Rama: Ligji i ri për energjinë
nuk do të ketë asnjë falje faturash

Rama: Ligji i ri për energjinë<br />nuk do të ketë asnjë falje faturash
TIRANE- Kryeministri Edi Rama thotë se ligji i ri për energjinë elektrike synon mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencë të ndershme në këtë sektor. Në mbledhjen e dhjetë të Këshillit Ekonomik Kombëtar, kreu i qeverisë është ndalur tek aksioni i OSHEE kundër vjedhjes së energjisë elektrike, duke theksuar se ky operacion do të vazhdojë deri në luftimin e këtij fenomeni, ndërsa ka theksuar se nuk do të ketë falje faturash. Fjala e Kryeministrit Rama në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar
 
“Më në fund Shqipëria përgatitet të kalojë një ligj që garanton përmbushjen e detyrimit të vendit si pjesë nënshkruese e traktatit të komunitetit të energjisë. Arsyet e nënshkrimit të kësaj marrëveshje që quhet Paketa e tretë e energjisë, arsyet janë të shprehura qartazi nga KE. Synojnë mbrojtjen e konsumatorit të energjisë elektrike dhe konkurrencë të ndershme. Këto janë dy arsyet që orientojnë projektligjin, dhe duhet të shihen si pjesë tjetër komplementare në aksionin kundër vjedhësve të energjisë.
 
Ky operacion vendos me në fund zbatimin e ligjit. Projektligji siguron një bazë solide për zhvillimin e sektorit duke krijuar premisën që ky sektor të hapët, por edhe për mundësitë e shfrytëzimit të burimeve të tjera. Synohet ristrukturimi i ERE. Synojmë të kthejmë këtë sektor nga sektori i problemeve madhore për vendin, në sektorin e prodhimit të një vlere të shtuar të pasurisë dhe mirëqenies të këtij vendi. Është paraparë një afat kohor deri në 2018 që të dalim plotësisht në tregun e liberalizuar të konsumit familjar. Projektligji nuk parashikon dhe as do të parashikojë asnjë falje faturash, por përfshin dispozita specifike për ekzekutimin e faturave të energjisë elektrike”, tha kryeministri Rama.
 
Ndërkaq, kreu i qeverisë i është drejtuar edhe opozitës e aktorëve të tjerë që të mbështesin këtë operacion, duke theksuar se ky aksion nuk është në interes të qeverisë, por të të gjithë vendit.
 
“Në këtë operacion duhet të jemi të gjithë sëbashku, pa asnjë dallim, pasi në këtë operacion nuk varet fati i qeverisë, apo i një pjese të shoqërisë, por varet fati i vendit tonë, dhe se çfarë do të jetë Shqipëria mbas disa vitesh. Por edhe sepse ky operacion është themeli i pazëvendësueshëm për të ngritur të gjithë ngrehinën e re të sektorit të energjisë.
 
Jemi shumë të vetëdijshëm jo vetëm që ky operacion nuk mjafton, por është pjesë e një plani të mirëpërcaktuar dhe një programi të ndërtuar me një ndërveprim të plotë me institucionet financiare, dhe një ekspertizë të lartë të nivelit botëror, për t’ia dalë t’i heqim Shqipërisë njollën e zezë të një vendi që vjedh vetveten. Synojmë ta kthejmë këtë burim në një burim fitimi dhe mirëqenie”, vijoi kryeministri.

Rama: Synohet rritja e ekonomisë dhe e punësimit
Gjatë mbledhjes së dhjetë të Këshillit Ekonomik Kombëtar, kreu i qeverisë është ndalur edhe tek sektori i ekonomisë dhe adresimin i çështjeve themelore në këtë fushë. Kryeministri Rama tha se synohet trajtimi i kuadrit të reformave të qeverosë për rritjen ekonomike, përmirësimin e klimës së biznesit, dhe rritjes së punësimit e mirëqenies”
 
“Jemi në mbledhjen e dhjetë të këtij Këshilli Ekonomik Kombëtar. Që në 7 janar që ky Këshill ka bërë mbledhjen e tij të parë, ka rezultuar në vijim një instrument i rëndësishëm i ndërveprimin mes gjithë aktorëve institucionale dhe aktorëve në sipërmarrje, në adresimin e çështjeve themelore të ekonomisë. Synohet trajtimi i kuadrit të reformave tona që synojnë rritjen e ekonomisë, përmirësimin e vazhdueshëm të klimës së biznesit, dhe rritjes së punësimit dhe mirëqenies, si rezultat i drejtpërdrejtë dhe parësor në këtë proces.
 
Në këtë instancë kemi mundur të diskutojmë me shumë seriozitet programin me FMN, mekanizmat e monitorimit të qeverisë, ligjin e ri për TVSH, reformën e pensioneve, reformat e tjera strukturore, masat për luftën me ekonominë informale, e çështje të tjera”, u shpreh kryeministri Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën