Rama: Le t'u dhurojmë heronjve tanë
një festë të paharrueshme mikpritjeje

Rama: Le t'u dhurojmë heronjve tanë<br />një festë të paharrueshme mikpritjeje
 
Me përfundimin e ndeshjes Portugali-Hungari u bë i qartë edhe fati i Shqipërisë në Europian. Barazimi 3 me 3 mes këtyre dy skuadrave bëri që Portugalia të kualifikohet si e katërta e tretë më e mirë duke shuar përfundimisht shpresat për Shqipërinë.
 
Kuqezinjëtë do të kthehen nesër rreth orës 17:00 në Shqipëri ndaj dhe kryeministri Rama ka ftuar shqiptarët të mirëpresin kombëtaren. Rama ka shkruar në facebook: ‘’Sapo u mbyll kapitulli më fantastik i futbollit shqiptar dhe pas një eliminimi për arsye të golaverazhit, misioni kuqezi në EURO2016 kthehet nesër në atdhe rreth orës 17.00. Le t'u dhurojmë heronjve tanë një festë të paharrueshme mikpritjeje, në shenjë mirënjohje e respekti për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për fanellën dhe imazhin e Shqipërisë.
‪#‎ALB❤️ ‪#‎KrenarëpërKombëtaren''


rama

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare