Rama kërkoi hetimin e Berishës, Kraja në KLP: Prokurorët janë të ndërgjegjshëm se kë të hetojnë! E dinim që do kishim presione

TIRANË- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja tha përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë se ishte i ndërgjegjshëm që në fillim se do të kishte presione në punë, megjithatë ai deklaroi se kishte porositur prokurorët të ishin të qetë dhe të mbledhin provat për të kryer siç duhet punën. Kjo do të ishte një deklaratë e zakonshme e punës së prokurorëve. Por në kushtet kur SPAK së fundi është bërë kryefjalë nga kryeministri Edi Rama, me akuza se nuk po bën drejtës, përgjigjja e kreut të Prokurorisë së Posaçme, vjen si një përgjigje indirekt për kreun e qeverisë.

 “Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjshëm kë hetojmë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione. E rëndësishme për ne të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat. Këto u kam thënë edhe prokurorëve, të vijojnë punët me provat, nuk është problem shqetësues për ne", tha Kraja. 

Në një seancë dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për raportin e punës së SPAK gjatë vitit 2021, të hapur për mediat, Arben Kraja u tregua më i qartë në qëndrime, se sa në përgjigjet që i dha gazetarëve pas mbledhjes.

 “Thirrjet e Ramës? Nuk kam asnjë koment. Jo nuk ndihemi të intimduar, po punojmë normalisht, të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët. Në vazhdojmë punën tone”, deklaroi Kraja.

Në mbledhje nuk munguan tensionet. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Tartar Bazaj e pyeti Krajën pse shfryhen operacionet nga grupe të strukturuara kriminale në shpërdorim detyre. Kreu i SPAK nuk e priti mirë pyetjen, por e sfidoi.

 “SPAK nuk ka nisur asnjë hetim për shpërdorim detyre, nëse ju më thoni një rast unë japë dorëheqjen. Kemi sekuestruar 70 milionë euro nga asete kriminale. Nuk ka të drejtë KLP të kontrollojë punën e SPAK për çështje konkrete. Nuk do të keni mundësi t’i shihni asnjëherë, nuk është detyra juaj”, deklaroi Kraja.

Mbledhja e raportimit për veprimtarinë e SPAK u shoqërua jo pak edhe me ironi mes Arben Krajës dhe anëtarëve të KLP. Disa herë iu kërkua kreut të SPAK të vlerësonte punën e tij, por ai e cilësoi absurde, e megjithatë foli në emër të të gjithë grupit ku nuk munguan vlerësimet për prokurorët e oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:30
Debati i plotë/ Bazaj: Pse shfryhen operacionet? Kraja: KLP s’ka të drejtë të kontrollojë punën e SPAK

1651920677_IMG20210528WA0007.jpg

Kreu i SPAK Arben Kraja edhe një herë i qëndroi larg debatit publik mbi akuzat e kryeministrit Edi Rama se Prokuroria e Posaçme nuk po bën drejtësi, ku përmendi ndër të tjera, se përse nuk heton Berishën të shpallur Non Grata.

Alfred Balla: Politika ka ngritur retorikën për anshmëri, a ndiheni të presionuar? SPAK dhe BKH nuk janë në sinkron, çfarë nuk shkon?
Arben Kraja: Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjshëm kë hetojmë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione. E rëndësishme për ne të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat. Këto u kam thënë edhe prokurorëve, të vijojnë punët me provat, nuk është problem shqetësues për ne. Në lidhje me pyetjen e dytë, unë mendoj se ne punojmë në koherencë me BKH. Oficerët janë të rinj, por po mësojnë.
Bujar Sheshi: I kanë përmbushur pritshmëritë hetuesit e BKH? A janë zbatuar të gjitha procedurat nga prokurorët për hetimet penale?
Arben Kraja: BKH është trup e pavarur në funksion të SPAK. Ideja është për një institucion të përbashkët që bën një produkt. Hap pas hapi jemi munduar ta konsoludojmë. Te zgjedhja e personelit na është dashur shumë punë, energji. Janë me vullnet të jashtëzakonshëm për të punuar. Nga ana profesionale akoma nuk janë aty ku do të donim, pasi vijnë nga fusha të tjera. Por me rëndësi për mua është që kanë vullnetin, do shtohet nurmi i tyre, trajnimet, mbështetja e prokurorëve. Kemi problem ambientet, por numri i madh në organik e bën të pamundur qëndrimin. Presim të marrim një objekt diku aty afër për të sistemuar të gjithë. Kemi ngritur një komision mbikëqyrës për BKH.
Bujar Sheshi: Çfarë po bën SPAK për sistemin e menaxhimit të çështjeve?
Arben Kraja: Po punojmë ngushtë për të krijuar sistemin tonë të menaxhimit të çështjeve.
Tartar Bazaj: Ju duken të drejta aksionet e policisë për grupe te strukturuara dhe kanë dal për shpërdorim detyre?
Arben Kraja: SPAK nuk ka nisur asnjë hetim për shpërdorim detyre, nëse ju më thoni një rast unë jam dorëheqjen. Kemi sekuestruar 70 milionë euro nga asete kriminale.
Arben Kraja: Unë nuk flas për çështje konkrete, po të doni rrini, po të doni dilni.
Arben Kraja: Nuk ka të drejtë KLP të kontrolloj punën e SPAK për çështje konkrete. Nuk do të keni mundësi ti shihni asnjëherë, nuk është detyra juaj.
Nurian Seiti: Si janë zgjedhur zotërinjtë që keni me vete, sepse nuk shoh asnjë zonjë?
Arben Kraja: I keni zgjedhur ju!
Nurian Seiti: Për detyra e kam fjalën.
Arben Kraja: Është procedurë dhe nuk ka asnjë paragjykim për koleget gra, janë perfekte, e kryejnë detyrën shumë mirë.
Nurian Seiti: Cila është gjurma juaj që latë si drejtues?
Arben Kraja: Absurde për të vlerësuar veten. Por, kam punuar me vullnet, ligjshmëri, përgjegjshmëri e transparencë. Pjesën tjetër e vlerësojnë të tjerët.
Nurian Seiti: Ka qenë SPAK efektive, ka ndonjë ngërç për kaq shumë pritshmëri dhe me paragjykime?
Kraja: SPAK-u është strukturë e ngritur nga e para dhe normalisht do ketë probleme, ndryshe nga BKH që i gjeti të gjitha gati. Rezultatet kanë ardhur, ka eshe shumë punë, do bëhet shumë punë.
Arben Kraja: 2021 ka pasur rritje të madha në seanca gjyqësore, në Shkallë të Parë, Apel, Gjykatë të Lartë, por edhe në Kushtetuese. Ka qenë mbingarkesë për prokurorët dhe patjetër duhet stafi i duhur. Kam kërkuar që edhe SPAK të ketë ndihmës ligjor për të përballuar ngarkesën. Po se zbardhe në kohë, humbet prova. Problematika më e madhe që kemi hasur ka qenë moszbardhja në kohë, kemi punuar shumë që përgjimi dhe zbardhja të bëhen në kohë. Kur të vij grupi i dytë i oficerëve të BKH do të jemi më të qetë. Ligji parashikon mbrojtjen e prokurorëve, siguria është e rëndësishme pasi hetohen njerëz të grupeve të ndryshme kriminale, por nuk kemi pasur probleme të mëdha.
Alfred Balla: Ndjeni ndonjë nevojë për ndryshime ligjore për SPAK-un?
Arben Kraja: Faktikisht ne jemi të mbingarkuar, ligjvënësi i ka përcaktuar. Do pak kohë të konsoliduar struktura. Ne reaguam para një viti me korrupsionin 10 euro, 20 euro dhe na lehtësoi. Ne jemi të fokusuar për ta zbatuar ligjin se sa për ta ndryshuar.
Tartar Bazaj: Në këtë investim qindra miliona euro, e ndjen veten krenar për SHBA-në dhe ju e ndjeni veten të zotë që e drejtoni?
Arben Kraja: Duhet të përgjigjem?
Tartar  Bazaj: Unë do përgjigjesha me po.
Arben  Kraja: Duhet kohë ta analizosh veten. Ne të gjithë jemi të përgjegjshëm, transparent, raportojmë par opinionit dhe para jush. Bashkëpunojmë me të gjitha strukturat.
Nurien Seiti: Prokurorët e SPAK nuk mund të pretendojnë se janë më të mirët e Republikës, ka magjistratë e prokurorë të tjerë të shkëlqyer. Prokurorët e SPAK vetëm guxuan të konkurrojnë për atë strukturë.

Ora 11:54
Rama i kërkoi hetimin e Berishës, kreu i SPAK: Nuk ndihemi të intimiduar, gjyqtarët e prokurorët po punojnë normalisht

 

Kreu i SPAK Arben Kraja ka reaguar pas kërkesave të kryeministri Edi Rama për hetimin e Sali Berishës, i shpallur non grata. Kraja tha se nuk ndihen të intimiduar.

‘Sot ishte një mbledhje e këshillit të lartë për punën që është kryer gjatë 2021. Nuk kam asnjë koment. Jo nuk ndihemi të intimduar po punojmë normalisht, të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët. Në vazhdojmë punën tonë.’- tha Kraja.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Delvinjoti: 12/05/2022 21:49

    Epo te te kerkoj llogari Tartar Bazaj (shiko emrin TARTAR) nje ish i denuar per falsifikim eshte kuje e zeze. Apo Nurihan Seiti pupupupu keta jane vete subjekte te spak

    Përgjigju
  • pse: 12/05/2022 18:46

    Nuk ke ndergjegje ti more legen i Metes dhe i Berishes.

    Përgjigju
  • Deficienti prokuror: 12/05/2022 16:47

    Ky eshte fryre si askush tjeter,sepse me sa duket ka mbeshtetjen oculte te Likes e te Non Grates.Ka te ngjare te loze rol vila e tij ne Lalez,ku shkokerka dhe UDB-ashi Noka per plazh apo ka dicka tjeter edhe me te rende?E kane shkruar disa komentues,Berisha nuk hetohet sepse eshte kthyer monument kulture qe mbrohet me deshire nga Kraja!

    Përgjigju
  • kastriot: 12/05/2022 15:22

    ore hetoni Berishen se mose na vdesi e iken pa hetuare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!