Rama: Kuvendi i parë pa Saliun
jo pa opozitë,përshëndes NanonProgrami: 220 mijë vende pune dhe 40% rritje page

Rama: Kuvendi i parë pa Saliun<br />jo pa opozitë,përshëndes NanonProgrami: 220 mijë vende pune dhe 40% rritje page
TIRANE-Për kryeministrin Edi Rama nuk ka asnjë dyshim, zgjedhjet në datë 18 qershor do të zhvillohen edhe pa Partinë Demokratike, madje ai shkon dhe më larg duke projektuar parlamentin e ri, që sipas tij do të jetë i pari pa një Sali Berisha, por më opozitë krejtësisht të re.
 
Nga Durrësi ku u mbajt Kongresi i Partisë Socialiste për prezantimin e programit, kryetari i PS deklaroi se 18 Qershori do të jetë data kur do të nisë nga puna zhbllokimi i Vettingut.
 
"Në këtë ditë të Europës dhe të nisjes tonë drejt fitores unë u jap fjalën shqiptarëve kudo që të jenë se 18 qershori do të jetë dita e Vettingut të popullit drejt politikës së vjetër dhe parlamenti i ri do ta nisë jetën me zhbllokimin e vettingut pas krijimit të qeverisë së re.

Gjatë takimit në Presidencë, i thash Lulzimit, harroje, 18 qershori nuk preket, është dita për ta mbyllur kapitullin e një Shqipërie ku drejtëisa është mall"
 deklaroi ai.

Kurse Arben Ahmetaj, Olta Xhacka, Ogerta Manastirliu, Erjon Brace e Milva Ekonomi prezantuan programin me premtime elektorale ku spikati punesimi dhe rritja e pagave. 
Programi socialist parashikon 220 mije vende pune te reja per 4 vitet e ardhshme nen qeverisjen socialiste dhe rritjen e pagave ne masen 40%.
 
Rama: PD frikë nga Vettingu, i ka shpallur luftë SHBA e BE
Rama është shprehur edhe njëherë nga Durrësi se PD nuk ka hallin e zgjedhjeve të 18 qershorit, por frikë nga Vettingu dhe kërkon që të bllokojë Reformën në Drejtësi, por një gjë e tillë nuk do të lejohet.
 
Ai theksoi gjithashtu se PD iu ofrua shumë, mbikëqyrja e procesit të zgjedhjeve nga brenda, por e refuzoi, megjithatë zgjedhjet do të bëhen edhe pa atë.
 
"PD ka ikur në drejtim të paditur. Ka vendosur të dalë nga zgjedhjet nga frika, një frikë më e madhe sesa një kope lepujsh në bark nga drejtësia, mbyllur në një bunker plasmasi, ku i ka shpallur luftën tërë dynjasë, Gjermanisë, BE, Amerikës.
 
E di që nuk jeni ndier të qetë me lëshimet e mia, merre me mend Erjon Braçe, nuk e ka përjetuar mirë tërheqjen nga zgjedhjet në Kavajë, ne jemi dukur të ndrojtur përballë agresionit të tyre pa asnjë cak etik apo moral se për politik as që bëhet fjalë.
  
Bëra gjithçka, iu ofruam atë që as në ëndrrën tonë më të bukur nuk guxuam ta shihnim kur ishim në opozitë.
 
U dhamë mundësinë që të mbikëqyrnin qeverinë nga brenda me ndërkombëtarët, refuzuan gjithcka, sepse nuk e kanë hallin te zgjedhjet, as te droga, që e përmendin kaq shumë që duket sikur pinë hashash tërë natën, ata hallin e kanë të divorci i pamundur me të korruptuarit, që nis nga Vettingu
" deklaroi Rama.
 
Rama: Do të doja ta kisha përballë PD në zgjedhje, Kuvendi i parë pa Saliun
Kryeministri theksoi se do të donte ta kishte përballë PD në zgjedhje për ta mundur më thellë se në 2013. Parlamenti  i ri, sipas Ramës do të jetë pa Saliun për herë të parë, por me një opozitë të re.
 
