Përpara nisjes për në Beograd ku do të marrë pjesë në samitin ‘Kinë, Europa Qendrore dhe Lindore’ kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat serbe duke u ndalur posaçërisht tek ekonomia.
Duke folur për të përditshmen serbe ‘Blic’, Rama është shprehur se kur bëhet fjalë për çështjet ekonomike i referohet fjalimit të mbajtur nga ish-presidenti çek, Vaklav Havel në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos në vitin 1992.
“Ajo që Havel theksoi në fjalimin e tij brilant ishte se nëse ti si lider, kërkon të bësh një ndryshim të vërtetë, duhet të mendosh vlerat e qeverisjes dhe shoqërinë civile. Mbi këto vlera është bazuar edhe programi për rilindjen e Shqipërisë, që solli në pushtet koalicionin tonë në zgjedhjet e qershorit të vitit 2013 me një rezultat historik”, ka thënë Rama për Blic.
Themelimi i Këshillit Ekonomik Kombëtar si dhe vendosmëria për të zgjidhur borxhet ekonomike të qeverisë së mëparshme, sipas kryeministrit shqiptar, kanë ndryshuar mjedisin e biznesit në Shqipëri.
Më tej Rama ka vënë në pah edhe frytet e punës së qeverisë duke thënë se gjatë vitit të fundit Shqipëria është përmirësuar në renditjen e raportit “Doing Business”, kurse “Standart&Poor’s” ka ndryshuar dy herë parashikimin për Shqipërinë, nga negative në fillim, në neutrale dhe më pas pozitive.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Samiti i Beogradit, mediat kosovare 'Mustafa s'është ftuar të marrë pjesë'