Rama: Kusarët e Shqipërisë
s'na bëjnë dot moral patriotik

Rama: Kusarët e Shqipërisë<br />s'na bëjnë dot moral patriotik
Kreu i PS, Edi Rama, ka reaguar menjëherë ndaj deklaratës të PD se Rama dhe PS janë kundër rrugës së kombit. Rama është shprehur i indinjuar, në rrjetin social Twitter, ndaj kësaj akuze të “shpikur nga PD”.

“Akuzë e ndyrë nga selia e PD ndaj meje e PS për Rrugën e Kombit! Shpifje perverse e pushtetit hajdut që vodhi zgjedhjet për të vjedhur vendin. Kurrë s'kemi qenë kundër Rrugës së Kombit që e ka nisur socialisti Majko. Po kurrë s'do pajtohemi me vjedhjen e parave të Rrugës së Kombit!” shprehet Rama. “Shitësit e detit, vjedhësit e zgjedhjeve,vrasësit e protestuesve, kusarët e Shqipërisë s'na bëjnë dot moral patriotik! Janë tradhtarë! Pikë”.

DEKLARATA E PD
Partia Demokratike ka reaguar ndaj një shkrimi që Sekretari i Partisë Socialiste për Emigracionin dhe Rinin ka postuar dje në adresën e tij në Facebook për rrugën Durrës-Kukës.

“Edi Rama nëpërmjet lejtnantit të tij, shpërndau në e-maile, facebook e media një shkrim të lobeve antishqiptare mbi Rrugën e Kombit. Në këtë shkrim sërish risillet deklarimi i kreut socialist se kjo është rruga e asgjësë, dhe rruga e panevojshme, apo edhe rrënimi i shqiptarëve” thuhet në reagimin e selisë blu. “Me këtë veprim z. Rama tregoi edhe një herë, urrejtjen e tij për rrugën e kombit, rrugën e të gjithë shqiptarëve. Tregoi mashtrimin që bëri vetëm 2 muaj më parë kur u betua se Partia Socialiste nuk ka qënë asnjëherë kundër kësaj rruge”.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?