"PD sillet si një shoqatë anarkiste, do të doja ti kishim përballë në 18 qershor, jo në bunkerin prej plasmasi, pasi mezi prisja që t'i mundnim edhe më thellë, por kur u dorëzova edhe unë, nuk ka mbetur asgjë tjetër vecse ti lëmë pas dhe të vazhdojmë përpara.
 
Në këtë ditë të Europës dhe të nisjes tonë drejt fitores unë u jap fjalën shqiptarëve kudo që të jenë se 18 qershori do të jetë dita e vettingut të popullit drejt politikës së vjetër dhe parlamenti i ri do ta nisë jetën me zhbllokimin e vettingut pas krijimit të qeverisë së re.
 
Do të jetë parlamenti i parë pa Saliun, por jo pa opozitë. Saliu e gjeti vetë rrugën e ikjes pa kthim nga ajo sallë, ku cënoi cdo normë edukate.
 
Shkeli cdo porosi të Kanunit, shau dhe shpifi pa fund, e rrëmbeu PDS nga duart e studentëve në 1990, e coi në humnerë në 1997, e ringriti dhe tani e mbyti me duart e tij.
 
Duke e kthyer nga një alternativë në një fantazëm. Nëse 1997 ishte rrëzimi tragjik, do të jetë rrënia tragjikomike për shkak të budallallëkut të Lulëzimit
" deklaroi ai. 



Zgjedhjet pa PD, Rama: Parlamenti do zgjasë 4 vjet
Për të gjithë ata që kujtojnë se parlamenti i ardhshëm nuk do të zgjasë nëse zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen pa opozitën, Rama u përgjigj duke u thënë se gabojnë, pasi do të zgjasë 4 vite.
 
Do dëgjoni shumë këto kohë, do të dëgjoni se s’kanë kuptim zgjedhjet, se nuk ka garë, se zgjedhjet janë të fituara, se parlamenti i ri do ta ketë jetën të shkurtër se PD do jetë jashtë.
 
Kushdo që mendon se parlamenti i ri do e ketë jetën e shkurtër se PD do jetë jashtë, gabon.
 
Se opozita është nevojë e lirisë dhe partitë janë oferta. Jetëgjatësia e parlamentit të ri do varet vetëm nga ne
" tha Rama. 

Rama: Kanabisi plagë, ja çfarë i thash Bashës gjatë takimit në Presidencë
Gjatë takimit në Presidencë për negociatat, Rama zbuloi se i tha Lulzim Bashës se ky do të jetë epilogu i luftës me kanabisin, gjatë kohës që kreu i PD e akuzonte për kanabizimin e vendit.

"Patjetër që kanabisi është një plagë e hapur, por sa shumë ka ndryshuar policia e shtetit, nga një institucion i marrë fundi i katandisur në një 'zhele' dhe konsiderohej po aq i pabesueshëm sa gjykatat, sot është më i besueshmi në Shqipëri.
 
Kjo nuk do të thotë se nuk ka kanabis, kjo as e mbulon plagën e kanabisit, spastrim bashkë me elementët e përfshirë.
 
Bashës i thashë; Mos u lodh se ky vit është epilogu i luftës tonë me këtë fenomen, policia e shtetit do të dalë më e pastër nga kjo luftë.
 
Do të jetë problem se ata sdo jenë as në parlament do të jenë rrugëve, do të kërkojnë bar dhe nuk do të gjejnë dot dhe do të thonë o çi bëmë vetes.
 
Tjetër, i thash Lulzimit, harroje, 18 qershori nuk preket se është i njerëzve të zakonshëm, ata janë gjykatësit, është dita për ta mbyllur kapitullin e një Shqipërie ku drejtëisa është mall.
 
Drejtësia e re do të fillojë, jo nga bishti, por nga rrënja, gjykatësit e korruptuar që do të përgjigjen për 27 vitet
" deklaroi Rama.

