Rama: Kur njerëzit duan
bukë e punë, s'u thuhet NATO

Rama: Kur njerëzit duan<br />
bukë e punë, s'u thuhet NATO<br />
TIRANE - Kryetari i PS-së, Edi Rama është intervistuar sot në Forumin e Perspektivës Ekonomike 2013-2017, të zhvilluar në Tiranë nga Forumi i Biznesit Shqiptaro-Amerikan. Në të merrnin pjesë biznesmenë si edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu. Gazetari i njohur Aleksandër Furrxhi i drejtoi pyetjet kreut të PS-së, të cilat preknin në detaje problemet ekonomike të Shqipërisë, borxhin, koncensionet, papunësinë, reformën e sigurimeve, shtyllat mbi të cilat do ngrejë PS-ja, programin e saj ekonomik. Që në krye Rama sqaroi se PS-ja do të zhvillojë programin e saj mbi zhvillimin rural, ekonominë prodhuese dhe turizmin.  

Një pyetjeje për ndryshimet që PS-ja shpreson të sjellë në ekonomi, Rama iu përgjigj : "Ndërtimi i Shqipërisë tjetër do të thotë që kur njerëzit kanë nevojë për bukë, të mos u themi NATO; kur kanë nevojë për ujë, të mos u themi NATO; kur kanë nevojë për punë, të mos u themi NATO; kur një prind sheh që një në dy adoleshentë është analfabet funksional, të mos i themi NATO". Në përfundim, Rama shtoi me humor:  "Nuk kam gjë tjetër për të thënë. Në fund unë mund të them rroftë 29 Nëntori dhe do të kuptohet për çfarë 29-e e kam fjalën!

HAPJA E VENDEVE TE PUNES: SHUME MUNDESI TE PASHFRYTEZUARA JANE NE TURIZEM E PESHKIM

Pë hapjen e vendeve të punës, ai tha: "Jemi shumë të vendosur për ta përfshirë detin në ekonomi. Jemi i vetmi vend në Mesdhe që jetojmë buzë detit dhe me kurriz nga deti. Në industritë që lidhen me detin ka potencial për 15 mijë vende pune. Besojmë se 11 vende pune mund të krijohen nga politikat e reja mbështetëse për turizmin. Po ashtu, jemi kundër mënyrës si jepet asistenca ekonomike, që në fakt është lëmoshë ekonomike. Atë fond prej 50 milionë USD ne do ta ndajmë pë ata që janë nën mundësitë fizike për të punuar dhe pjesa tjetër do t’I bashkohet një fondi, që do të synojë përfshirjen e tyre në punë".  

PRIORITETET AFATSHKURTRA DHE AFATGJATA TE PS: ZHVILLIMI RURAL, EKONOMIA PRODHUESE DHE TURIZMI
 
Ne jemi të detyruar të shohim përtej modelit të ndjekur deri më sot; ai ka shteruar dhe nuk prodhon më energji të reja dhe as stabilitet financiar. Ne besojmë se ekziston një hapësirë e pashfrytëzuar  rurale dhe një plan i mirëkonceptuar për një zhvillim rural, do na jepte mundësinë të ndërtonim një nga tre shtyllat e ekonomisë; së dyti, një ekonomi prodhuese dhe shtimi i krahut të punës; së treti, Shqipëria mbetet shumë për të bërë në fushën e shërbimeve, veçanrisht në fushën e turizmit.

Të tria këto sëbashku, të para si pjesë e një modeli që zhvillohet duke shfrytëzuar konjukturën e re gjeopolitike në hapësirën kombëtare dhe të rajonit. Unë besoj se shteti I Kosovës është një partner shumë i rëndësishëm në rrugën tonë ndërmjet rimodelimit të ekonomisë. Po ashtu, edhe marrëveshja e Kosovës me Serbinë është një arsye për të parë dritë në fushën e një tuneli.  

RISTRUKTURIMI I BORXHIT PUBLIK DUKE NISUR NGA BASHKEPUNIMI ME FMN

Situata e borxhit ka krijuar një situatë alarmante, që duhet të na rrënqethë. Vetëm në këto katër muaj, defiçiti është 22.5%. Ne do të nisim menjëhërë bashkëpunimin me FMN-në; me sipërmarrjen si dhe punën për ristrukturimin e tij.

TAKSAT E BIZNESIT TE MADH E TE VOGEL KRAHAS RRITJES SE SHERBIMIT NDAJ TYRE
 
Ne nuk jemi për taksën progressive, kur vjen puna tek fitimi i kompanive. Tek fitimi i kompanive do kemi dy nivele: një nivel tek biznesi i vogël, që do ta përgjysmojmë, ndërsa tek kompanitë, do ruajmë vetëm një nivel. Sot është 10%. Në 100 ditët e para ne do të ndërtojmë strukturën e re të marrëdhënieve me biznesit dhe do t’i japim prova se rritja e 10% do jetë mundësi për një shërbim më të mirë. Ne të rivendosim respektin për marrëdhëniet kontraktuale me biznesin. Me këtë nuk kam parasysh kontratat, por kushtetutën dhe ligjin, ku shteti nuk sillet si kompani më vete.

REFORMA E PAGAVE,PENSIONEVE DHE SIGURIMEVE SHOQERORE

Në këtë pikë ka një problem të madh që është vonesa historike për të ndërhyrë dhe reformuar gjithë këtë sistem, që është shoqëruar edhe me mungesën totale të informacionit, që nuk na jep mundësinë të vlerësojmë situatën dhe uljen e kontributeve. Por është një reformë e munguar dhe pasojat e saj mund të jenë katastrofike.
 
ÇESHTJA E PRONES, TOKES DHE LEGALIZIMEVE, TE LIDHURA BASHKARISHT PER ZGJIDHJE
 
Kjo ka tre elementë: raporti me pronën dhe pronarin, raporti i fermerit me tokën dhe i treti, i ardhuri me shtëpinë pa leje. Këto tani janë ndërthurur aq shumë sa përpjekja për të kapur njerin dhe lenë dy të tjerët është e kotë dhe jonfunksionale. Ne do ta marrim këtë çështje në bllok. Palët duhet të ndërgjegjësohen se do zgjidhur problemi dhe ne jemi shumë të qartë në këtë drejtim. Ne nuk flasim mbi bazën e dëshirave, por të thellimit të marrëdhënieve në këtë drejtim. Duhet një operacion publik për rishikimin e operacioneve korruptive dhe synojmë shtënien në dorë të dokumentave origjinale, që do t’i marrim nga një vend miq. Do bëjmë rishikimin e të gjitha koncensioneve të dyshuara në dëm të publikut dhe jemi duke punuar me një agjensi shumë të specializuar.
 
PRONESIA PUBLIKE, E VESHTIRE PER T'U ZGJIDHUR NE 4 VJETE, GRABITJA KA NISUR NGA SHTETI
 

Ka një ndryshim midis PD-së dhe PS-së. Se kryeministri zgjidh çdo gjë, ndërsa unë do gënjeja po të thoja se do e zgjidhim në 4 vitet e ardhshme. Por do hedhim hapat e parë. E dini kush është dhunuesi më i madh i pronësisë së Microsoft-it? Posta shqiptare. Që nga Kryetarja e Kuvendit e të tjerë më poshtë ngrihen mbi doktoratura e teza të vjedhura, doktoratura të vjedhura e për një tezë të trajtuar nga njeri, ne kemi mijëra me mastër. Një gjë është e sigurtë, nuk do e zgjidhim plotësisht në katër vitet e ardhshme.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN