Rama largon Joleza Kokën nga
FREESH: Nuk do të rikandidojë

Rama largon Joleza Kokën nga<br />FREESH: Nuk do të rikandidojë
Joleza Koka, aktualisht kryetare e komanduar e FREESH, nuk do të rikandidojë për drejtimin e strukturës rinore të kësaj partie. Vendimi është bërë i ditur sot nga vetë kryetari i partisë, Edi Rama, i cili në një takim sot në orën 16:00 në ambientet e Kishës Ortodokse me të rinjtë e FREESH nga e gjithë Shqipëria, ka thënë se Koka nuk do të jetë më në drejtimin e kësaj strukture.

“Joleza tashmë ka përfunduar misionin e saj dhe do të atashohet pranë strukturave madhore të partisë, për tu dhënë mundësinë të rinjve të garojnë për zgjedhjet në forum gjatë Kongresit”-mësohet të ketë thënë Rama në takimin me të rinjtë. 

Sot ai ka prezantuar Olta Xhaçkën, Blerina Gjylametin, Elisa Spiropalin dhe Megi Ajtyresën si të ngarkuara me punë për risktruktimin e forumit rinor të PS-së. 

Po ashtu, është njoftuar zëvendësimi i Saimir Tahirit me Olta Xhaçkën në drejtimin e fondacionit “Qemal Stafa”, që është themeluar në 2009 me qëllim rigjenerimin e FREESH.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?