Kongresi, Rama: Përshëndes Fatos Nanon
E ndërsa tha që kjo do të jetë gara më e vështirë në krye të PS, Rama gjeti kohën që të përshëndeste edhe Fatos Nanon, ish-kryetarin e PS.
 
"Prandaj kjo garë më besoni është gara më e vështirë e PS që kur jam në krye të saj dhe me këtë rast përshëndes Fatos Nanon, sepse ne do të jemi jo vetëm forca e parë, por do të kemi një shumicë më të madhe se kurrë në 27 vite dhe kjo është një peshë përgjegjësie kolosale" deklaroi Rama. 

Rama: PD tentoi të na përçajë, por dështoi
Rama ndër të tjera tha se PD me çadrën e ngritur mes Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, tentoi përçarjen, por dështoi.
 
"Nuk kishte mënyrë më të mirë për ta mbyllur më mirë historinë e tyre sesa me një ndërtim pa leje në bulevard me shpresën se do të na përçajnë ne.
 
Por, boll, mjaft gjithë këto vite ndarje, të bashkuar ta bëjmë këtë vend për fëmijët tanë.
 
Shqipëria me rrugën e hapur për drejtësinë mund të behët me lehtë, sikur e duam
" tha Rama.

Rama: PD edhe dy gra që u dolën kundër i shpallën armike
Kryesocialiste akuzoi PD se kërkon që të rikthejë vendin në kohën e zymta, ndërsa tha se edhe dy gra që i dolën kundër i shpalli armike, referuar deklaratave të Bregut dhe Topallit kundër bojkotit.
 
"Ata duan të na kthejnë pas në kohët e zymta, ata edhe dy gra që u kanë dalë kundër i kanë shpallur armike.
 
Ne bëjmë shtet dhe ndërtojmë ata rrënojë, ne flasim, ata me libër shtëpie, ne luftojmë për Shqipërinë, ata vetëm për veten e tyre. Njëlloj me ne nuk është askush, pasi ne jemi PS
".

Mesazhi i Ramës për familjen, përlotja dhe batutat: Zogu, largohu nga kanarina
Kryeministri Edi Rama gjatë kohës që ka qenë kryeministër ka ‘harruar’ familjen.
 
Këtë e pohoi vetë në Kongresin e Partisë Socialiste që u zhvillua në Durrës ku Rama mbajti një fjalë përshëndetëse.
 
Rama thekson se, pavarësisht ‘harresës’ së tij, familja nuk ia ka kthyer me të njëjtën monedhë, por vijojnë ta duan dhe t’ia hapin derën ende me dashuri.
 
Faleminderit Lindës, fëmijëve dhe pa diskutim Anetës, që vazhdojnë të ma hapin derën e shtëpisë me dashuri në mbrëmje vonë edhe pse në 3.5 vitet e fundit nuk u kam kthyer as një % të dashurisë”.
 
Ndërsa në vijim të fjalës së tij, Rama tregoi edhe një moment përlotje mbrëmë.
 
"Mbrëmë vonë pas mesnate shëtita vetëm në kantierin e sheshit 'Skënderbej', mu mbushën sytë me lot, sa shumë kohë u humb për të ndërtuar sheshin e kryeqendrës së shqiptarëve".
 
Por nuk munguan edhe batutat në sallë, teksa fjala e tij shoqërohej me brohoritje.
 
"Zogu, largohu nga kanarina që ke afër se e humbe kontrollin. Të janë ngritur qimet përpjetë zogu"


Zhvillimet nga Kongresi i PS në Durrës

Ora 13:45 Mbyllet Kongresi i PS ne Durres

Ora 13:30 Taulant Balla thumbon Berishën: Shyqyr që nuk do jetë në parlament
Taulant Balla ka thumbuar Berishën për faktin që ai nuk do të jetë më në Parlamentin e Shqipërisë pasi PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.
 
Teksa po hyja në Pallatin e Sportit, një durrsak më tha: Hë mo Taulant në shtator nuk do ta kesh më në Parlament Saliun, do biesh rehat dhe sdo kesh me kë të merresh. Ia ktheva:
 
Do bien rehat veshët e nënave dhe motrave tona nga fyerjet dhe fjalët e pista
” tha Balla.

Ora 12:55 Pas fjalës së Ramës u prezantuan kandidatët për cdo qark për zgjedhjet e 18 qershorit

Ora 11:45 Rama: Shqipëria 3 vite me pare i kishte dyert e mbyllura
Pas ministrave fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama, i cili ka theksuar se kemi bërë shumë, por edhe shumë mbetet për të bërë për mandatin e dytë qeverisës.
 
"Ne mund dhe do ta bëjmë Shqipërinë. Faleminderit grupit, veçanërisht Dokles, Leskajt, Dades, që dhanë gjithcka mundën për vite të tëra në vijën e parë të beteja të PS.
 
Përvoja e tyre do të na ndihmojë edhe më tutje, faleminderit deputetëve që nuk do të jenë këtë herë, por do të jenë në role të tjera, për të dhënë gjithcka për Shqipërinë dhe PS.
 
Nga ky mandat PS del më e fortë për të udhëhequr Shqipërinë dhe Shqipëria del më e mirë dhe sigurt se 3.5 vite më parë. PO, mund të bëhet shtet për të gjithë pa dallim, një shtet dinjitoz për marrëdhëniet me fqinjët dhe botën.
 
Faleminderit Lindës, fëmijëve pa diskutim Anetës, që vazhdojnë të ma hapin derën e shtëpisë me dashuri në mbrëmje vonë edhe pse në 3.5 vitet e fundit nuk u kam kthyer as një % të dashurisë.
 
Sot është dita e Europës, e fitores mbi fashizmit, sot është dita jonë, sot është dita e Shqipërisë që duam me shtet me punë dhe mirëqenie, është dita e PS në këtë Kongres të radhës përpara zgjedhjeve politike të radhës.
 
Zgjedhjet janë historike për më shumë një mandat, sepse në 18 qershor shqiptarët do të vendosin si do të jetë Shqipëria nesër.
 
Shqipërinë e morëm në dorë të rrënuar dhe pa shtet, të zhytur në borxhe.
 
Shqipëria që duam duhet të ulet sa më parë në tryezën e negociatave dhe të bëhet pjesë e BE, prandaj 18 qershori është si thotë ajo kënga labe 'As për mua, as për ty, por për të gjithë Shqipërinë'.
 
Dhe tani heshtje, PD ka ikur në drejtim të paditur. Ka vendosur të dalë nga zgjedhjet nga frika, një frikë më e madhe sesa një kope lepujsh në bark nga drejtësia, mbyllur në një bunker plasmasi, ku i ka shpallur luftën tërë dynjasë, Gjermanisë, BE, Amerikës.
 
Nuk duan zgjedhje se nuk duan Vettingun, sepse nuk flenë më gjumë që kur e votuan reformën në drejtësi, me iluzionin se do të mbetej në letër dhe e dinë këtë e dinë shumë mirë. Pa votuar Vettingun nuk i dalin dot para asnjë shqiptari për t'i kërkuar votën, prandaj duan që të hedhin në erë zgjedhjet, sikur bënë 20 vite më parë.
 
Më vjen shumë keq që erdhi puna deri këtu, bëra cmos që të mos ndodhte kështu.
 
E di që nuk jeni ndier të qetë me lëshimet e mia, merre me mend Erjon Braçe, nuk e ka përjetuar mirë tërheqjen nga zgjedhjet në Kavajë, ose ne jemi dukur të ndrojtur përballë agresionit të tyre pa asnjë cak etik apo moral se për politik as që bëhet fjalë.
 
Por, kam dëgjuar shumë edhe nga ju, që thonë, sikur të ishin ata, ose ai do të kishte berë kështu, jemi krenarë që ne nuk jemi si ata.
 
Bëra gjithçka, iu ofruam atë që as në ëndrrën tonë më të bukur nuk guxam ta shihnim kur ishim në opozitë.
 
U dhamë mundësinë që të mbikëqyrte qeverinë nga brenda me ndërkombëtarët, refuzuan gjithcka, sepse nuk e kanë hallin te zgjedhjet, as te droga, që e përmendin kaq shumë që duket sikur pinë hashash tërë natën, ata hallin e kanë të divorci i pamundur me të korruptuarit, që nis nga Vettingu.
 
Ashtu le të jetojnë, vetë e zgjodhën, tani le ta vuajnë, as më dhimbsen dhe as më bëhet vonë për ata, por njerëzit e zakonshëm që e shohin lidhjen me PD.
 
PD sillet si një shoqatë anarkiste, do të doja ti kishim përballë në 18 qershor, jo në bunkerin prej plasmasi, pasi mezi prisja që t'i mundnim edhe më thellë, por kur u dorëzova edhe unë, nuk ka ka mbetur asgjë tjetër vecse ti lëmë pas dhe të vazhdojmë përpara.
 
Përpara drejt 18 qershorit, zgjedhjet do të bëhen. Cdo familjar në këtë vend, cdo burrë dhe grua që mbi fitoren e një pale mbi një palë do fitoren ndaj gjykatësve të korruptuar.
 
Në këtë ditë të Europës dhe të nisjes tonë drejt fitores unë u jap fjalën shqiptarëve kudo që të jenë se 18 qershori do të jetë dita e vettingut të popullit drejt politikës së vjetër dhe parlamenti i ri do ta nisë jetën me zhbllokimin e vettingut pas krijimit të qeverisë së re.
 
Do të jetë parlamenti i parë pa Saliun, por jo pa opozitë. Saliu e gjeti vetë rrugën e ikjes pa kthim nga ajo sallë, ku cënoi cdo normë edukate.
 
Shkeli cdo porosi të Kanunit, shau dhe shpifi pa fund, e rrëmbeu PDS nga duart e studentëve në 1990, e coi në humnerë në 1997, e ringriti dhe tani e mbyti me duart e tij.
 
Duke e kthyer nga një alternativë në një fantazëm.
 
Nëse 1997 ishte rrëzimi tragjik, do të jetë rrënia tragjikomike për shkak të budallallëkut të Lulëzimit.
 
Në këtë rrugë do të dëqgjoni gjëra nga më ndryshmet, se ska më kuptim, s'ka garë zgjedhjet janë të fituara, se kështu apo ashtu, se parlamenti do ta ketë jetën të shkurtër se PD do të jetë jashtë.
 
Kujtdo që mendon se parlamenti i ri do ta ketë jetën e shkurtër, gabon sepse liria e zgjedhjeve do të prodhojë opozitën e re.
 
Prandaj kjo garë më besoni është gara më e vështirë e PS që kur jam në krye të saj dhe me këtë rast përshëndes Fatos Nanon, sepse ne do të jemi jo vetëm forca e parë, por do të kemi një shumicë më të madhe se kurrë në 27 vite dhe kjo është një peshë përgjegjësie kolosale.
 
Cdo ndryshim në 44 muajt e fundit sot vlen vetëm si një bazë e mirë për të ndërtuar më tej Shqipërinë që duam.
 
Mbrëmë vonë pas mesnate shëtita vetëm në kantierin e sheshit 'Skënderbej', mu mbushën sytë me lot, sa shumë kohë u humb për të ndërtuar sheshin e kryeqendrës së Shqipërisë. 

Patjetër që kanabisi është një plagë e hapur, por sa shumë ka ndryshuar policia e shtetit, nga një institucion i marrë fundi i katandisur në një 'zhele' dhe konsiderohej po aq i pabesueshëm sa gjykatat, sot është më i besueshmi në Shqipëri.
 
 Kjo nuk do të thotë se nuk ka kanabis, kjo as e mbulon plagën e kanabisit dhe spastrimin bashkë me elementët e përfshirë.
 
Bashës i thashë; Mos u lodh se ky vit është epilogu i luftës tonë me këtë fenomen, policia e shtetit do të dalë më e pastër nga kjo luftë.
 
Do të jetë problem se ata sdo jenë as në parlament do të jenë rrugëve, do të kërkojnë barë dhe nuk do të gjejnë dot dhe do të thonë o çi bëmë vetes.
 
Tjetër, i thash Lulzimit, harroje, 18 qershori nuk preket se është i njerëzve të zakonshëm, ata jaën gjykatësit, është dita për ta mbyllur kapitullin e një Shqipërie ku drejtëisa është mall.
 
Drejtësia e re do të fillojë, jo nga bishti, por nga rrënja, gjykatësit e korruptuar që do të përgjigjen për 27 vitet.


Nuk kishte mënyrë më të mirë për ta mbyllur më mirë historinë e tyre sesa me një ndërtim pa leje në bulevard me shpresën se do të na përçajnë ne.
 
Por, boll, mjaft gjithë këto vite ndarje, të bashkuar ta bëjmë këtë vend për fëmijët tanë.
 
Shqipëria me rrugën e hapur për drejtësinë mund të behët me lehtë, sikur e duam. 

Nuk e mbajtëm dot fjalën për imputet, por si ta mbanim, gjetëm një mal me borxhe, sot jemi gati të hapim një faqe të re për t'u marrë me imputet.
 
Do të modernizojmë tregjet, të ndihmojmë për t'u financuar nga Fondi Kombëtar,q ëpo arrin në një mijë financime.
 
Jepini fjalën dhe mendohuni se nuk do t'i harroni dhe nuk do t'u mbyllni telefonin pas 18 qershorit, njerëz që e duan Shqipërinë, por u ka mbetur ora te PD, ftoji të bashkohen për Shqipërinë që duam, që është atdheu ynë.
 
Vetëm në bashkitë e Shkodrës dhe Pogradecit nuk kemi se cfarë të bëjmë.
 
Ata duan të na kthejnë pas në kohët e zymta, ata edhe dy gra që u kanë dalë kundër i kanë shpallur armike.
 
Ne bëjmë shtet dhe ndërtojmë ata rrënojë, ne flasim, ata me libër shtëpie, ne luftojmë për Shqipërinë, ata vetëm për veten e tyre. Njëlloj me ne nuk është askush, pasi ne jemi PS.



edi rama

VIDEO, fjala e Kryeministrit Edi Rama në Kongresin e PS Durrës - Pjesa e Parë


VIDEO, fjala e Kryeministrit Edi Rama në Kongresin e PS Durrës - Pjesa e Dytë


Ora 11:15 Braçe: 232 mln Dollarë për bujqësinë në mandatin e dytë
Deputeti i PS e mori sërish fjalën në Kongres dhe deklaroi se mbështetja për sektorin e bujqësisë do të jetë maksimal.
 
"232 mln Dollarë është financimi i programuar për bujqësinë. 20 mln dollarë do të jetë ndihma për bujqit cdo vit përmes heqjes të TVSH për imputet bazë, si plehrat kimike, pesticidet, etj.
 
Do të mbështesim sipërmarrësit në sektorin e bujqësisë
" deklaroi Braçe.

erjon brace

Ora 11:10 Shëndetësia, Manastirliu: Spitale dhe qendra të reja
Ministrja e Shëndetësisë premtoi se në mandatin e dytë do të ndërtohen spitale dhe qendra shëndetësore.
 
"Në mandatin e dytë do të rrisim financimet për shërbimet shëndetësore falas.
 
Programi garanton që cdo shqiptar të marrë shërbim në kohë dhe me cilësi.
 
Urgjenca kombëtare është një sistem i ngritur do ta fuqizojmë me burime njerëzore.
 
Do të ndërtojmë një qendër të re spitalore, 10 qendra të reja shëndetësore.
 
Do të ndërtojmë një spital të ri për Kirurgjinë dhe një për sëmundjet e brendshme
" deklaroi ministrja. 

ogerta manastirliu

Ora 11:05 Xhaçka: Do të dyfishojmë buxhetin e ndihmës ekonomike
Ministrja e Mirëqenies Sociale, Olta  Xhaçka tha se në mandatin tjetër do të dyfishojmë buxhetin e ndihmës ekonomike.
 
"Në cdo bashki do të jetë dikush që të ndihmojë fëmijët që të integrohen dhe të rikthehen në shkollë, ata që e kanë braktisur.
 
100% e fëmijëve romë dhe egjiptianë do të arsimohen. Alternativa për strehim për sa më shumë familje në nevojë.

Në mandatin tjetër do të jenë prioritet, do të nxisim punësimin e të rinjve.
 
Nga 7-10 mijë lekë shpërblime për pensionistët në fund të vitit
" deklaroi ajo.

olta xhacka

Ora 10:59 Ekonomi: Do të rrisim konkurrueshmërinë në turizëm
Ndërsa ministrja e Ekonomisë, Ekonomi deklaroi se "Numri i turistëve u rrit në 1.5 mln në krahasim me 2013.
 
Do të nxisim formalizimin e këtij sektori dhe do ta bëjmë më të konkurrueshëm dhe do të shtojmë investitorët e huaj. Kontrata 1 euro për bizneset.
 
Investimet e huaja u rritën me 9%, mandatin tjetër synojmë dyfishim, do të mbështesim teknologjinë e informacionit për modernizimin e bizneseve.
 
100 shkolla më shumë në Shqipëri
" tha ajo.

milva ikonomi

Ora 10:53 Arben Ahmetaj: Do të rrisim pagat me 40%, paga minimale 30 mijë lekë
Ministri i Financave deklaroi se kjo qeveri nuk ka keqmenaxhuar financat, ndërsa garantoi uljen e borxhit publik në mandatin e dytë nën 60%.
 
Ahmetaj deklaroi se ne fund te mandatit tjeter do te rriten pagat me 40%, ndersa paga minimale do te rritet ne 30 mijë lekë.

"Ndërsa po fokusohesha tek fillimi i fjalës time, një gjë më erdhi në mend për shkak të historisë së kësaj partie. Këtu shoh jo tre, po katër gjenerata, duke filluar që nga profesor Serveti dhe tek ata studentët që kanë pasur në AND-në e kontributit të tyre bërjen shtet dhe sot, kjo parti është fokusuar tek shtetbërja, shtetforcimi dhe tek shteti për qytetarët.
Kjo parti më shumë se një herë ka shpëtuar këtë vend, këtë shtet, nga falimentimi në ’97 dhe në 2013.  Dua t’ju garantoj të gjithëve që ky është një program i mirëmenduar dhe i mire-kalkuluar dhe nuk është një përrallë për të gënjyër shqiptarët, por përkundrazi është një platformë që na çon në të ardhmen të sigurtë.
Ne do të garantojmë në mandatin tonë të dytë një rritje prej 5.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Do të kalojmë nga fazat e para të vlerës së shtuar në industrializimin e lehtë të vendit për të lënë më shumë vlerë të shtuar për qytetarët, për ekonominë dhe patjetër për buxhetin e shtetit.
Refomat, reforma në drejtësi, do të jetë fokusi në mandatin tonë të dytë dhe drejtësia garanton shtet, punë, mirëqënie.
Ne do të mbajmë investimet publike në niveln 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto që do të thotë vetëm nga buxheti i shtetit në mandatin e dytë do të investojmë 2.8 miliardë euro dhe këtu pa përfshirë paketën prej 1 miliardë dollarësh të hedhur nga Kryeministri vetëm pak muaj më parë.
Ne arritëm që në mandatin e parë të çonim investimet e huaja në 1 miliardë dollarë. Në fund të mandatit të dytë investimet e huaja do të shkojnë 2 miliardë dollarë. E gjitha kjo do të bazohet në një platformë konsolidimi fiskal.
Kjo parti nuk ka keqmanaxhuar kurrë financat publike. Është herë e parë në një vit parlamentar që defiçiti buxhetor nuk ekziston, jemi në sufiçit dhe për herë të pare, të ardhurat tatimore dhe doganore nuk janë ulur, por kanë ardhur vetëm në rritje. Në të njëjtën kohë ne garantojmë në mandatin e dytë uljen e borxhit publik, kësaj gangrene në kurriz të qytetarëve, nën 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ne garantojmë rritjen e të ardhurave të disponueshme për çdo qytetar shqiptar me 25 për qind.
Do ta ritheksoj, ne garantojmë 220 mijë vedne të reja pune mandatin e dytë dhe ulim për herë të parë papunësinë në nivelin një shifror.
Është për t’u theksuar dhe me këmbëngulje që Reforma në Drejtësi do të bëjë të mundur, uljen e papunësisë, më shumë punë, më shumë mirëqenie, më shumë shtet.
Në fund të mandatit do kemi rritur me 40% pagat e të gjithë punonjësve buxhetorë. Do të rrisim pagën minimale në 30 mijë lek. Ne tani sa rritëm pagën minimale në 24 mijë lek, me 9% dhe në fund të mandatit do ta kemi rritur në 30 mijë lek për të thënë në shifra konkrete do të përfitojnë 315 mijë qytetarë, rreth 22.5 miliardë lekë nga kjo rritje page.
Politikat fiskale do të vazhdojnë të synojnë lehtësimin e ngarkesës për qytetarët. Progresiviteti, kush punon më shumë paguan më shumë do të jetë i konsoliduar ashtu siç ishte që në mandatin e parë dhe tatimi mbi fitin do të vazhdojë të jetë zero ashtu sic premtoi Kryeministri 4 vjet më parë.
Tatimi mbi fitimin për bizneset nën 8 milionë do të jetë 5 % ashtu si premtoi Kryeministri 1 vit më parë.
Do të mbështesim bujqësinë, do të heqim TVSH për inputet bujqësore, do të përjashtojmë nga TVSH-ja, inputet që kanë kërkuar fermerët, plehërat kimike, pesticidet, farat, fidanët, një ndihmesë prej 2.2 miliardë lekë në vit për fermerët.
Do të ulim tatim fitimin nga 15% në 5% për tatim fitimin për kompanitë prodhuese te Teknologjisë së Informacionit dhe për ta kthyer Shqipërinë në një vend që prodhon për Teknologjinë e Informacionit dhe tërheq investime prestigjoze nga rajoni dhe nga bota.
Në të njëjtën kohë ka një ndihmë për familjet e reja, ka një paketë të tërë për të ndihmuar familjet e reja, në funksion të përmirësimit demografik dhe njohja si shpenzime të zbritshme të interesave të kredive që marrin për shtëpitë e para do të jetë që në muajit e para të fillimit të mandatit
" deklaroi ai.

arben ahmetaj

Ora 10:45 Erjon Braçe: 220 mijë vende pune për mandatin tjetër
Kongresin e ka hapur deputeti Erjon Braçe, i cili në fjalën e tij theksoi se ndërtimi i Shqipërisë fillon nga Reforma në Drejtësi.
 
"Shqipëria që kemi sot është një vend pa drejtësi. Reforma në drejtësi është rruga për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë për të gjithë qytetarët.
 
Drejtësia për të hequr imunitetin e të paprekshmit për të garantuar një ekonomi të hapur dhe konkurruese.
 
Betejë kundër krimit, drogës dhe sekuestrimit të pasurisë së paligjshme për të shpërblyer viktimat e këtij aktiviteti kriminal.
 
Shteti i drejtë, si një kontratë e ligjshme, qeverisje të përmbajtur. Shanset të barabarta në ekonomi dhe ndihmë familjeve në nevojë.
 
220 mijë vende pune është angazhimi ynë që del nga ky kongres. Ne do të luftojmë për cdo vend pune për të rinjtë.
 
183 mijë vende të reja punë në 4 vite dhe në fund të mandatit tjetër me 220 mijë vende të reja pune do të ulim papunësinë në nivelin njëshifror
" deklaroi ai.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS