Rama: Lëreni Saliun kukudh
PD po mbron të korruptuarit

Rama: Lëreni Saliun kukudh<br />PD po mbron të korruptuarit
E ndërsa në Tiranë opozita zhvillon protestën, kryeministri Rama nga Selenica e Vlorës ka ftuar të gjithë demokratët që në 18 qershor të bashkohen me socialistët në zgjedhje dhe të lënë Saliun kukudh në çadër, pasi ai është e shkuara dhe PD po pengon Vettingun, pasi është e lidhur si mishi me thonjtë me gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
 
"Ata që drejtojë PD dhe qëndrojë në sistemin e drejtësisë janë të lidhur si mishi me thonjtë, por të jeni të bindur se në 18 qershor ne do ti zbrapsim njëherë e përgjithmonë, se bllokimi i Vettingut do të mbarojë në 18 qershor dhe të jeni të bindur se parlamenti i ri do të votojë zhbllokimin e vettingut dhe brenda këtij viti do t'i shikoni me radhë ta lënë pallatin e drejtësisë ata që e kanë marrë peng dhe të përgjigjen për të gjithë mëkatet që kanë bërë.
 
Ata janë mbyllur në çadër, pasi nuk duan të japin llogari për atë që kanë bërë. Ftoj demokratët të na bashkohen.
 
18 qershori do të bëjë që ne të hapim negociatat në BE dhe për të gjitha këto arsye, demokratët duhet ta lënë Saliun atje, kukudh, të mbyllur në çadër dhe të bashkohen me socialistët për Shqipërinë që duam
" deklaroi Rama nga Selenica.



Shpëtim Gjika në krah të Ramës
Në takimin që Rama zhvilloi sot në Selenicë ishte i pranishëm edhe ish-kryebashkiaku, Shpëtim Gjika.
 
Ish-kryebashkiaku ka mbajtur një fjalë para votuesve duke i ftuar që të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Pas largimit nga drejtimi i bashkisë së Vlorës, Rama e ka rikthyer sërish Gjikën, këtë herë koordinator politik në Bashkinë e Selenicës dhe zonën e Lumit të Vlorës.

Fjala e plotë e Ramës në Selenicë
Kemi bërë shumë punë, pasi kemi shlyer një mal me borxhe, por e gjithë qeverisja ka qenë e vështirë, pasi kemi qenë të detyruar të punojmë në një vend ku drejtësia është në dorën e të korruptuarve, të lidhur me ata që janë ngujuar në çadër për turpin e tyre nga frika e drejtësisë.
 
Është dëshpëruese të shohësh një parti që lindi nga shpresa e madhe, të pushtojë bulevardin dhe të ngujohet për t'i ndërprerë rrugën aspiratës këtij populli për të pasur drejtësi, qytetarëve për të gjetur drejtësi, për t'i prerë rrugën të ardhmen për të m os lejuar clirimin e Shqipërisë nga diktatura e korrupsionit.
 
Ne e dinim kur filluam këtë betejë, pengesa më e madhe ishte drejtësia e korruptuar dhe vendosëm në program reformimin e thellë të kushtetutës.
 
Nuk e dinim që aleanca jonë i kishte votat, por e vendosëm në program me bindjen se tani i ka ardhur koha drejtësisë dhe njerit të zakonshëm që të mos trajtohet si skllav, i lidhur me korrupsionin që ka marrë peng drejtësinë.
 
Ia dolëm të vendosim në themel të reformës Vettingun e gjykatësve ku do të kalojë cdo gjyqtar, skaneri që do ti bëhet cdo gjykatësi.
 
Gjykatësit do të duhet të provojnë se i kanë shërbyer Kushtetutës dhe në të kundërt do të duhet të përgjigjen për grabitjen e pronave.
 
Ata që drejtojë PD dhe qëndrojë në sistemin e drejtësisë janë të lidhur si mishi me thonin, por të jeni të bindur se në 18 qershor ne do të zbrapsim njëherë e përgjithmonë, se bllokimi i Vettingut do të mbarojë në 18 qershor dhe të jeni të bindur se parlamenti i ri do të votojë zhbllokimin e vettingut dhe brenda këtij viti do t'i shikoni me radhë ta lënë pallatin e drejtësisë ata që e kanë marrë peng dhe të përgjigjen për të gjithë mëkatet që kanë bërë.
 
Të jeni të bindur se me të njëjtin pasion pavarësisht malit për të kapërcyer për të vendosur drejtësi do të luftojmë për të rritur punësimin dhe ekonominë.

Ata janë mbyllur në çadër, pasi nuk duan të japin llogari për atë që kanë bërë. Ftoj demokratët të na bashkohen, pasi e ardhmja është pa Salin.
 
18 qershori do të bëjë që ne të hapim negociatat në BE dhe për të gjitha këto arsye, demokratët duhet ta lënë Saliun atje, kukuth, të mbyllur në çadër dhe të bashkohen me socialistët për Shqipërinë që duam.


  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi