Rama: Liberalizimi i vizave për
Kosovën çliroi Europën nga turpi

Rama: Liberalizimi i vizave për<br />Kosovën çliroi Europën nga turpi
Kryeministri Rama në fjalën e tij gjatë zhvillimit të mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive Kosovës dhe Shqipërisë tha se është krijuar tashmë një urë shkëmbimi mjaft e rëndësishme për të dy vendet.

Në fjalën e tij Rama theksoi disa marrëveshje kyçe që pritet të nënshkruhen mes dy vendeve si TAP, tregu i përbahskët bujqësor etj. Përpos konsullatave duhet të kemi edhe ambasada të përbashkëta.

“Në Prizren në 2014 qeveritë tona nisën një rrugëtim që tashmë ka krijuar një hapësirë të re bashkëpunimi. Kemi transformuar së bashku kufirin, nga një hendek i madh ndarës, në një urë të re bashkëpunimi që forcohet dita ditës. Nga ky bashkëpunim lindi ideja për krijimin e hapësirës së përbashkët energjetike mes dy vendeve. Brenda pak javëve ne do të jemi së bashku në Tiranë për të vënë në punë linjën e interkonjeksionit që lidh përfundimisht autostradën energjetike mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo është një fazë e re për këtë bashkëpunim është projekt i përbashkët lidhja e Kosovës me gazsjellësin TAP. Në këto vite kemi krijuar një treg të përbashkët bujqësor duke njehsuar standardet dhe duke përshtatur metodat e legjislacioni në fushën e kontrollit ushqimor. Ia dolëm që fëmijët tanë të mësojnë gjuhën amë me te njëjtën abetare, dhe njehsuam sistemin parauniversitar, kurrikulat tona, duke hedhur themelet e një arsimi mbarëkombëtar. Kemi nxitur bashkëpunimin universitar në fushën e kërkimit shkencor”, tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi ndër të tjera se Europa u çliruar nga turpi me vendimin për liberalizimin e vizave, ndërsa thekoi se ky ishte një lajm i mirë për gjithë shqiptarët. Ndër të tjera kreu i qeverisë shqiptare bëri të ditur se

“E shoh me më pak zili policinë e Kosovës, jo se ajo ishte ndaj sot ne kemi një polici si ju. Ndaj, takimi i tretë i qeverive tona sot vjen si në ushtrim i zakonshëm pune për të programuar vitin pasues. është momenti paqe të shkuar më tutje, por ka ende punë për tu bërë. Për të përshpejtuar të gjitha heqjen e barrierave dhe për të mbushur të gjitha ambiciet tona të përbashkëta. Rezultate te punës deri tanishme janë inkurajuese. Qëllimi ynë është që të shtrojmë bashkëpunimin gjatë gjithë basenit ku kalon Lumi Drin. Për herë të parë sot do firmosim një platformë për planin e fatkeqësive. Para pak ditësh u zhvillua në Tiranë Forumi i Euro-Atlantikut. Shqipëria është avokati më i fuqishëm i Kosovës në Aleancë. Na duhet të jemi të vetëdijshëm që të jemi bashkë që ti nxisim aleatët dhe për nevojën e integrimit në BE, si një domosdoshmëri për një Europë më të sigurt. Për shumë vite me radhë ne kemi bashkuar zërin tonë me tuajin për padrejtësinë e madhe të izolimit të Kosovës si vendi i fundit evropian që kishte nevojë për viza për të udhëtuar në kontinentit. Lajmi për çlirimin e vizave na ka çliruar të gjithëve, por dhe Evropën nga një turp i madh. Era e re e marrëdhënieve e Shqipërisë me Serbisë i shërbejnë dhe gjeneratës tjetër për të jetuar në paqe dhe në bashkëpunim. Nga ana tjetër Shqipëria e mbështet pa asnjë ngurim avancimin e dialogut të Kosovë me Shqipërinë, duke na imponuar një koordinim të ngushtë mes nesh. ne e kemi inkurajuar dhe do ta inkurajojmë gjithmonë lidershipin tuaj për të shkuar para me kurajo në këtë dialog. Ky dialog e lartëson Kosovën si një vend i paqes dhe harmonisë.”, tha Rama.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi