Rama: Kush saboton drejtësinë
e merr përgjigjen në zgjedhje!'Rama s'do reformën'/
Të GJITHA lajmet nga seanca plenare

Rama: Kush saboton drejtësinë<br />e merr përgjigjen në zgjedhje!'Rama s'do reformën'/<br />Të GJITHA lajmet nga seanca plenare
TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka shprehur qëndrimin e tij për reformën në drejtësi, edhe pse nuk ka dashur ta marrë këtë si një përgjigje që i jep opozitës përballë akuzave të vazhdueshme të Lulzim Bashës e Sali Berishës se po përpiqet të bllokojë këtë proces kyç për intergrimin e vendit tonë në BE.

"Nuk ja vlen fare një sekondë e vëmendjes sime, e vëmendjes së Partisë Socialiste për tu marrë me fjalimet dhe retorikat tuaja për reformën në drejtësi. Se kush e do reformën në drejtësi midis nesh dhe jush le t'ia lemë popullit ta gjykojë, ne këtu jemi, dhe po ju them vetëm kaq. Një gjë ta keni të sigurt. Unë e di shumë mirë, mbase e dini dhe ju... ku dini gjë ju! Kush saboton reformën në drejtësi do marrë një përgjigje siç nuk ka marrë asnjëherë në zgjedhje, unë e di këtë. Nëse jam unë sabotatori do ta vlerësojë populli, do ta shikoni zgjedhjet e ardhshme. Ju e keni ndarë mendjen, nga humbjet në humbje do të shkoni. Shans që të fitoni zgjedhjet as bëhet fjalë, se ju duhet të bëni opozitë, jeni akoma qeveria e vjetër. Ne këtë pozicion kemi, s'kemi tjetër. Ju doni të bëni tollovitë tuaja, bëjini sabotojeni reformën, vonojeni", - tha Rama.

rama palrament
(Kryeministri Rama duke folur nga foltorja e Kuvendit, foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

Më herët, gjatë fjalës në Kuvendi, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi drejtpërdrejtë Edi Ramë se po pengon reformën në drejtësi.  Berisha i kërkoi kryeministrit të ulet në tryezë për këtë çështje me kreun e opozitës.

"Do të dalë vet me flamurin e reformës, doli vërtetë, por doli me flamurin e zi të saj. Venecia dha ekspertizën. Ai krijoi një grup mëkatarësh, shikonin reformë pozicionet që do merrnin, dhe jo reformë siç i duhet vendit. I bëj thirrje t'i përgjigjet thirrjes së kryetarit të PD të ulemi dhe të nisim punën mbi një reformë të vërtetë, një drejtësi që nuk mban parasysh Surrelin dhe pallatin pa faturë, por ligjin për barazi", tha Berisha. 

Duke folur në mënyrë specifike për Byronë Kombëtare të Hetimit, Berisha tha se LSI në qeveri përmes ministrit Ylli Manjani mbështet versionin amerikan të kësaj byroje  për të cilën demokratët janë dakord.   

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama i cili ftoi paraardhësin e tij të bëhet avokat i partisë së tij dhe jo i LSI.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur