Duke prezanruar programin Rilindja Urbane 2.0, kryeministri Edi Rama thotë se shoqëria është bërë më kërkekuese, kjo edhe falë punës së bërë nga mazhoranca ndër vite. Rama tha se kush mendon se shoqëria është bërë me negative, nuk duhet të merret me politikë. Ai tha se duhet të kutohet që vendi duhet të kalojmë tashmë në në një nivel tjetër.
“Dikur nuk ishte problemi se si përpunohen mbetjet. Problemi ishte kur do vijë makina e plehrave që vinte një herë në javë. Sot shqetësimi është si përpunohen mbetjet, tjetër temë pastaj që pjesëmarrja në mosndotje është minimale. Kush mendon që shoqëria është bërë më negative, nuk duhet të merret me politikë, nuk duhet të merret me punë që janë shërbim publik, sepse nuk e përballon dot atë që e percepton si negativitet. Kush merret me këtë punë, duhet ta ketë të ndarë mendjen që shoqëria është bërë më kërkuese, se si e shpreh është tjetër temë. Ne jemi këtu për të kuptuar se duhet kaluar në nivel tjetër dhe kjo nuk është çështje shërbimesh, është çështje ekzistenciale e shoqërisë demokratike, e një shoqërie që bazohet tek sipërmarrja për të mos lejuar që Shqipëria të kthehet me kokë poshtë. Standardin e kemi vendosur vetë, është Europa dhe duhet të përputhim Europën me cdo gjë që secili në këtë vend sheh”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
'Rilindja Urbane 2.0'/ Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve! Dikur sheshet ishin fytyra e degradimit










