Rama largon Manjanin: Për më
shumë cilësi në bashkëqeverisje

Rama largon Manjanin: Për më<br />shumë cilësi në bashkëqeverisje
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar këtë të hënë nga detyra e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanin, ndërsa ka propozuar në vend të tij, një tjetër emër nga radhët e LSI-së. Petrit Vasili propozohet si ministër i ri i Drejtësisë.

Ky zhvillim vjen pak minuta nga mbyllja e takimit që patën mes tyre kokë më kokë, Rama e Meta sot paradite në Kryesinë e Kuvendit.

"Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot lirimin nga detyra të Ministrit të Drejtësisë Z. Ylli Manjani dhe emërimin në këtë detyrë të Z. Petrit Vasili", theksohet në njfotimin për shtyp të kryeministrisë.

Motivacioni i shkarkimit
Kryeministri Edi Rama ka renditur tre arsye në motivacionin e shkarkimit të Ylli Manjanit. Cilësia në bashkëqeverisje, koordinimi i punës me Kuvendin dhe çuarja përpara e reformës në drejtësi, janë arsyet që sipas kreut të qeverisë çuan në shkarkimin nga detyra të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. 

Në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes dhe të koordinimit sa më të mirë të punës me Kuvendin, aktorët e tjerë shoqërorë e grupet e interesit, për çuarjen përpara të reformës në drejtësi, kam gjykuar të nevojshëm lirimin e ministrit Manjani dhe zëvëndësimin e tij me ministrin Vasili”.

Por shkarkimi si minister nuk është mirëpritur nga vetë Manjani që ka shpërthyer në një lumë akuzash ndaj qeverisë. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se shkarkimi i tij erdhi në shenjë hakmarrje nga kryeministri per sulmet ndaj qeverisë. “Qëndrimet për kanabisin, Kelmend Balilin dhe arsyeja se nuk marr leje kur flas në media, ishin arsyeja e shkarkimit”- u shpreh Manjani për mediat.
Ndërkohë dy javë më parë i ftuar në emisionin 'Top Story' Manjani e cilësoi qeverinë Rama si të suksesshme.

LSI: Shkarkimi i Manjanit, inciativë e Ramës. Ne propozuam Petrit Vasilin si Ministër të Drejtësisë
Lëvizja Socialistë për Integrim (LSI) me anë të një konferencë për shtyp në orën 12:40 minuta bëri të ditur se kryetari i Kuvendit u informua nga kryeministri Edi Rama për iniciativën e shkarkimit të Ylli Manjanit. Pasi u njoh me këtë iniciativë të kryeministrit, kryetari i LSI i propozoi strukturave zgjedhjen e Petrit Vasilit në postin e ministrit të Drejtësisë dhe përzgjodhi Luan Ramën si kryetar i grupit parlamentar të LSI.



"Sot paradite kryeministri Edi Rama njohu Ilir Metën me iniciativën e tij për lirimin nga detyra të Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. Kryetari Ilir Meta zhvilloi një takim me kryesinë e LSI për ta informuar me iniciativën e kryeministrit Edi Rama. Në takim u konkludua që LSI të propozojë zotin Petrit Vasili ministër të Drejtësisë bazuar edhe në rolin e tij si anëtar i komisionit në Reformën në Drejtësi. Duke shpresuar në këtë mënyrë koordinim të mirë të punës dhe në bashkëpunim politik brenda qeverisë. Gjithashtu kryesa ekzekutive e LSI vendosi të propozojë Luan Ramën si kryetar të Grupit Parlamentar të LSI".

kryeministria

(Njoftimi nga kryeministria)

Manjani: U shkarkova se fola pa leje, Rama i bëri presion Metës
Rreth 1 orë nga shkarkimi si Ministër i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dale në një konferencë për shtyp ku ka akuzuar hapur kryeministrin Rama dhe ministra të kabinetit se u bënë shkak për largimin e tij nga detyra.​
Sipas Manjanit, arsyet e shkarkimit kanë ardhur sepse ai ka debatuar dhe kritikuar punën e qeverisë. Manjani thekson se, Rama i ka bërë vazhdimisht presion Ilir Metës që të mos flas në media.

“Kur kam hyrë në qeveri kam gjetur një praktikë jo vetëm që nuk kishte lidhje me Kushtetutën.
Mbledhja e qeverisë akt formal. Ministrat nuk flasin në mbledhjen e qeverisë. Ne nuk kemi debatuar me Ramën. Çfarë kam pasur ia kam thënë, të regjistruara në mbledhje mund t’i shikojë kush të dojë. Që nga vera, Rama ka harxhuar kohë duke i bërë presion Metës, thotë se flas pa leje në media, pa lejen e Fugës”.

Manjani thotë se prej 6 muajsh është bërë presion që të mos flasë në media, ndërsa ndalet dhe tek Kelment Balili.
“U akuzova për Kelmend Balilin, kur ministra të Ramës flinin me dashnore tek hoteli ‘Santa Quaranta’”, tha ai.
Per me shume lexo Ketu

''Manjani'', LSI: Kishte 2 rrugë, të shkarkohej kryeministri ose ministri
Kryetari i ri i zgjedhur i grupit Parlamentar të LSI-së, Luan Rama ka dhënë një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, pas shkarkimit nga detyra të ministrit Manjani. Rama ka deklaruar se kishte vetëm dy rrugë, ose shkarkimin e ministrit ose atë të kryeministrit. Per me shume lexo Ketu



Manjani 1 vit e 3 muaj minister
Manjani mori postin e ministrit të Drejtësisë në Nëntor të vitit 2015 pas dorëheqjes së Nasip Naços. Ai lë detyrën pas pak me shume se 1 vit, ndërsa ka qenë një ndër kritikët më të mëdhenj të punës së Policisë lidhur me debatin mbi kanabisin.

Petrit Vasili
Por gjithsesi me largimin e tij, ky post i kalon një tjetër emri të fuqishëm brenda radhëve të LSI, Petrit Vasilit. Vasili në vitin 2009 ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë dhe më pas ka mbajtur poste brenda LSI, me i fundit ai i kreut te grupit parlamentar të kesaj partie. 

Ja lëvizjet brenda qeverisë në 4 vite
Largimi i ministrit Ylli Manjani nuk është i vetmi në qeverinë Rama. Që prej vitit 2013 kur erdhi në pushtet koalicioni i Aleancës për Shqipërinë Europiane, ardhja e Petrit Vasilit si ministër pas një shkarkimi, është lëvizja e shtatë brenda kësaj qeverie.  Madje Manjani mori drejtimin e Minitrisë së Drejtësisë pak më shumë se një vit më parë , në 9 nëntor të 2015 pas dorëheqjes së ministrit Nasip Naco. 

Në 2 shator të 2016  dha dorëheqjen edhe Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto për t’u emëruar në këtë post Sokol Dervishaj. Por ndryshimi i parë në qeverinë Rama erdhi rreth një vit pasi e majta kishte ardhur në pushtet.
Në gusht të 2014  Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi dha dorëheqjen. Largimi i tij ishte personal dhe ai e lidhi për arsye profesionale. Në vend të tij Rama emëroi deputeten Ermonela Felaj. 
Ndryshimi tjetër në qeveri do të vinte në ministrinë e Mirëqenies Sociale. Ministri Erion Veliaj lë këtë detyrë për të kandiduar për postin e kreut të bashkisë së Tiranës.
Ai u zëvëndësua nga deputeti Blendi Klosi, detyrë që e mban ende. Në shtator të 2015 u largua nga qeveria një ministër tjetër i LSI-së. Nasip Naço në krye të ministrisë së Drejtësisë largohet, lëvizje e cila ndodhi në fillim të reformës në drejtësi. Në vend të tij LSI propozoi Ylli Manjanin, post të cilin la këtë të hënë.  Më 16 shkurt të  2016 nga qeveria u largua një tjetër ministër dhe ai ishte Shkëlqim Cani, që drejtonte financat. Kjo lëvizje u pasua me ndryshime portofolesh mes ministrave. Në drejtim të Financave kryeministri Rama vendosi Arben Ahmetajn që mbante postin e ministrit të Ekonomisë, Turizmit e Tregtisë. Milva Konomi, e cila mbante postin e zëvendësministres së Shëndetësisë zëvëndësoi Ahmetajn në detyrën e Ministrit të Ekonomisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu