Rama: Kush hiqet sot nga puna
nesër do merret në punë i pari

Rama: Kush hiqet sot nga puna<br />nesër do merret në punë i pari
PRRENJAS – Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka premtuar sot nga Prrenjasi se “kush hiqet sot nga puna për bindje politike, nesër do të merret në punë i pari!" Gjatë një takimi me banorët e Prrenjasit, ai u fokusua kryesisht në problemet e minierës dhe të legalizimeve. Por, gjatë bisedës, ai tregoi edhe këtë ngjarje:  “Kur ishim në Gjirokastër, e mori fjalën nipi i Dino Çiços, në shtëpinë e të cilit është themeluar PD-ja, mirëpo një ditë pas kësaj ia hoqën nënën nga puna! Ja një pushtet që dhunon çdo ditë me mijëra gra e burra të këtij shteti qoftë për të ardhur në mitingje, qoftë për votuar për PD-në. Nëse ti o zotëri ke luftuar për këtë ditë, lëri rehat njerëzit të votojnë siç duan të votojnë dhe ktheja personalisht në punë, nënën atij djali. Dhe një gjë: Kush hiqet nga puna sot, nesër do të hyjë në punë  i pari!”, - theksoi Rama.

Lidhur me pensionin dhe uljen e moshës së pensionit së minatorëve, ai tha: "Kujt ia tregon Berisha se do t'i bëjë këto kur i ka refuzuar me votë në Kuvend si propozime komuniste? Ku ka komunist më të keq se ky, specia e fundit e luftës së ftohtë? Edhe krom, edhe skorje! Ne nuk premtojmë zgjidhje me shkopinj magjikë, por ne duam të mbështetemi tek ekonomia prodhuese dhe ta rilindim këtë sektor. Cikli nuk është i mbyllur dhe ne do joshim investitorë seriozë që ta mbyllim ciklin e përpunimit brenda për brenda.

Në fakt, rezerva më e madhe minerare, e pashfrytëzuar dhe që po shkatërrohet dita ditës tek ne janë kapacitetet intelektuale që me moshë po tërhiqen nga arena e betejës, ndërkohë që mbrapa është shkretëtirë. Nuk ka mbrapa asnjë lloj force të kualifikuar të krahut të punës dhe kjo është katastrofa më e madhe, që ne po përpiqemi me çdo kush është “thithja” e kapaciteteve si ju. Do flasim edhe për pensionin, porn ë radhë të parë ju na duheni për mendjen tuaj e përgatituni t’ju thërrasim të jepni kontrobutin tuaj.

Përsa i përket pronave, ai vuri në dukje se “prona në Shqipëri është bërë lesh e li”, - tha ai, - se bashkë me ato janë përzier edhe interesat klanore, është bërë një pushtim i pronave të të tjerëve nëpërmjet abuzimit me ligjin dhe shtetin, pushtim nga të katër anët, duke privuar shqiptarët nga prona e tyre dhe duke mos u dhënë legalizim, pronarëve të tyre. Pra, kemi pronarët në gjyqe, fermerët që punojnë tokën pa çertifikata në dorë dhe së treti, pronat e ndërtuara me gjak e sakrifica në kushtet e mungesës së shtetit”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën