hajdarit nuk ështç më bosh! I uroj të bijës të jetë një zë i denjë i brezit të saj” shkruan Rama. 

Vajza e Azem Hajdarit, Rudina u zgjodh deputete këtë mandat në Tiranë nga radhët e PD.

Më 12 shtator 1998 Azem Hajdari u vra para selisë së Partisë Demokratike.

dy.b/shqiptarja.com