Rama: Kush pengon "drejtësinë"
telashe me shqiptarët dhe SHBA

Rama: Kush pengon telashe me shqiptarët dhe SHBA">
Jam besimplotë që reforma në drejtësi do të kalojë. Kështu ka deklaruar nga oborri i Shtëpisë së Bardhë, kryeministri Edi Rama pas takimit me presidentin amerikan Barack Obama dhe zv/presidentin Joe Biden.
 
I pyetur nga "Zëri i Amerikës" mbi premtimin e tij gjatë vizitës së sekretarit Kerry në Tiranë se reforma në drejtësi do të kalonte në pranverë Rama tha se është besimplotë që ajo do të kalojë, pasi sipas tij ata që bëhen pengesë do të hyjnë në telashe jo vetëm me qytetarët shqiptarë por edhe me partnerët ndërkombëtarë.

"Faktikisht reforma duhet të kishte përfunduar tani, pasi faktikisht ajo çka është përgatitur është gati. Ka patur shumë simulime - si ato simulimet e njerëzve kur nuk duan të shkojnë në punë dhe marrin raport fallco, - për të penguar procesin. Sidoqoftë unë jam besimplotë që reforma do të kalojë dhe jam besimplotë që cilado palë ka kuptuar thelbin që kush identifikohet si pengesa  e reformës hyn në telashe të mëdha me popullin shqiptar në radhë të parë, por sigurisht janë në një telash shumë të madh edhe me partnerët ndërkombëtarë. Ky është një mesazh i qartë që e marrim nga të gjitha anët," deklaroi kryeministri.

dsadfsa

rama biden pa logo

“Shtëpia e bardhë e kërkon, mbështet dhe e konsideron test shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën e integrimit europian. Ka reforma si ajo e drejtësisë që është mirë të bëhen sëbashku dhe besoj do bëhen sëbashku,' u shpreh Rama por duke mos pranuar të flasë për opozitën.

"Do të më vinte shumë keq që të merresha me opozitën e vendit tonë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë. Unë e konsideroj që këtu i përfaqësoj të gjithë dhe të paktën brenda kufijve të Shtëpisë së Bardhë nuk dua të them atë që mendoj për opozitën, lidhur me reformën në drejtësi," shtoi ai.

Sa i përket qëndrimit të tij për kreun e republikanëve Donald Trump, Rama me ironi bëri këtë paralelizëm:

" Unë besoj se ata të cilët në Shqipëri zgjedhin Trump-in përpara meje, pavarësisht diferencave që kanë me mua, janë për t’u mëshiruar. Unë midis Lulzim Bashës dhe Trump zgjedh gjithmonë Lulzim Bashën, pavarësisht se Lulzim Bashën nuk do ta zgjidha kurrë, në asnjë rrethanë dhe për asnjë arsye, për asgjë. Por ama nuk është problemi im, nëse Lulzim Basha, apo cilido qoftë tjetër mes meje e Trump, zgjedh Trump. Është problemi i tyre, unë nuk kam problem," u shpreh Rama.

rama

rama obama

rama tahiri obama

rama dhe obama

Sipas tij, presidenti amerikan mirëpriti idenë e futjes në shkolla të mundësisë për t'u dhënë të rinjve instrumentin që të mos bien pre e propagandës ekstremiste. Sa i përket programit në fjalë Rama tha se ka marrë mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, po ashtu edhe të USAID.

 Në përfundim të takimit në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Edi Rama ka faledneruar në tëitter presidentin Obama. “1 ore e paharrueshme ne Shtepine e Bardhe. Thank you Mr.President!”, shkruan Rama.

Intervista e kryeministrit Edi Rama, pas takimit me Presidentin Barack Obama dhe Zëvendëspresidentin Joe Biden 



Rama për raportin e DASH: Magji nëse korrupsioni fshihej
Kryeministri Edi Rama ka folur sot gjatë një interviste për VOA-n lidhur me raportin e fundit të DASH.

I pyetur për problemin e korrupsionit që evidentohet në Shqipëri nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rama tha se nëse korrupsioni “do të fshihej, do të kishim të bënim me një magji”.

"Së pari raporti është një raport pozitiv për Shqipërinë. Korrupsioni është një problem me të cilin ne përballemi çdo ditë dhe nëse do të ishte fshirë nga raporti, do të kishim të bënim me një magji që faktikisht nuk i takon jetës konkrete. Ne nuk kemi marrë përsipër të bëjmë ndonjë magji. Ne kemi marrë përsipër të modernizojmë shtetin dhe modernizmi i shtetit, modernizmi i institucioneve, modernizimi i sistemeve të funksionimit të brendshëm të shtetit do të sjellë një ulje të vazhdueshme të korrupsionit"
, tha kreu i ekzekutivit.

Intervista e Ramës vjen para takimit të tij me zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, që tashmë ka nisur.

Më vonë, kreu i Qeverisë shqiptare do të takohet edhe me presidentin e SHBA-ve, Barack Obama.

“Vizita në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment ku bëhet një rezyme e gjërave që kanë ndodhur dhe ku flitet për bashkëpunimin e mëtejshëm, duke e vënë theksin në ato pika që janë më rëndësi të përbashkët strategjike”, tha Rama për vizitën gjatë intervistës.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb