Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në seancën e parë plenare të legjislacionit IX, që nisi punimet paraditen e sotme.

Në përfundim të seancës, që zgjati pak minuta, kryeministri Rama zhvilloi një takim me dy deputetët e PDIU. Rama u pa duke biseduar me dy deputetët Aqif Rakipi dhe Reme Lala.
rama me reme lalen
(Kryeministri Rama takon deputeten e PDIU, Reme Lala)

Ndërkohë, Parlamenti do të mblidhet sërish pasditen e sotme, në orën 18:00, në një seancë të dytë, ku do të zgjidhet kryetari i ri, Gramoz Ruçi. 

Redaksia online
D.Ç./Shqiptarja.com