Tekstet shkollore falas nga klasa e parë në të nëntën! Rama: Përfitojnë 280 mijë nxënës, botimet prestigjioze të 'Oxford' dhe 'Cambridge'

Tekstet shkollore falas nga klasa e parë në të nëntën! Rama: Përfitojnë 280 mijë nxënës, botimet prestigjioze të 'Oxford' dhe 'Cambridge'

Foto në një klasë

Këtë vit të ri shkollor libra falas do të përfitojnë nxënësit nga klasa 1 në të 9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë në klasat 10-12.

Kryeministri Edi Rama në një postim në mediat sociale bën me dije se me libra falas do të jenë të gjithë nxënësit në arsimin bazë. 

Janë rreth 280 mijë nxënës përfitues në total nga kjo skemë mbështetëse, një pjesë prej të cilëve janë nxënës në arsimin e mesëm të lartë që do të përfitojnë si pjesë e kategorive të veçanta.

“Mirëmëngjes dhe me shpërndarjen e teksteve shkollore falas, që vijon për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë edhe në klasat 10-12, çka bën që qeveria shqiptare të mbështesë këtë vit shkollor me libra falas 280 mijë nxënës përfitues, të cilët do të mësojnë me botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Viti i ri shkollor është shtyrë, nga data 13 shtator që ishte planifikuar, do të fillojë në 27 shtator. Ndërkohë është zgjatur periudha e mësimit plotësues, e cila ka nisur më datë 1 shtator 2021.  Gjatë periudhës së mësimit plotësues, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore janë aty me kohë të plotë. Kujtojmë se viti i kaluar shkollor ishte i pazakontë, për shkak të pandemisë së COVID, ku mësimi u zhvillua kryesisht online. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?